Shko te përmbajtja

Tubeteika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Një tubeteika kazake

Tubeteika është një lloj kapele tradicionale të Azisë Qendrore. Tubeteikat vishen në Taxhikistan, Kazakistan, Kirgistan dhe Uzbekistan, si dhe në rajonet e banuara nga myslimanët në Rusi (kryesisht nga tatarët) dhe në Azerbajxhan. Kapelat tradicionale që mbajnë uzbekët dhe ujgurët quhen dopa dhe kanë një formë katrore në bazë. Ato ishin një mbulesë koke shumë e përhapur ndër fëmijët në të gjithë Bashkimin Sovjetik gjatë viteve 1940 dhe 1950.

Njerëz të ndryshëm mbajnë tubeteika në forma të ndryshme, gjithashtu ato ndryshojnë nga një vend në tjetrin. Kapelat të llojit "toqit taxhik" janë të llojeve dhe stilesh të larmishme, duke filluar nga ato bardhë e zi, katrorë në Sugd deri te stilet e rrumbullakëta shumëngjyrëshe në rajonet jugore, duke përfshirë Katlon dhe stile të rrumbullakëta të kuqe, jeshile dhe të tjera në lindje (Pamir). Varietetet turke kanë disa ngjashmëri sipërfaqësore me yurtën, një tjetër ikonë kulturore të Azisë Qendrore.

Prapashtesa -ka në fund është një prapashtesë zvogëluese në rusishte, si me shapka, ushanka, kubanka, pilotka dhe budenovka. Në turkmenisht, quhet tahija ("takiyah").

Kapelat dopa dhe toki

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kapelat dopa ose dupi konsiderohet një formë e artit të aplikuar dhe zë një pjesë të rëndësishme në kostumet popullore tradicionale në Uzbekistan dhe Taxhikistan.[1][2] Në Çust të Uzbekistanit, kapelat janë të qëndisura me fije të bardhë me "katër harqe të cilat përfaqësojnë porta të padepërtueshme që i mbajnë larg armiqtë; specat djegës mbrojnë nga syri i keq dhe bajamet ose trupi thuhet se simbolizojnë jetën dhe pjellorinë".[3]

Në Taxhikistan, stilet variojnë sipas rajonit: në veri (në Sugd), ato janë katrore dhe kryesisht bardhë e zi, ndërsa në jug (në Katlon) janë të rrumbullakëta dhe zakonisht bëhen me ngjyra të ndezura. Në Pamir, tubeteikat kanë ndikim nga Zoroastrianizmi. Edhe pse një pjesë e veshjeve tradicionale, në kohën sovjetike njerëzit filluan të vishnin tubeteika me rroba të stilit perëndimor, për shembull ishte e zakonshme të vishnin tubeteika me kostume dhe këmisha me kopsa. Ky trend vazhdoi edhe pas fitimit të pavarësisë dhe vazhdon me veshjet tradicionale duke u përzier me veshjet perëndimore.

  1. "Tubeteika suits everybody". Arkivuar nga origjinali më 28 shtator 2007. Marrë më 11 korrik 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Mentges, Gabriele; Shamukhitdinova, Lola (2013). Modernity of Tradition: Uzbek Textile Culture Today. Waxmann Verlag. fq. 115. ISBN 978-3-8309-7906-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. Lovell-Hoare, Sophie; Lovell-Hoare, Max (8 korrik 2013). Uzbekistan. Bradt Travel Guides. fq. 117. ISBN 978-1-84162-461-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)