Tuzi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Tuzi
Fshat
Administrimi
Shteti Flamuri Mali i Zi
Komuna Tuz
Lartësia 294 metra (m.n.d.)
Demografia
Popullsia 3789 banorë

Tuz, (malazezisht: Тузи/Tuzi) është qytezë dhe selia të komunës e Tuzit. Tuzi shtrihet në juglindje të kryeqytetit Podgoricë dhe është qendër e Malësisë së Madhe në Mal i Zi.

Origjina e emrit[redakto | përpunoni burim]

Edhe pse nuk ka të dhëna historike për emrin "Tuz", banorët thonë se ai e ka marrë emrin nga themeluesi i tij dhe banori i parë, Llesh Tuzi, i cili u vendos aty në shekullin e 13-të.[1]

Sipas disa dokumenteve të një kishe lokale katolike, emri Tuzi është përdorur në vitin 1222.[1]

Historia[redakto | përpunoni burim]

Qyteti i Tuzit ndodhet në rajonin e Malësisë. Është qyteti më i madh dhe më i rëndësishëm në rajon. Shqiptarët e Tuzit janë nga fiset e Hotit, Grudës, Trieshit dhe Kojës të zonës së Malësisë. Shqiptarët e Malësisë e konsiderojnë Tuzin si një qendër të rëndësishme kulturore dhe tradicionale për njerëzit e tyre. Edhe pse Tuzi është historikisht një qytet me shumicë shqiptare, atje ka edhe disa grupe të vogla etnike, si boshnjakë (myslimanë) dhe malazezë që janë vendosur atje më vonë.

Në vitin 1911, për herë të parë që nga koha e Gjergj Kastriotit, flamuri shqiptar u ngrit në majë të malit Deçiçit në Tuz gjatë Betejës së Deçiçit. Në betejë, Ded Gjo Luli udhëhoqi shqiptarët në fitore kundër osmanëve e cila shënoi një pikë kthese në vetëvendosjen shqiptare.

Tuzi është komunë me të drejta të plota që më, 1 shtator 2018. Zgjedhjet lokale Tuz 2019 u mbajtën më datë 3 mars, ku nga rezultatet paraprake, numrin më të madh të këshilltarëve e ka koalicioni Forumi shqiptar ASH-LDSH-UDSH me 16 të tillë.[2][3]

Gjeografia[redakto | përpunoni burim]

Tuzi ndodhet në veriperëndim të Liqenit të Shkodrës, 10 km nga Podgorica, dhe 130 km nga Tirana.

Demografia[redakto | përpunoni burim]

Sipas regjistrimit të popullsisë së vitit 2011, në këtë vendbanim kanë jetuar 4748 banorë. Struktura nacionale e popullsisë së Tuzit është : 2.383 Shqiptarë, 932 Boshnjakë, 554 Myslimanë, 454 Malazezë, 111 Romë, 13 Serbë, 172 të tjerë, 122 të paidentifikuar, 7 sipas përkatësisë rajonale, gjithsej 4.748.

Statistikat[redakto | përpunoni burim]

Kultura[redakto | përpunoni burim]

Për ngjarjet kulturore Tuzi ka ambientet e: QIK Malësia ku mbahen aktivitetet e ndryshme kulturore etj.

Masmediat[redakto | përpunoni burim]

Arsimi, Shëndetësia, Sporti[redakto | përpunoni burim]

Tuzi ka një qendër shëndetësore, shkollën fillore "Mahmut Leka" dhe shkollën e mesme "25 maji". Në vitet e fundit Tuzi ndërtoi një shkollë të re fillore dhe një stadium futbolli. Skuafra e Klubit të Futbollit Deçiç të Tuzit lun në Ligën e Parë të Malit të Zi.

Politika[redakto | përpunoni burim]

Përfaqësimit i mendimit politik tani po zgjohet nga një dremitje dhjetëvjeçare. Figurave politike nga brezat e rinj u mungojnë shpesh shkollimet politike. Vitin e fundit është artikuluar për herë të parë një formulim për të kërkuar të drejta që u përkasin.

Diskriminimi [1]


Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ a b "TUZI NË KAPERCYEJT E SHEKUJVE". Albdreams.net. 27 mars 2014. Marrë më 1 mars 2019. 
  2. ^ "Tuzi, zyrtarisht komunë. Shqiptarët shpresojnë për zhvillim". Mediat Shqiptare. 1 shtator 2018. Marrë më 1 shtator 2018. 
  3. ^ Albanians Taste Victory in Montenegro’s New Municipality, Balkansinsight, 2019


Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Koordinatat: 42°21′56″V 19°19′53″L / 42.36556°V 19.33139°L / 42.36556; 19.33139