Turizmi në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Qendra historike e Prizrenitaa.jpg

Turizmi në Kosovë është një sektor në rritje me shumë turistë që vizitojnë vendin çdo vit. Me turizëm nënkuptojmë lëvizjen e njerëzëve me qëllim rekreacioni, argëtimi, shërimi dhe zgjerimi të njohurive kulturore. Edhe pse Kosova është hapësirë e vogël gjeografike, me motivet natyrore dhe njerëzore që ka, ofron mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit vendës, rajonal, ndërkombëtar, stacionar dhe transit. Kosova ka vende turistike që mund të shfrytëzohen nga populsia e vet për ekskursione, për sport, rekreacion, pushim, kulturë, për arsim e edukim. Mirëpo, ky lloj turizmi nuk ka qenë dhe ende ka mbetur i pazhvilluar sa duhet.

Histori[redakto | përpunoni burim]

Turizmi në Kosovë është i karakterizuar nga trashëgimet arkeologjike nga kohët e Ilirëve, Dardanëve, Romakëve, Bizantinëve, Serbëve dhe Osmanëve, kuzhina tradicionale Shqipëtare dhe Serbe, arkitektura, traditat, dhe peisazhet natyrale.

Neë York Times ka përfshirë Kosovën në listën e 41 vendet për të shkuar në 2011.[1][2]

Shtepia e Lidhjes së Prizerenit që përbehet nga shtëpiza me dhomen muzeale si dhe një hapsirë gjysemharkore me të dhëna sa hitorike aq edhe etnografike dhe vlera artistike.

Monumentet[redakto | përpunoni burim]

Monumenten e Kosovës konsiderohen si prona të përbashkëta për të cilat shoqëria është përgjegjëse për t’i mirëmbajtur ato në mënyrë që të përcjellin origjinalitetin e tyre për gjeneratat e ardhshme.[3][4]

Atraksionet[redakto | përpunoni burim]

Qytetet[redakto | përpunoni burim]

  • Prishtina: Kryeqyteti i Kosovës. Prishtina strehon varrin e presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Parku i Gërmisë dhe parku Italian janë parqet më të vizituara në qytet. Lokacione tjera te frekuentuara në kryeqytet përfshijne muzeun e Kosovës, kullën e orës dhe Xhaminë Jashar Pasha.
  • Gjakova: Qytet i karakterizuar me jetë nate dhe monumente historike (xhami, kisha, ura dhe muze).
  • Peja: Qendra e këtij qyteti është e karakterizuar me dyqane të ndryshme zejtare si rrobaqepësit, arxhendarët etj. Xhamitë Bajrakli dhe kisha ortodokse janë pjesë e monumenteve historike të qytetit.[5]
  • Prizreni: Qytet i lokalizuar në lumin Prizren dhe është afër Maleve të Sharrit. Në Prizren gjendet kështjella/kalaja, Ura e Gurit, Lidhja e Prizrenit, Hamami, Xhamia e Sinan Pashes, Bajrakli; e shume xhami te tjera, Kulla e Ores, kisha te ndryshme si: kisha ortodokse serbe e Lezhës.[6]
  • Artana: I ofron vizitorëve të saj mundësi të ndryshme për hiking dhe mountain-biking.[7]
  • Ulpiana: Një qytet antik i Dardanisë ilire. Dihet se është ri-ndërtuar nga Perandori Justinian I.

Karakteristikat natyrore[redakto | përpunoni burim]

  • Drini i Bardhë: Ndodhet në veri të Pejës. Drini i Bardhë është burimi më i madhë në Kosovë.
  • Gryka e Rugovës: Ndodhet në veri-perëndim të Pejës, me mure të pjerrëta që arrijnë deri në 300 metra.
  • Brezovica: Resort skijimi I cili gjendet në Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit në Kosovën Jugore.
  • Parku Kombëtar Prokletije: Një park kombëtar I propozuar që nga viti 2001 në zonën e Malit Prokletije në Kosovën Perëndimore dhe pjesë e Alpeve të mëdha Dinarike.
  • Shpella e Gadimës: Një shpellë nëntokësore mermeri në fshatin Gadimje, pranë Lipjanit. U zbulua në vitin 1969 nga Ahmet Diti. Aty gjenden Stalagmitet dhe Stalaktitet.

Natyra[redakto | përpunoni burim]

Malet e Sharrit[redakto | përpunoni burim]

Kosova ka një mori karakteristikash natyrore. Është e rrethuar nga malet. Malet e Sharrit janë të vendosura në jug dhe juglindje, në kufi me Maqedoninë, ndërsa malet e Kopaonikut shtrihen në veri.

Gjeravica[redakto | përpunoni burim]

Kufijtë jugperëndimorë me Malin e Zi dhe Shqipërinë janë gjithashtu malore, ku edhe gjendet edhe maja më të lartë e vendit, Gjeravica, me lartësi prej 2,656 m. Rajoni qëndror është kryesisht kodrinor, përveq dy fushave të mëdha te cilat gjenden në perëndim dhe lindje të Kosovës, respektivisht, fusha e Metohisë dhe ajo e Kosovës.

Alpet Shqiptare[redakto | përpunoni burim]

Kosova ka banjo rehabilituese dhe ka resurse natyrore te cilat jane deshmu te sherueshme sa i perket Airit dhe Ujnave qe ka sidomos ne Alpet Shqiptare (gjegjsisht ne Bjeshket e Deqanit). Efektiviteti i tyre eshte i shumeanshem, marre parasysh shumellojshmerin e bimeve dhe airit te paster qe e ofron lartesia e Alpeve me lartesi mbidetare prej 2656 metra-Maja e Gjeravices-Deqan. Prandaj me nje investim ne infrastrukture kjo do te jete e perjetueshme dhe do te sjelle sherim te 100% te atyre personave qe vuajn nga semundjet e frymemarrjes dhe shum semundjeve te tjera te cilat drejt perdrejte kan ndikim ne mushkerit e njeriut.

Vendet natyrore[redakto | përpunoni burim]

Jeta e Natës[redakto | përpunoni burim]

Koncert i Grupit Troja

Klubet e natës ne Kosovë janë vende ku të rinjët frekuentohen në masë të madhe. Të hapura janë prej orës 22:00 e deri në orët e mëngjesit, me muzikë, argetim e vallëzim.[9] Në klubet e Kosovës mund të shihni performanca të jashtëzakonshme nga femra më speciale me kërcime që nuk i keni parë asnjëherë me parë dhe argëtimi është në maksimum.[10] Ndërkohë klubet më të frekuentuara në Kosovë janë: Diamond Club, Duplex, Zone Club, Stop-i, Industry, 13 Rooftop, Coco Club.[11]

Prishtina[redakto | përpunoni burim]

Prishtina ka një zonë të vogël, por me shumë kafene, që janë afër njëri-tjetrit. Jeta e natës mahnit vizitorët e huaj[12] dhe kryesisht përqendrohet në bulevardin Nënë Tereza, në rrugën Fehmi Agani dhe në lagjen Pejton. Korza e kaluara, ku të rinjtë ecnin në bulevardin Nënë Tereza, tashmë janë zëvendësuar me klubet e natës, disko dhe kafene të ndryshme[13],ku Hamam Bar, që ofron muzikë jazz jetësore, ka hyrë në mesin e pesë restoranteve më të mira me dizajnin më të mirë në botë[14]
Prishtina llogaritet si "klubi i të rinjve" dhe jetës së nates.[15]

Rockuzinë është një klub i muzikës dhe restaurant ne kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. Është vendi ideal për persona të pasionuar pas muzikës rock. Jericho, Asgjë sikur Dielli, Na, Albina Kelmendi, Flaka Krelani janë vetëm disa nga yjet të cilët mund të dëgjoni ne Rockuzinë.[16]

Gjakova[redakto | përpunoni burim]

Komuna e Gjakovës me qëllim të ruajtjes së shëndetit dhe sigurimit të qetësis gjatë orës se vonshme të natës,ka njoftuar subjektet afariste të identifikuara si burim i zhurmës që ta ndalin atë. Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik të Komunes së Gjakovës ka bërë njoftim me shkrim që ua dërgoi subjekteve ekonomike ku definohet që muzika duhet të jëtë lëshuar deri orën 22:00 eventualisht 23:00 e cila lejohet vetëm ne ambiente të brendshme të lokaleve pa u dëgjuar jashtë. Nga lokalet afariste në njoftim kërkohet ta ndalojnë kryerjen e punëve, veprimtarive dhe aktiviteteve të tjera të cilat me zhurmë pengojnë qetësin dhe pushimin e njerëze. Shkelësit e këtij njoftimi do të dënohen me gjobë nga 5000 deri në 10.000 euro. Pronarët e disa lokaleve të Gjakovës thanë se ndalimi nga komuna do ta pengojë biznesin e tyre gjatë verës[17].

Infrastruktura[redakto | përpunoni burim]

Deri në vitet e shtatëdhjeta në mungesë të rrugëve të mira , në Kosovë kishte pak lëvizje turistike edhe pse Kosova ka pozitë të mirë gjeografike. Pas viteve të shtatëdhjeta me ndërtimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor automobilistik dhe përmirsimin e gjendjes ekonomike, fillojnë lëvizjet turistike te shtohen.

Turistike lokale[redakto | përpunoni burim]

Qarkullimet turistike lokale, individuale, familjare e grupore me qëllim pushimi e rekreacioni bëhen sidomos gjatë verës për t'u freskuar pran baseneve, lumenjëve, liqeneve, ose gjatë stinës së dimrit në qendrat e skijimit (Brezovicë e Rugovë) e gjetkë. Në periudhën pas luftës në Kosovë është ndërtuar numër i madh i pishinave, të cilat tërheqin numër të madh të klientelës së re turistike.

Pjesa më e madhe e turistëve ndërkombëtarë që shkojnë në Kosovë janë nga Shqipëria, Gjermania, Italia, Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, Kroacia dhe Austria.

Turizmi malor[redakto | përpunoni burim]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Shtigjet skitare në Kosovë.

Kosova si teresi ndahet ne 5 rajone turistike:

  • Rajoni Turistik i Prishtines
  • Rajoni turistik i Malit Sharr
  • Rajoni Turistik i Anamoraves
  • Rajoni Turistik i Alpeve Shqiptare dhe Rajoni turistik Qendrore i Kosoves ku njekohesisht hyne ne Rajonin turistik te Prishtines.

Lidhje te jashtme[redakto | përpunoni burim]

  • ^ Stampa:Cite neës
  • ^ http://ëëë.diplomatmagazine.co.uk/index.php?option=com_content&vieë=article&id=510&Itemid&ed=22
  • ^ Doli, Flamur (2009). Arkitektura Vernakulare e Kosovës (në sllovakisht). Prishtine: Association for the preservation of architectonic heritage.  |access-date= ka nevojë për |url= (ndihmë)
  • ^ Ismajli, Rexhep (2011). Kosova Vështrim Monografik (në sllovakisht). Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.  |access-date= ka nevojë për |url= (ndihmë)
  • ^ http://beinkosovo.com/en/ëhat-to-see-in-major-cities-in-kosovo#-peja
  • ^ http://beinkosovo.com/en/ëhat-to-see-in-major-cities-in-kosovo#-prizren
  • ^ Stampa:Cite ëeb
  • ^ Stampa:Cite ëeb
  • ^ "8 Klubet më të frekuentuara në Kosovë". Zëri.info. 2015-07-25. Marrë më 2018-11-11. 
  • ^ "Ja çfarë ndodh në klubet e natës në Kosovë, striptiz nga femra seksi". botasot.info. 2018-04-17. Marrë më 2018-11-11. 
  • ^ "8 Klubet më të frekuentuara në Kosovë". Zëri.info. 2015-07-25. Marrë më 2018-11-11. 
  • ^ Prishtina tërheq turistët e huaj
  • ^ "Prishtina Guide (Alb. Prishtina, udhërrëfyes)". The Office of Public Engagement of the Municipality of Prishtina. 2005. f. 107.  Mungon ose është bosh |url= (ndihmë)
  • ^ “Hamam Jazz Bar” në Prishtinë në mesin e 5 më të mirëve në botë (Foto)
  • ^ "Të gjitha rrugët çojnë për në Prishtinë". albinfo.ch. 2015-08-10. Marrë më 2018-11-11. 
  • ^ "Rockuzinë". kultplus.com. 2018-06-18. Marrë më 2018-11-11. 
  • ^ "Gjakova Ndalon Zhurmën Pas Orës 22:00". kallxo.com. 2014-12-11. Marrë më 2018-11-11.