Shko te përmbajtja

Turma (njësi ushtarake)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kalorësia romake duke ndjekur dakët në male (skenë e Kolonës së Trajanit)

Turma (turma, turmë, skuadër; shumës turmae; τούρμα) ishte një njësi kalorësie e Ushtrisë RomakePeriudhës Republikane dhe Perandorake. Në Perandorinë Bizantine, ajo u përdor në ndarje më të mëdha administrative ushtarake të madhësisë së regjimentit të një Thema. Fjala përkthehet shpesh si "skuadron", por i tillë është termi ala, një njësi që përbëhej nga disa turmae.

Në shekujt e III dhe të II p.e.s., periudha e Luftërave Punike dhe ekspansionit romak në Hispania dhe Greqi, bërthama e Ushtrisë Romake përbëhej nga qytetarë, të shtuar nga kontigjente nga aleatët e Romës (socii). Organizimi i legjionit romak të periudhës përshkruhet nga historiani grek, Polibi (e ashtuquajtura "Ushtria Romake e mesit të republikës"), i cili shkruan se secili legjion me 4,200 këmbësorë shoqërohej nga 300 kalorës qytetarë (equites). Ky kontingjent ndahej në dhjetë turmae.[1][2] Sipas Polibit, anëtarët e skuadronit do të zgjidhnin si oficerët e tyre tre decuriones ("drejtues të dhjetë vetave"), nga të cilët i pari për tu zgjedhur do të vepronte si komandant i skuadronit, ndërsa dy të tjerët si përfaqësues të tij.[3] Si në kohët e hershme, këta persona mereshin midis 18 centuriae të rendit ekuestrian, klasat më të pasura të romakëve, që mund të përballonin të furnizimin e kuajve dhe pajisjes së tij vetë.[1]

Rindërtim i një kalorësi romak të Principatit, Nijmegen

Me riorganizimin e ushtrisë në perandor Oktavian Augustin (s.v. 27 p.e.s. – 14 i e.s.) dhe pasuesit e tij, turma u bë një nën-njësi bazë e kalorësisë, pak a shumë e barasvlefshme me centuria-n e këmbësorisë, të dyja pjesë e auxiliaria, që formonte pjesën kryesore të kalorësisë romake dhe në formacionet legjionare të kalorësisë. Auxiliaria cohors equitata ishte një njësi e përzier që kombinonte këmbësorinë me kalorësinë, duke ekzistuar në dy lloje: cohors equitata quingenaria, me një kohortë këmbësorie prej 480 vetash, 4 turmae kalorësie dhe alae përforcuese cohors equitata milliaria, me 800 këmbësorë dhe 8 turmae. Ngjashmërisht, kalorësia e thjeshtë alae përmbante ose 16 (ala quingenaria) ose 24 turmae (ala milliaria).[4][5] Turmae individuale kalërues gamiljesh (dromedarii) shfaqen gjithashtu midis cohortes equitatae në Lindjen e Mesme, ndërsa perandor Trajani (s.v. 98117) themeloi njësinë e parë kalorësiake të gjithën me gamilje, Ala I Ulpia dromedariorum Palmyrenorum.[6]

Edhe turma komandohej nga një decurio, i ndihmuar nga dy zëvendësues principales (nën-oficerë), një sesquiplicarius (ushtar me pagesë sa një e gjysma e standardit) dhe një duplicarius (ushtar me pagesë sa dyfishi i standardit), gjithashtu një signifer ose vexillarius (një standard-bartës, të quajtur vexillum). Këto rangje korrespondonin përkatësisht me tesserarius të këmbëësorisë (oficer i rojave), optio dhe signifer.[4][7] Madhësia e saktë e turmës nën Principatin, gjithësesi, është e paqartë: 30 veta ishte norma në ushtrinë republikane dhe dukshëm te cohortes equitatae, por jo për alae. De Munitionibus Castrorum, për shembull, rregjistron se një cohors equitata milliaria numëronte saktësisht 240 trupa, d.m.th. 30 veta për turmë,[8] por jep gjithashtu numrin e kuajve për ala milliaria, të përbërë nga 24 turmae, në 1000.[9] Nëse hiqen kuajt shtesë të oficerëve (dy për një decurio, një për çdo dy zëvendës nën-oficerë), një mbetet me 832 kuaj, e cila nuk pjesëtohet barabartë me 24. Në të njëjtën kohë, Arriani thotë shprehimisht se ala quingenaria llogariste 512 veta,[10] duke sugjeruar një madhësi prej 32 vetash për secilën turma.

Si për legjionet, gjatë Principatin, secila kishte një kalorësi të organizuar në katër turmae. Një turmë legjionare drejtohej nga një centurion, i ndihmuar nga një optio dhe një vexillarius si principales të vjetër. Secila prej tyre drejtonte një rresht prej dhjetë trupash, për një shumë të përgjithshme prej 132 kalorësisht në secilin legjion.[11] Statusi i tyre ishte qartësisht inferior ndaj atij të këmbësorisë legjionare: centurionët dhe principalesturmae legjionare klasifikoheshin si supernumerarii dhe megjithëse njerëzit e tyre përfshiheshin në listat e kohortës legjionare, ata fushonin ndarazi nga ta.[11]

Inskenim modern i një turme të kohës së Adrianit, 2017

Në Ushtrinë e vonë romake, turma dhe struktura e saj u mbajtën, me ndryshime vetëm në titullaturë: turma ishte akoma e drejtuar nga një decurio, i cili drejtonte edhe radhën e parë prej dhjetë forcash, ndërsa dy të tjerët drejtoheshin nga catafractarii zëvendësues, në thelb pasuesë të duplicarii dhe sesquiplicarii të perandorisë së hershme.[12] Gjurmë të kësaj strukture mbijetuan gjithashtu dukshëm në ushtrinë e shekullit të VI Perandorisë Lindore: në Stratexhikonin e Mauricit të fundit të shekullit të VI, radhët e kalorësisë drejtoheshin nga një dekarchos (δέκαρχος, "drejtues i dhjetëve").[12]

Perandoria Bizantine

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

shekullin e VII, si pasojë e krizës së shkaktuar nga pushtimet e hershme myslimane, forcat bizantine dhe sistemi administrative do të reformoheshin: ndarja e vjetër e Perandorisë së Vonë Romake midis administratës ushtarake dhe civile u braktis dhe mbetjet e Ushtrisë Lindore Romake në kamp u vendosën në distrikte të mëdha, themata, që u emërtuan sipas tyre.[13] Termi turma, në transkriptimin e saj grek tourma (τούρμα ose τοῦρμα), rishfaqet në atë kohë si ndarja kryesore e një thema.[14] Ushtria e secilës thema (përveç Optimatoi-t) ndahej në dy deri në katër tourmai,[14] dhe secila tourma ndahej më tej në një numër moirai (μοίραι) ose droungoi (δροῦγγοι), e cila ishte e përbërë nga disa banda (njëjës: bandon, βάνδον, nga bandum, "simbol heraldik").[15]

Kjo ndarje u bart përgjatë administrimit territorial të secilës thema: tourmai dhe banda (por jo moirai/droungoi) identifikoheshin qartas me distriktet, të cilat shërbenin si garnizonet dhe zonat e tyre të rekrutimit.[16] Te Taktika e tij, perandor Leoni VI i Dituri (s.v. 886912) paraqet një thema të idealizuar si të përbërë prej tre tourmai, secila e ndarë në tre droungoi, etj.[17] Kjo panoramë, gjithësesi, është ngatërruese, pasi burimet nuk mbështesin ndonjë shkallë uniformiteti të madhësisë ose numrit të nën-ndarjeve në thematat e ndryshme, as një përkitje e saktë e ndarjeve territorjale me ato taktike: në varësi të nevojave taktike, tourmai më të vogla administrative mund të bashkoheshin gjatë një fushate dhe më të mëdhatë të ndaheshin.[18] Meqë njësia elementare, bandon, mund të numëronte vetë midis 200 dhe 400 veta, tourma gjithashtu mund të arriste deri në 6000 veta, megjithëse 2000–5000 duket se ka qenë norma midis shekujve të VII dhe fillimit të të tetit.[19]

Vula e Theofilos, basilikos spatharios dhe tourmarchēs i Kibyrrhaeot-ëve

Secila tourma zakonisht drejtohej nga një tourmarchēs (τουρμάρχης, "komandant i një tourma"). Në disa raste, sidoqoftë, një ek prosōpou, një përfaqësues i përkohshëm i stratēgos që qeveriste secilën thema, mund të caktohej në vend të tij.[14][20] Titulli shfaqet së pari rreth vitit 626, kur njëfarë Georgos ishte tourmarchēs i Themës Armeniake.[21] Tourmarchēs zakonisht ishte i vendosur në një qytet të fortifikuar. Përveç përgjegjësive të tij ushtarake, ai ushtronte detyra fiskale dhe gjyqësore në zonën nën kontrollin e tij.[17] Në listat e zyrave (taktika) dhe vulave, tourmarchai zakonisht mbante rangun e spatharokandidatos, spatharios ose kandidatos.[22] Në funksion dhe rang, tourmarchēs korrespondonin me topotērētēs të regjimenteve profesionale tagmata perandorake.[23] Tourmarchai paguheshin sipas rëndësisë së themës së tyre: ata të themave më prestigjioze Anatolike mernin 216 nomismata ari në vit, ndërsa ata të themave evropiane mernin 144 nomismata, të njëjtën sasi paguheshin the droungarioi dhe oficerët e tjerë të vjetër të themës.[24] Në disa burime, termi më i hershëm merarchēs (μεράρχης, "komandant i një meros, divizioni"), i cili zinte një pozicion të ngjashëm hierarkik në shekujt e VIVII,[25] është përdorur në mënyrë të ndërkëmbyeshme me tourmarchēs. Në shekujt e IXX, shpesh gjendet në formën e variantit meriarchēs (μεριάρχης). Megjithatë, nga studjues si John Bagnell Bury dhe John Haldon është sugjeruar se ky i fundit ishte një post i ndryshëm, i mbajtur nga tourmarchēs të bashkangjitur me stratēgos qeverisës të secilës thema dhe që qëndronin në kryeqytetin thematik.[26][17][27]

Në mesin e shekullit të X, madhësia mesatare e shumicës së njësive u zvogëlua. Në rastin e tourma, ajo ra nga 2000–3000 veta në 1000 veta dhe më pak, në thelb në nivelin e droungos së mëparshëm, megjithëse tourmai më të mëdha rregjistrohen akoma. Me gjasa nuk është rastësi që termi "droungos" zhduket nga perdorimi pak a shumë rreth kësaj kohe.[28][29] Rrjedhimisht, tourma ndahej drejtpërdrejtë në pesë deri në shtatë banda, secila prej 50–100 kalorësish ose 200–400 këmbësorësh.[30] Termi tourma vetë ra shkallë shkallë në mospërdorim në shekullin e XI, por mbijetoi të paktën deri në fund të shekullit të XII si një term administrativ. Tourmarchai dëshmohen akoma në gjysmën e parë të shekullit të XI, por titulli duket se ka rënë në mospërdorim në vjim.[31]

  1. 1 2 Goldsworthy 2003, f. 27
  2. Erdkamp 2007, f. 57.
  3. Polibi. Historitë, 6.25
  4. 1 2 Erdkamp 2007, f. 194
  5. Goldsworthy 2003, ff. 57–58.
  6. Erdkamp 2007, f. 258.
  7. Sabin, van Wees & Whitby 2007, f. 53.
  8. Hyginus Gromaticus, De Munitionibus Castrorum, 26.
  9. Hyginus Gromaticus, De Munitionibus Castrorum, 16.
  10. Arriani. Ars Tactica, 17.3.
  11. 1 2 Erdkamp 2007, f. 275
  12. 1 2 Erdkamp 2007, f. 274
  13. Haldon 1999, ff. 73–77.
  14. 1 2 3 Alexander Kazhdan, red. (1991). "Tourma". The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oksford dhe Nju Jork: Oxford University Press. fq. 2100. ISBN 0-19-504652-8.
  15. Haldon 1999, f. 113.
  16. Haldon 1999, ff. 112–113.
  17. 1 2 3 Haldon 1999, f. 114.
  18. Haldon 1999, ff. 113–114.
  19. Treadgold 1995, ff. 97, 105.
  20. Alexander Kazhdan, red. (1991). "Ek prosopou". The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oksford dhe Nju Jork: Oxford University Press. fq. 683. ISBN 0-19-504652-8.
  21. Haldon 1999, f. 315.
  22. Alexander Kazhdan, red. (1991). "Tourmarches". The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oxford University Press. fq. 2100–2101.
  23. Treadgold 1995, f. 105.
  24. Treadgold 1995, ff. 130–132.
  25. Treadgold 1995, ff. 94–97.
  26. E. McGeer (1991). "Merarches". përmbledhur nga Alexander Kazhdan (red.). The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oksford dhe Nju Jork: Oxford University Press. fq. 1343. ISBN 0-19-504652-8.
  27. Bury 1911, ff. 41–42.
  28. Haldon 1999, ff. 115–116.
  29. Treadgold 1995, ff. 97, 106.
  30. Alexander Kazhdan, red. (1991). "Bandon". The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oksford dhe Nju Jork: Oxford University Press. fq. 250. ISBN 0-19-504652-8.
  31. Alexander Kazhdan, red. (1991). "Tourmarches". The Oxford Dictionary of Byzantium (në anglisht). Oksford dhe Nju Jork: Oxford University Press. fq. 2100–2101. ISBN 0-19-504652-8.