Jump to content

Të mjerët

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Të mjerët (frengjisht: Les Misérables /le mizerablë/) është një nga romanet më të shquara të shkrimtarit francez, [Victor Hugo|Viktor Hygo].

Viktor Hygo në këtë roman himnizon historinë franceze të shek. XIX, i merr në mbrojtje qeniet e mitura, të keqtrajtuara dhe të nëpërkëmbura. Ka dy variante të romanit "Të mjerët", njëri i vitit 1845 që i sjell Hygoit titullin e akademikut në Akademinë Franceze dhe tjetri i vitit 1860 që i sjell titullin e fisnikut derisa ishte në mërgim në Belgjikë, botuar më 1862.

Ideja e romanit mbështetet në tri pika kryesore: të tregohet se si degradohet njeriu i shtresave të varfëra, të tregohet se si gruaja humb dinjitetin familjar nga varfëria e skajshme dhe tregohet se si atrofia (venitja, rrëgjimi) e fëmijëve vjen nga varfëria e skajshme e cila ia ngulfat jetën dhe ekzistencën. Në këtë roman tregohet viktima e një rendi shoqëror.

Në episodin e parë kemi ngjarje nga Zhan Valzhani dhe ipeshkvi i Dinjës, Mirieli. Zhani është i dënuar me burg, ngase kish bërë vjedhje për të siguruar kafshatën e gojës. Ai arriti të ikë nga burgu, strehohet te ipeshkvi i Dinjës, ipeshkvi me humanizmin e tij e pranon, mirëpo Zhani natën ia vjedh priftit shandanët e argjendta dhe ikën nga ai. Xhandarët e arrestojnë, por prifti nuk deklaron se i janë vjedhur shandanët dhe kjo e shpëton Zhanin. Ai magjepset me zemërgjerësinë e priftit dhe kjo gjë ndikon në ndërrimin e tij. Në episodin e dytë, Zhani e ndërron emrin në Madlen, pasi kish ndryshuar karakter bëhet kryetar i një vendi të vogël, ballafaqohet me një rast të rëndë social, me atë të Fantinës, e cila dënohet si prostitutë. Madleni e liron. Fantina kishte një vajzë të quajur Kozetë, vajzë ilegjitime. Për të siguruar bukën e ëma ish marrë me prostitucion dhe kjo qe arsyeja pse e liron Madleni.

Madleni u bë objekt për gjyqin që vendasit kërkonin të dinin për biografinë e tij. Madleni e zbulon veten kur gjyqi duhej ta dënonte Shamatien të akuzuar për vjedhje duke dyshuar se ai ishte Zhan Valzhani dhe në fund ai i tregon gjyqit se vetë ai ishte Zhan Valzhani. Shamatien e lirojnë nga akuza për vjedhje. Në episodin e tretë kemi Kozetën si shërbëtore në një familje të pasur, e cila ishte pasuruar duke kryer plaçkitje gjatë lufts së Vaterlosë. Zhan Val Zhani arrestohet, dërgohet në burg, por ai arratiset përmes kanaleve të Parisit.

Ai arrin te familja e Tenardieve, e shpëton Kozetën nga kthetrat e familjes ku punonte dhe e fsheh së pari në një shtëpi, pastaj në manastir. Në episodin e katërt, Zhan Valzhani vendoset në rrugën Plumet, ndërron emrin në Foshëlëvon, njihet me Mariusin, i cili kishte orientime republikane. Mariusi dashurohet me Kozetën. Fushëlëron arrestohet nga Zhaveri, por ai përsëri arrin të shpëtojë. Epopeja e rrugës Sent Deni është një ndër ngjarjet më kulminante të lëvizjes revolucionare.

Më 1832 buçet kryengritja në rrugën Sent Deni. Mbi barrikada është edhe Zhan Valzhani së bashku me Mariusin dhe Gavroshin, të gjithë nën komandën e studentit Enzholras. Zhan Val Zhani si i burgosur me punë të rëndë, ia fal jetën policit Zhaver, e shpëton Mariusin e plagosur rëndë i cili më vonë martohet me Kozetën. Zhan Valzhani realizon premtimin e dhënë Fantinës. Kur vdes në vetmi, mbi kokën e tij ndriçojnë shandanët e argjendta të priftit Myriel.

Zhan Val Zhani është i burgosur, i persekutuar, i cili ka fituar admirimin e lexuesit. Prifti Myriel është kuptues i psikologjisë së Zhanit. Fantina femër e persekutuar, e poshtëruar nga shoqëria dhe ligji, femër fatkeqe. Kozeta paraqet personazhin më të përkryer, i viktimës së pafajshme, shërbëtore. Gravoshi, djalë i mbarë i braktisur nga familja, jeton në qytet të madh kur merr pjesë në lëvizje revolucionare, bëhet viktimë tragjike e romanit. Mariusi është borgjezi i ri plot ideale revolucionare, lufton kundër monarkisë. Zhaveri është fytyra më negative që mbaron me vdekje.