UEFA Liga e Kombeve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
UEFA Liga e Kombeve
Themeluar2018
RajoniEvropë (UEFA)
Numri i skuadrave55
Kampioni aktualFlamuri Portugalia (titulli i 1rë)
Skuadra më e suksesshmeFlamuri Portugalia (titulli i 1rë)
UebfaqjaUebfaqja zyrtare
UEFA Liga e Kombeve 2020–21

UEFA Liga e Kombeve është një kompeticion futbolli midis kombëtareve evropiane i organizuar nga UEFA, organi drejtues i futbollit evropian.[1]

Turnamenti i parë u zhvillua në shtator 2018 pas përfundimit të FIFA Kupës së Botës 2018. Katër fituesit nga grupet e Ligës A u kualifikuan për në finale, që u zhvillua në Portugali në qershor 2019. Katër ekipe, një nga secili grup, do të kualifikohen edhe në UEFA Euro 2020.

Ky kompeticion zëvëndëson në mënyrë madhore ndeshjet miqësore të luajtura më parë si pjesë e kalendarit ndërkombëtar të FIFA-s.[2]

Përshtatja[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në tetor 2013, presidenti i Federatës Norvegjeze e Futbollit Yngve Hallén konfirmoi se po mbahen bisedime për të krijuar një turnament të tretë të plotë për ekipet e UEFA-s,[3] pas FIFA Kupës së Botës dhe UEFA Kampionatit Evropian.

Koncepti i UEFA Ligës së Kombeve ishte që 55 ekipet antare të UEFA-s do të ndaheshin në disa grupe në bazë të një renditjeje bazuar në rezultatet e tyre të fundit, ku ata do të ngjiteshin ose do të binin në grupet e tjera sipas rezultateve të tyre në grup.[4] Turnamenti i propozuar do të luhej në datat e ndeshjeve miqësore ndërkombtare dhe nuk do të ndikonte në Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian.[5]

Në mars 2014, sekretari i përgjithshëm i UEFA-s Gianni Infantino deklaroi se një nga përfitimet e këtij turnamenti do të ishte ndihma që do t'i jepej ekipeve më të dobta për të zhvilluar ndeshje.[5]

Sektretari i përgjithshëm i Shoqatës Mbretërore të Futbollit të Belgjikës Steven Martens tha se ekipet e renditura më posht do të përfitonin financiarisht nga kompeticioni, pasi kontrata me televizonet e UEFA-s do të centralizohej.[6] Liga e Kombeve u votua unanimisht nga 54 vendet antare të UEFA-s (Kosova në atë kohë nuk ishte pjesë) në Kongresin e XXXVIII të UEFA-s në Astana më 27 mars 2014.[1]

Formati[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas formatit të miratuar (para pranimit të Kosovës së antare e UEFA-s),[1][7][8] të 55 kombet antare të UEFA-s (përfshirë Kosovën) ndahen në katër divizione (të quajtur "liga"):[9][10] 12 ekipe në Ligën A, 12 ekipe në Ligën B, 15 ekipe në Ligën C dhe 16 ekipe në Ligën D. Në çdo ligë krijohen nga katër grupe (tre dhe katër ekipe në çdo grup) ku ekipet luajnë si pritës dhe vizitor.

Në Ligën kryesore, atë A, fituesit e të katër grupeve kualifikohen në finalet e Ligës së Kombeve, me dy ndeshje gjysëm-finale, një finale e vogël për vendin e tretë dhe të katërt si dhe finalja e madhe, që luhet për të vendosur kampionin e UEFA Ligës së Kombeve.

Ekipet gjithashtu mund të ngjiten ose të bien në ligat më të larta dhe të ulta. Çdo fitues i grupit (janë katër grupe në çdo ligë) me përjashtim të Ligës A, që do të luaj edhe në finalet e Ligës së Kombeve, do të ngjitet automatikisht një ligë më lartë për edicionin e ardhshëm. Çdo ekip që renditet në vendin e fundit të çdo grupi në dy ligat e para është automatikisht i rrëzuar një ligë më poshtë; në ligën C, për shkak të grupeve me përmbajtje të ndryshme, tre ekipet e renditura në vendin e fundit si dhe vendi të tretë më dobët i vendeve të treta bien një ligë më poshtë.

Lidhja me Kampionatin Evropian[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

UEFA Liga e Kombeve është e lidhur me kualifikueset e UEFA Kampionatit Evropian, duke i dhënë ekipeve një mundësi të dytë për t'u kualifikuar për në finalet e Kampionatit Evropian.

Do të ketë ndeshje play-off për Ligat A, B, C dhe D në mars 2020. Nëse fituesi i një grupi është kualifikuar për në Evropian nëpërmjet kualifikueseve të Evropianit, renditja do të përdoret për të zëvëndësuar atë ekip me një tjetër. Nëse më pak se katër ekipe në të gjithë ligën qëndrojnë të pakualifikuara, vendet play-off të asaj lige i jepen ekipeve të ligave më poshtë. Kjo vendos katër vendet e mbetura kualifikuese për Kampionatin Evropian (nga 24 gjithsej).[9][10][11]

Lidhja e mundshme me FIFA Kupën e Botën[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Liga e Kombeve mundët të lidhet edhe me fushatat e ardhshme kualifikuese të UEFA-s për Kupën e Botës për të njëjtin qëllim.[12]

Mbështetja dhe kritikat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

UEFA e krijoi këtë kompeticion për të hequr ndeshjet miqësore ndërkombëtare – një qëllim i ndarë nga shumë klube futbolli dhe tifozë për shkak të ndërprejeve të sezonit nga ndeshjet miqësore si pjesë e kalendarit ndërkombëtar të FIFA-s.[13][14][15]

Në shkurt 2012, UEFA dhe Shoqata e Klubeve Evropiane (ECA) ranë dakord që kalendari i ndeshjeve miqësore ndërkombëtare të reduktohej nga 12 në 9 ndeshje në vit; ndeshjet e gushtit u hoqën nga konfederata e UEFA-s në vitin 2015.[16] Ideja për të hequr ndeshjet miqësore dhe për t'i zëvëndësuar me ndeshje kompetitive si pjesë e një turnamenti është mikpritur nga shumë komentatorë futbolli.[17][18]

Tifozë e kuptojë që shumica e ndeshjeve miqësore nuk prodhojnë konkurencë dhe futboll që ka kuptim. Tani ata kanë mundësinë për të parë ekipet e tyre të luajë në ndeshje më kompetitive, të marrin pjesë në një kompeticion të ri dhe të kenë një mundësi të dytë për t'u kualifikuar në turnamente madhore. Do të ketë sigurisht më pak ndeshje miqësore dhe pa dyshim më pak ndeshje miqësore pa lidhje. Megjithatë, do të ketë ende hapsirë në kalendar për ndeshje miqësore ndërkombëtare dhe në veçanti ndeshje nxehëse për turnamentet finale. UEFA është gjithashtu e mbrehtë që ekipet evropiane do të kenë ende mundësinë për të luajtur me kundërshtarë nga konfederata të tjetra.

— Liga e Kombeve u krijua pjesërisht nga synimi i UEFA-s për të hequr ndeshjet miqësore "të kota".[19]

Megjithatë, formati i turnamentit është kritikuar pasi lejon ekipet më të dobta të kualifikohen në finalet e Kampionatit Evropian ndërmjet Ligës së Kombeve, në vend të që kualifikohen sipas procesin standart të kualifikueset.[20] Kritika veçanërisht janë shfaqur në Mbretërinë e Bashkuar, në televizionin Sky Sports, e cila nuk e transmetoi falas kompeticionin.[21]

Trofeu[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Trofeu i UEFA Ligës së Kombeve u prezantua për herë të parë gjatë hedhjes së shortit në LozanëZvcirës. Trofeu përfaqson të 55 shoqatat e UEFA-s dhe është i bërë me argjend. Trofeu peshon 7.5 kg dhe është 71 cm i gjatë.[22]

Himni[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Himni zyrtar i Ligës së Kombeve u rregjistrua në Korin dhe Orkestrën e Radios Filarmonike të Holandës, e kënduar në latinisht. Është një përzierje e muzikës klasike dhe elektronike, dhe luhet kur lojtarët zbresin në fushën e lojës, në sekuenca televizie dhe për qëllime reklamuese. Kompozitorët e saj janë Giorgio Tuinfort dhe Franck van der Heijden.[22][23]

Sezonet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Çdo sezon i UEFA Ligës së Kombeve do luhet nga shtatori në nëntor të një viti një njëjtë dhe vazhdon në qershor të vitit pasardhës (ku luajtën katër fituesit e grupeve të Ligës A), që do të thotë që një kampion i UEFA Ligës së Kombeve kurorëzohet çdo dy vite.

Rezultatet e finaleve të Ligës së Kombeve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sezoni Vendi organizator Finalja Ndeshja për vendin e 3të
Fituesi Rezultati Finalisti Vendi i tretë Rezultati Vendi i katërt
2018–19
Detajet
Flamuri Portugalia Flamuri Portugalia 1–0 Flamuri Holanda Flamuri Anglia 0–0 (a.e.t.)
(6–5 p)
Flamuri Zvicra

Performancat e ekipeve sipas sezonit[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1ri – Kampion
  • 2ti – Finalist
  • 3ti – Vendi i tretë
  • 4ti – Vendi i katërt
  • Rise – Ngjitje
  • Same position – I njëjti pozicion
  • Fall – Rënje
  • Q – I kualifikuar për finalet e ardhshme të UEFA Ligës së Kombeve
  •    – Vendi organizator i UEFA Ligës së Kombeve

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c "UEFA Nations League receives associations' green light" [UEFA Liga e Kombeve merr dritën jeshile të shoqatave] (në anglisht). UEFA.com. 27 mars 2014. Marrë më 9 qershor 2019.
  2. ^ Ben Rumsby (25 mars 2014). "England ready to play in new Nations League as revolutionary UEFA plan earns unanimous backing" [Anglia gati të luajë në Ligën e Kombeve të re, plasi revolucionar i UEFA merr mbështetje unanime] (në anglisht). The Telegraph. The Telegraph Media Group. Marrë më 26 mars 2014.
  3. ^ Hojem Kvam, Lars (9 tetor 2013). "Hva om Ronaldo, Özil, Balotelli og Pique møtes til ligaspill – med sine landslag?" (në norvegjisht). dagbladet.no. Marrë më 26 mars 2014.
  4. ^ Gibson, Owen (10 tetor 2013). "Uefa explores internationals shake-up with Nations League plan" [Uefa eksploron shkundjen e ndeshjeve ndërkombëtare me planin e Ligës së Kombeve] (në anglisht). The Guardian. Marrë më 26 mars 2014.
  5. ^ a b "Nations League: New European tournament to be confirmed" [Liga e Kombeve: Turnamenti i ri evropian do të konfirmohet] (në anglisht). BBC Sport. 26 mars 2014. Marrë më 26 mars 2014.
  6. ^ "Nations League moet nieuwe mijlpaal in Europese voetbal worden" (në holandisht). zita.be. 26 mars 2014. Arkivuar nga origjinali më 1 shtator 2017. Marrë më 26 mars 2014.
  7. ^ "UEFA Nations League: all you need to know" [UEFA Liga e Komvebe: e gjitha çfarë duhet të dini] (në anglisht). UEFA.com. 20 gusht 2018. Marrë më 10 qershor 2019.
  8. ^ "UEFA Nations League/UEFA EURO 2020 qualifying" (PDF). UEFA.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ a b "UEFA Nations League format and schedule approved" [Miratohet formati dhe kalendari i UEFA Ligës së Kombeve] (në anglisht). UEFA.com. 4 dhjetor 2014. Marrë më 10 qershor 2019.
  10. ^ a b "UEFA Nations League format and schedule confirmed" [Konfirmohet formati dhe kalendari i UEFA Ligës së Kombeve] (në anglisht). UEFA.com. 4 dhjetor 2014. Marrë më 10 qershor 2019.
  11. ^ "UEFA Nations League and European Qualifiers competition format, 2018–2020" [Formati i kompeticioneve UEFA Liga e Kombeve dhe Kualifikueseve të Evropianit] (PDF) (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 10 qershor 2019.
  12. ^ "UEFA's new 'League of Nations' – Do you understand it?" ['Liga e Kombeve' e re e UEFA-s – A e kuptoni?] (në anglisht). CNN. 27 mars 2014. Marrë më 16 dhjetor 2017.
  13. ^ Smith, Giles (2 mars 2001). "Put an end to these meaningless friendlies" [Koha për t'i dhënë fund këtyre miqësoreve pa lidhje] (në anglisht). The Telegraph. Marrë më 31 gusht 2018.
  14. ^ Lawton, James (20 shkurt 2018). "Friendlies do not have to be as meaningless as this" [Miqësoret nuk kanë pse të jenë kaq palidhje sa kjo] (në anglisht). The Independent. Marrë më 9 qershor 2019.
  15. ^ "Do friendly matches really matter?" [A kanë vertetë rëndësi ndeshjet miqësore?] (në anglisht). BBC Sport. 2 mars 2006. Marrë më 9 qershor 2019.
  16. ^ "Clubs and Uefa agree to reduce international matches" [Klubet dhe Uefa bien dakort për të reduktuar ndeshjet nderkombëtare] (në anglisht). BBC Sport. 28 shkurt 2012. Marrë më 31 gusht 2018.
  17. ^ Liew, Jonathan (13 tetor 2017). "Abstract and absurd, Uefa's Nations League is anything but the Ctrl-Alt-Delete the international game needs" [Abstrakte dhe absurde, UEFA Liga e Kombeve është gjithçka përveç se Ctrl-Alt-Delete që loja ndërkombëtare ka nevojë] (në anglisht). The Independent. Marrë më 10 qershor 2019.
  18. ^ "What is the Uefa Nations League – and will it be successful?" [Çfarë është UEFA Liga e Kombeve – dhe a do të jetë e suksesshme?] (në anglisht). The Guardian. 23 janar 2018. Marrë më 10 qershor 2019.
  19. ^ "UEFA Nations League: all you need to know" [UEFA Liga e Komvebe: e gjitha çfarë duhet të dini] (në anglisht). UEFA.com. 20 gusht 2018. Marrë më 10 qershor 2019.
  20. ^ Graham Dunbar (24 mars 2017). "As World Cup hope fades, Europeans turn to Nations League" [Me shpresat e Kupës së Botës duke u venitur, Evropianët kthehen në Ligën e Kombeve]. USA Today (në anglisht). Associated Press. Marrë më 17 korrik 2017.
  21. ^ "England vs Spain: Millions miss out on watching Nations League match shown on pay-per-view Sky Sports" [Anglia vs Spanja: Milionat humbasin për të parë ndeshjet e Ligës së Kombeve të shfaqur në pay-per-view Sky Sports]. The Independent (në anglisht). 9 shtator 2018. Marrë më 16 nëntor 2018.
  22. ^ a b "UEFA Nations League trophy and music revealed" [Zbulohet trofeu dhe muzika e UEFA Ligës së Kombeve] (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 30 gusht 2018.
  23. ^ "What are the lyrics to the UEFA Nations League Anthem?" [Cilat janë fjalët e himnit të UEFA Ligës së Kombeve?] (në anglisht). UEFA.com. Marrë më 10 qershor 2019.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]