Ualed bin Talal Al Saudi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ualed bin Talal Al Saudi

Ualed bin Talali, është një pjesëtar i familjes mbretërore të Arabisë Saudite, i pasuruar kryesisht falë talentit të tij dhe pa ndonjë pasuri të madhe të trashëguar. Ai ka njëherazi nënshtetësinë Arabe dhe libaneze. Babai i tij, Princi Talal ishte djali i Ibn Saudit, mbretit dhe themeluesit të Arabisë Saudite moderne dhe Ministër i Financave në vitet ’60-të. Më pas ai u konfliktua me familjarët e tij në oborr dhe u detyrua të arratiset. Mamaja ishte vajza e Riad Al Sohl, Kryeministrit të parë të Libanit të pavarur.[1]

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas shkollimit në SHBA në mes të viteve ’70 – të ai u kthye në Arabinë Saudite, ku me 20 mijë dollarë të huazuara dhe me lidhje shumë të mira familjare ngriti një biznes ndërtimi. Në mes të viteve ’80 kaloi në investime të mëdha ndërkombëtare dhe më 1988 Forbes e listoi si një miliarder. Aktualisht ai është aksioner i rëndësishëm në Apple, Tëitter, City Bank, Four Seasons Hotel dhe në 147 kompani të tjera me ndikim ndërkombëtar.

Pasuria[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një njeri i dashuruar me publicitetin, ai bleu jo vetëm disa nga hotelet më të rëndësishëm të Londrës, Parisit dhe Nju Jorkut, por në të gjitha eventet e rëndësishme politike të pas viteve 2000 duket të jetë prezent. Ai njihet ndër të tjera si njeriu që ka avionin më të shtrenjtë privat në botë, një A380 që kushton 550 milion dollarë dhe një flotë prej 5 avionësh të tjerë privatë të të gjitha madhësive, përfshi një Boeing 747. Ai zotëron rezidencën private (jo mbretërore) më të madhe në botë, në Riad, një jaht gjigand prej afro 87 metrash, që ja ka shituar dhe blerë dy herë Donald Trampit dhe një biografi të vetën shkruajtur nga një prej gazetarëve më të mëdhenj në botë, Riz Khan i BBC, CNN dhe Al Xhazira.

Çfarë e lidh Ualed bin Talal – in me Shqipërinë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mediat raportuan faktin që këtë verë (2017) ai ka qenë në Durrës dhe ka drekuar me kryeministrin Rama. Një lajm i vërtetë, por që çuditërisht nuk u bë publik në atë kohë. Në fakt lidhjet e tij me Shqipërinë janë më të hershme.

Në Tetor të vitit 2002, në aeroportin e Rinasit u ulën dy avionë gjigandë interkontinentalë. I pari ishte një Boeing 474 i stampuar me siglën Kingdom Holding dhe i dyti një Airbus 330. Në të parin udhëtonte Ualed Bin Talali ndërsa në të dytin stafi i tij. Princi Saudit vinte për herë të parë në Shqipëri dhe arsyeja e vizitës dukej më shumë si kortezi. Por ai dëshmoi se kishte shumë informacione për Shqipërinë. Zv.ministrit të Jashtëm Hajdaraga dhe gazetarëve që kishin dalë për ta pritur, ju tha se Shqipëria ishte e famshme ngaqë kishte numrin më të madh të ullinjve për frymë popullsie dhe shtoi duke qeshur se po hipte në po atë makinë ku kishte hipur babai i tij thuajse 15 vjet më parë. Nga deklarata e tij dhe bisedat e mëpasme, u zbulua se i ati, Princ Talali kishte vizituar Shqipërinë në fund të viteve ’80, kishte takuar Ramiz Alinë dhe ishte pritur me po atë Mercedes Benz, S 300,  të parkut të delegacioneve me të cilin po pritej edhe i biri tashmë.

Ualed qëndroi në Shqipëri 48 orë. Ai takoi Presidentin Moisiu, Kryeministrin Nano dhe Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm Meta. Bisedimet quhet të kenë qenë fare formale sepse asnjë lajm për to nuk u bë publik. Ajo që u mësua ishte se investimet për të cilat interesohej qeveria shqiptare ishin të parëndësishme për të, por si shenjë mirësjelljeje kërkoi brenda mundësive një kontratë për ta shndrruar Hotel Dajtin në një Four Seasons në Tiranë. Por formula ishte e komplikuar sepse kërkonte që investimi të bëhej nga qeveria shqiptare.

Nuk dihet përse ky njeri kaq i mediatizuar ndërkombëtarisht i ruajti raportet me Shqipërinë si edhe i ati. Shumë zyrtarë që vizitonin Riadin u pritën prej tij, përfshi edhe Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Basha, në Shkurt 2008.

Në Gusht 2017 Ualed bin Talali u shfaq në Durrës me dy jahtë gjigandë. I pari, jahti i tij personal, ndërtuar për Adnan Kashaginë dhe më pas në pronësi të tij, të Donald Trampit e sërish të tijën, ndërsa i dyti jahti i shoqërimit. Asnjë lajm nuk u bë publik, por disa burime informale rrëfyen që ai kishte qenë për drekë me Kryeministrin Rama. Ka shumë mundësi që dreka të ketë qënë thjesht një drekë kortezie, sepse mediat ndërkombëtare njoftuan se Princi ndodhej në një tur në Adriatik, Jon dhe Egje, në tentativë për të shtrirë biznesin e tij të hotelerisë. Po ato ditë u njoftua se ai kishte mbyllur një kontratë për ndërtimin e një Hoteli Four Seasons në Athinë, në kompleksin e njohur Astir Palace dhe një tjetër në Kroaci, pa e specifikuar vendin. Ai kishte pasur takime edhe me politikanë të rëndësishëm në Mal të Zi.

Vizita nuk pati asnjë mbulim mediatik dhe Princi u largua disa orë më vonë në drejtim të Jugut. Nuk është çudi që ai të ketë biseduar pikërisht shtrirjen e strukturës së tij turistike në Shqipëri, por kjo mbetet për t’u parë.[2]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2017. Marrë më 5 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 10 nëntor 2017. Marrë më 5 nëntor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)