Shko te përmbajtja

Tumtumi (Judaizëm)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Abrahami dhe Sara të vizituar nga Tre Engjëj, pikturuar midis viteve 1581 dhe 1642 CE. Sipas Talmudit, si Abrahami ashtu edhe Sara lindën tumtum.[1]

Tumtumi është një term është një term që shfaqet në literaturën rabinike hebraike. Ai zakonisht i referohet një personi gjinia e të cilit është e panjohur, sepse organet gjenitale janë të fshehura, të pa zhvilluara ose të vështira për t’u përcaktuar.[2][3]

Megjithëse shpesh grupohen së bashku, tumtum-i ka disa pasoja halakike (ligjore sipas ligjit hebraik) që janë të ndryshme nga ato të androgynos-it (אנדרוגינוס), i cili ka si organe gjenitale mashkullore ashtu edhe femërore.[4]

Megjithëse termi tumtum nuk shfaqet në Shkrimet e Shenjta, ai gjendet në literaturën e tjera hebraike. Rabini reformist Elliot Kukla shkruan: “Tumtumi shfaqet 17 herë në Mishnà; 23 herë në Tosefta; 119 herë në Talmudin Babilonas; 22 herë në Talmudin e Jerusalemit; dhe qindra herë në midrash, komente dhe në halakà (ligjin hebraik)”.

Në Talmudin Babilonas, Yevamot 64a–b, Rabini Ammi thotë se figurat biblike "Abrahami dhe Saraja fillimisht ishin tumtumim" dhe të pafrytshëm, dhe më pas u shndërruan në mënyrë të mrekullueshme në një burrë dhe grua pjellorë në pleqëri. Rabini Ammi i referohet Librit të Isaisë 51:1–2, ku thuhet: “Shikoni shkëmbin nga u gdhendët dhe gropën e zgavruar nga u çelët [...] Shikoni Abrahamin, atin tuaj, dhe Sarën që ju lindi”, duke e interpretuar këtë si një shpjegim për zbulimin dhe riformimin e organeve të tyre gjenitale.[1]

Fjalori i shekullit të njëmbëdhjetë, Aruch, thotë se fjala tumtum vjen nga fjala atum (אטום) që do të thotë "i mbyllur" ose "i vulosur".

Karakteristikat fizike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përshkrimi klasik i karakteristikave fizike të tumtumit thotë se ata kanë një cipë lëkure që mbulon organet gjenitale femërore ose mashkullore. Një formë e tumtumit ka testikuj të dukshëm dhe penis të padukshëm. Derisa lëkura të mbulojë organet e tyre gjenitale, ata konsiderohen si burra dhe gra të dyshimtë. Për sa kohë që lëkura është e pranishme, ata nuk mund të bëjnë synet as të kenë marrëdhënie seksuale. Statusi i tyre si tumtum mund të ndryshohet me operacion, megjithatë ata gjithmonë do të kenë të drejta dhe detyrime të ndryshme nga burrat dhe gratë e tjerë.

Në Talmud, një tumtum i rritur nga qyteti i Bairit iu nënshtrua një operacioni për të hequr këtë cipë dhe më pas u rikategorizua si burrë. Ai më vonë pati shtatë fëmijë. Rabinët kanë mendime të ndryshme, nëse tumtumët janë ligjërisht të detyruar t’i nënshtrohen këtij operacioni.[5]

Ky përshkrim nuk përputhet saktësisht me asnjë gjendje interseksuale të njohur sot.[6]

Në ditët e sotme, studiuesit kanë mendime të ndryshme, nëse e shohin tumtumin si një gjini të veçantë. Mishnahu i shekullit të dytë të erës sonë, përmbledhja më e hershme e Torës Gojore, sjell mendimin e Rabinit Meir se tumtum nuk është një gjini më vete, por një gjendje pasigurie mes mashkullit dhe femrës: “Ndonjëherë është burrë, dhe ndonjëherë është grua.”[7] Kjo është edhe pozita e Judaizmit tradicional.[8]

Sipas rabinit reformist transgjinor Elliot Kukla, tumtumi është një nga gjashtë gjinitë në Judaizmin klasik, përkrah mashkullit, femrës, androgjenit, ay'lonit (një person që është përcaktuar femër në lindje, por është steril dhe ndoshta i maskulinizuar), dhe saris (një eunuk që ka lindur i tillë, është bërë i tillë me ndërhyrje njerëzore ose një person i lindur mashkull që më vonë është feminizuar). Sipas Kuklasit, ky është një shembull se si ndarja binare e gjinisë në perëndim nuk është universale për të gjitha kulturat.

Edhe pse përkufizimi i tumtumit bazohet në karakteristikat fizike, ky përkufizim përdoret mbi bazën e rolet sociale, detyrat dhe pengesat. Kjo mund të konsiderohet në praktikë si një rol gjinor. Pengesat dhe detyrimet më të rrepta, që varen nga gjinia, zbatohen për tumtumin, sepse nëse personi mund të jetë vërtet mashkull apo femër, nuk duhet të thyhen ligjet që vlejnë për asnjërën palë. Urdhëresat pozitive, nga të cilat gratë përjashtohen, konsiderohen detyrim për tumtumin.[9]

Në Traktatin Zavim 2, përpiluesi i Mishnahut thotë se tumtumi dhe androgjenët kanë detyrime si për burrat ashtu edhe për gratë. Kjo do të thotë se kur ligji është më i rreptë për burrat se për gratë, ata trajtohen si burra, dhe kur është më i rreptë për gratë, trajtohen si gra.

  • Androgjinos
  • Gjinia dhe Judaizmi
  • Personat interseksualë dhe feja
  • Njerëzit interseksualë në histori

Lexime të mëtejshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Rabbi Elliot Kukla. "A Created Being of Its Own: Toward a Jewish Liberation Theology for Men, Women and Everyone Else". 2006. TransTorah.
  1. 1 2 "Arachin 4b ~ The Tumtum, the Androgyne, and the Fluidity of Gender". Talmudology (në anglishte amerikane). 2019-06-20. Marrë më 2024-01-31.
  2. ↑ Fonrobert, Charlotte Elisheva. "Gender Identity In Halakhic Discourse". Jewish Women's Archive. Marrë më 25 prill 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ↑ Scheinerman, Rachel (8 shkurt 2022). "The Eight Genders in the Talmud". My Jewish Learning. Marrë më 8 mars 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ↑ "Chagigah 4a:7". www.sefaria.org. Marrë më 2023-05-01. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ↑ Steinberg, Avraham (2003). Ambiguous genitalia (tumtum) (në anglisht). Feldheim Publishers. fq. 50-54. ISBN 9781583305928.
  6. ↑ "Arachin 4b ~ The Tumtum, the Androgyne, and the Fluidity of Gender". https://www.talmudology.com/ (në anglisht). {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |website= (Ndihmë!)
  7. ↑ "Mishnah Bikkurim". https://www.sefaria.org (në anglisht). {{cite web}}: Lidhje e jashtme në |website= (Ndihmë!)
  8. ↑ "Avodat Kochavim - Chapter Twelve". chabad.org (në anglisht).
  9. ↑ "The six genders in classical Judaism - SOJOURN". Web archives (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 14 korrik 2015. Marrë më 30 maj 2025.