Kërceni tek përmbajtja

Udhëtimi përqark botës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Itinerari i Ekspeditës Magelan-Elkano, lundrimi i parë përqark Tokës

Udhëtimi Përqark Botës, Udhëtimi Përqark Tokës, Lundrimi Përqark Botës, apo Cirkumnavigimi është udhëtimi i plotë përreth një ishulli, kontinenti apo objekti astronomik (p.sh. një planeti apo sateliti natyror). Ky artikull fokusohet te udhëtimi përqark Tokës.

Lundrimi i parë përqark Tokës është Ekspedita e Magelanit, që lundroi duke u nisur nga Sanlúcar de Barrameda në vitin 1519 dhe u kthye në vitin 1522, pasi përshkoi Oqeanet Atlantik, Paqësor dhe Indian. Që nga ngritja e aviacionit komercial në fundin e shekullit të XX, udhëtimi përqark Tokës është bërë i drejtpërdrejtë, zakonisht duke zgjatur disa ditë, në vend të disa viteve.[1] Tashmë, sfida e udhëtimit përqark Tokës është zhvendosur drejtë rezistencës, shpejtësisë dhe metodave më pak tradicionale njerëzore dhe teknologjike.

Udhëtimi përqark botës, lundrimi përqark Tokës, apo cirkumnavigimi është përkthimi i termit latinisht circumnavigare, nga fjala circum "përreth" + navigare "të lundrosh".[2][3][4] Një person që udhëton përreth të dy poleve do ti përshkoi të gjithë meridianët, por kjo përgjithësisht nuk konsiderohet "cirkumnavigim". Rruga e udhëtimit të vërtetë përqark botës formon një qark në sipërfaqen e Tokës, duke e ndarë në dy rajone me sipërfaqe të përafërt. Një përkufizim themelor i udhëtimit përqark botës do të ishte një udhëtim që përshkon pak a shumë një qark të madh dhe në veçanti një që kalon përmes të paktën një çifti pikash antipode të njëra-tjetrës.[5] Në praktikë, njerëzit përdorin përkufizime të ndryshme të udhëtimit përqark botës për t’iu përshtatur kufizimeve praktike, në varësi të medotës së udhëtimit. Meqë Toka është gatisferoidale, një udhëtim nga njëri pol në tjetrin dhe kthimi në anën tjetër teknikisht do të ishte një udhëtim përqark botës. Në udhëtime të tilla hasen vështirësi praktike si shtresa e akullit arktik dhe antarktik, megjithëse është ndërmarrë me sukses në fillim të viteve 1980 nga Ranulph Fiennes.[6]

Lundrimi i parë përqark botës është ai i anijes Victoria midis vieve 1519 dhe 1522, tani i njohur si Ekspedita Magelan–Elkano. Ishte një udhëtim eksplorimi i Perandorisë Spanjolle. Udhëtimi nisi në Sevilje, përshkoi Oqeanin Atlantikdhe—pas disa ndalesave—përshkoi skajin jugor të Amerikës Jugore, ku ekspedita emërtoi Ngushticën e Magelanit. Ai vijon më pas përgjatë Paqësorit, duke zbuluar një numër ishujsh përgjatë rrugës (duke përfshirë Guamin), para se të mbërrinte në Filipine. Udhëtimi fillimisht u drejtua nga ekploratori portugez Ferdinand Magelani, por që u vra në Maktan të Filipineve në vitin 1521. Lundërtarët e mbetur vendosën ta vazhdonin udhëtimin përqark botës në vend të kthimit pas. Lundrimi përqark Paqësorit nuk do të ishte i suksesshëm për kakër dekada, deri në udhëtimin e Andrés de Urdaneta dhe lundërtër e mbetur e vijuan udhëtimin përgjatë Oqeanit Indian, kapërcyen kepin jugor të Afrikës, në veri, përgjatë brigjeve atlantike të Afrikës dhe mbërritën në Spanjë në vitin 1522. Nga 270 anëtarët e ekuipazhit që u nisën nga Sevilja, vetëm 18 ishin akoma të pranishëm me ekspeditën në fund, duke përfshirë kapitenin e saj të mbijetuar, baskun Juan Sebastián Elcano.[7]

Lundrimi pasues përqark globit është ai i të mbijetuarve të ekspeditës spanjolle të Ekspeditës Loaísa, midis viteve 1525 dhe 1536. Asnjë nga shtatë anijet fillestare të Ekspeditës Loaísa, as katër udhëheqësit e saj fillestarë—García Jofre de Loaísa, Juan Sebastián Elcano, Alonso de Salazar dhe Martín Íñiguez de Carquizano—nuk mbijetoi për ta përfunduar udhëtimin. Anija e fundit e atyre fillestare, Santa María de la Victoria, u fundos në vitin 1526Inditë Lindore (tani Indonezia) nga portugezët. I paaftë për të vijuar përpara apo të kthehej, Hernando de la Torre ndërtoi një fortesë në Tidore, mori përforcime nën drejtimin e Alvaro de Saavedra që ishte mundur ngjashëm dhe më në fund iu dorëzua portugezëve. Në këtë mënyrë, një grusht të mbijetuarish u bënë grupi i dytë i lundërtarëve përqark botës, kur u transportuan nën mbikëqyrje për në Lisbonë në vitin 1536. Një grup i tretë erdhi nga 117 të mbijetuarit e Ekspeditës ngjashmërisht të dështuar Villalobos në dekadën pasuese; po ashtu të rrënuar dhe vuajtur urie, ata u burgosën nga portugezët dhe u transportuan për në Lisbonë në vitin 1546.

Në vitin 1577, Elizabeta I dërgoi Francis Drake për të nisur një ekspeditë kundër spanjollëve përgjatë Bregut Paqësor të Amerikës. Drake-u u nis nga Plajmuthi i Anglisë në nëntor 1577, në bordin e galionit Pelican, që ai e riemërtoi Golden Hind në mes të udhëtimit. Në shtator 1578, anija kaloi jugun e Tierra del Fuego, skajin jugor të Amerikës Jugore, përgjatë zonës tani të njohur si Kalimi Drake.[8][9] Në qershor 1579, Drake zbarkoi diku në veri të pretendimit më verior të Spanjës, në Alta California, i konsideruar si Gjiri i Drake. Ai përfundoi lundrimin e dytë të plotë të botës në një anije të vetme më shtator 1580, duke u bërë komandanti i parë që i mbijetoi të gjithë lundrimit përqark botës.

Thomas Cavendish e përfundoi lundrimin e tij përqark botës midis viteve 1586 dhe 1588 në kohë rekord — në dy vjetë e 49 ditë, nëntë muaj më shpejtë sesa Drejku. Qe gjithashtu udhëtimi i parë i planifikuar përqark botës.[10]

Jeanne Baret njihet si gruaja e parë që ka përfunduar një udhëtim përqark botës, që ajo e kreu nëpërmjet Detit. Një pjesë kyçe e udhëtimit të saj ishte një anëtar i Ekspeditës së Louis Antoine de Bougainville-it në anijet La Boudeuse dhe Étoile në vitet 17661769.

Kapiteni Xhejms Kuk u bë lundërtari i parë që kreu tre lundrime përmes Paqësorit në bordin e anijes Endeavour nga viti 1769 deri në vitin 1779. Ai qe mes të parëve që përfondoi lundrimin përqark botës në gjerësi të mëdha.

Për udhëtimit e pasura, të gjata përreth botës, si ai i kryer nga Ulysses S. Grant, u bë e mundur në shekullin e XIX dhe dy Luftërat Botërore zhvendosën numra të mëdha trupash përreth Tokës. Megjithatë, ishte zhvillimi i aviacionit komercial në fund të shekullit të XX që e bëri udhëtimin përreth botës me të shpejtë dhe më të sigurtë, kur krahasohet me Ekspeditën e Magelanit.[1]

Udhëtimi nautik më i shpejtë tani mbahet nga një mjet lundrues me vela, trimarani IDEC 3. Rekordi u vendos nga gjashtë lundërtarë: Francis Joyon, Alex Pella, Clément Surtel, Gwénolé Gahinet, Sébastien Audigane dhe Bernard Stamm. Më 26 janar 2017, ky ekuipazh përfundoi lundrimin përqark botës në 40 ditë, 23 orë, 30 minuta e 30 sekonda.[11] Rekordi absolut i shpejtësisë së lundrimit me vela përreth botës ndoqi rrugën Oqeanin e Atlantikut Verior, ekuatorin, Oqeanin e Atlantikut Jugor, Oqeanin Jugor, Oqeanin e Atlantikut Jugor, ekuatorin, Oqeanin e Atlantikut Verior në lundrimin drejtë lindjes.

Rruga e një lundrimi tipik modern përqark botës, nëpërmjet Kanalit të Suezit dhe Kanalit të Panamasë tregohet me të kuqe; antipodet e tij tregohen me të verdhë

Udhëtimi me shtytje ere

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Harta në të djathtë tregon me të kuqe një rrugë tipike, jo-kompetitive, për një lundrim velier përreth botës nëpërmjet pasateve dhe kanaleve të Suezit dhe Panamasë; të mbivendosura me të verdhë ndodhen pikat antipodiale me të gjitha pikat e rrugës. Mund të shihet se rruga pak a shumë i afrohet rrethit maksimal dhe kalon përmes dy çifte pikash antipodale. Kjo është një rrugë e ndjekur nga shumë lundërtarë zbavitës, duke shkuar drejtë perëndimit; përdorimi i pasateve e bënë atë relativisht një lundrim të lehtë, megjithëse ai kalon përmes një numri zonash të qeta apo me erëra të lehta.[12]

garimin e jahteve, një rrugë përreth botës afër rrethit maksimal nuk do të ishte shumë praktike, veçanërisht në një garë pa ndalesa, ku përdorimi i kanaleve të Panamasë dhe Suezit do të ishte i pamundur. Garat e jahteve në këtë mënyrë kërkojnë përkufizimin e lundrimit përqark botës si një udhëtim të paktën 21,600 milje detare (40,000 km) të gjatë, që e përshkon ekuatorin, përshkon çdo meridian dhe përfundon në të njëjtin port që niset.[13] Harta e dytë, në të majtë tregon rrugën e garës përqark botës Vendée Globe me të kuqe; të mbivendosura me të verdhë ndodhen pika antipodale të të gjitha pikave të rrugës. Mund të shihet se rruga nuk kalon përmes ndonjë çifti pikash antipodale. Meqë erërat në gjërësi të mëdha jugore fryn krysisht nga perëndimi në lindje, mund të shihet se nuk ka shtigje të lehta përgjatë saj (nga perëndimi në lindje) dhe një rrugë më e vështirë (nga lindja në perëndim) kur lundrohet përqark botës me vela; kjo vështirësi theksohet për anijet me vela katrore për shkak mungesës dramatike të aftësisë së velave katrore në shfrytëzimin e erës kur krahasohen me velat më moderne bermudiane.[12]

Rruga e një gare tipike jahtesh që lundrojnë përreth botës e paraqitur me të kuqe; antipodet e saj janë përaqitur me të verdhë

Për rekordet e lundrimit velier përreth botës, ka një rregull që thotë se gjatësia duhet të jetë të paktën 21,600 milje detare të llogaritura përgjatë rrugës më të shkurtër të mundshme, nga porti i nisjes dhe kthimin duke mos kaluar përmes tokës dhe që nuk shkon më poshtë se 63° jugore. Lejohet të kesh vetëm një pikë rrugëtimi për të zgjatur rrugën e paracaktuar. Ekuatori duhet të përshkuhet patjetër.[13]

Rekordi i lundrimit vetëm me shtytjen e erës prej 42 ditësh, 16 orësh, 40 minutash dhe 35 sekondash u vendos nga François Gabart me jahtin verlier me shumë kuverta MACIF, që u përfunduar më 7 dhjetor 2017.[14] Udhëtimi ndoqi rrugën në drejtim të lindjes përgjatë Oqeanit të Atlantikut Verior, ekuatorit, Oqeanit të Atlantikut Jugor, Oqeanit Jugor, Oqeanit të Atlantikut Jugor, ekuatorit dhe Oqeanit të Atlantikut Verior.

Me shtytje mekanike

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga hyrja e kroçerave botërore në vitin 1922, nëpërmjet RMS LaconiaLinjës Cunard, mijëra njerëz kanë udhëtuar përqark botës me natyrë zbavitëse. Tipikisht, këto udhëtime filluan në Nju Jork Siti ose Sauthempton, duke lundruar drejtë perëndimit. Itineraret variojnë, duke udhëtuar ose përmes Karaibeve dhe pastaj në Oqeanin Paqësor përmes Kanalit të Panamasë, ose përreth Kepit Horn. Nga këto anije zakonisht kryhet një kalim në Havai, ishujt Paqësori Jugor, Australia, Zelanda e Re, pastaj në drejtë veriut në Hong Kong, Azisë Juglindore dhe Indisë. Në atë pikë, itineret mund të variojnë prapë: një rrugë është përmjes Kanalit të Suezit dhe në Mesdhe; tjetra është përqark Kepitë të Shpresës së Mirë dhe pastaj në veri, përgjatë brigjeve perëndimore të Afrikës. Këto kroçiera përfundojnë në portin nga u nisën.[12]

Në vitin 1960, nëndetësja amerikane me energji bërthamore USS Triton lundroi përqark botës në 60 ditë, 21 orë për Operacionin Sandblast'.

Rekordi i tanishëm i lundrimit përqark botës në mjet lundrues me motor është 60 ditë, 23 orë dhe 49 minuta u vendos nga një udhëtim i trimaranit dallgëçarës Earthrace, që përfundoi më 27 qershor 2008. Udhëtimi ndoqi itinerarin përgjatë Oqeanit Atlantik Verior, Kanalit të Panamasë, Oqeanit Paqësor, Oqeanit Indian, Kanalit të Suezit, Detit Mesdhe në drejtim të perëndimir.[15]

Në vitin 1922 oficeri i Royal Air Force, Norman Macmillan, majori Wilfred Theodore Blake dhe Geoffrey Malins bënë një orvatje të pasukseshme për të kryer një fluturim përqark botës të sponsorizuar nga Daily News.[16] Fluturimi i parë përqark botës u krye në vitin 1924 nga aviatorët e U.S. Army Air Service në një katërshe të biplanit Douglas World Cruiser. Udhëtimi i parë ajror përqark botës pa ndalesa u krye në vitin 1949 nga Lucky Lady II, një Boeing B-50 Superfortress i Forcave Ajrore të ShBA-së.

Që nga zhvillimi i aviacionit komercial, ka udhëtime të zakonshme që fluturojnë përqark rruzullit, si Flight One i Pan American World Airways (dhe më vonë Flight One i United Airlines). Tashmë planifikimi i fluturimeve të tilla nëpërmjet linjave fluturuese komerciale është i thjeshtë.

Mjeti i parë fluturues më i lehtë se ajri që fluturoi përqark botës me motorin e tij është anija fluturuese e rixhide LZ 127 Graf Zeppelin, që e kreu atë në vitin 1929.[17]

Rekordet e aviacionit marrin parasysh modelet e qarkullimit të erërave botërore; në veçanti rrymat me çurka, që qarkullojnë në Hemisferat Veriore dhe Jugore pa e përshkuar ekuatorin. Në këtë mënyrë nuk ka rregull për të kaluar ekuatorin, ose të kalohet përmes pikave antipodale, në fluturimin për arritur një rregjistrim të fluturimit përqark botës.

Për avionët me motorë, itinerari i një fluturimi përqark botës duhet të filloi dhe përfundoi në të njëjtën pikë dhe të përshkoi të gjithë meridianët; itinerari duhet të jetë të paktën 36,770 kilometres (19,850 nmi) i gjatë (që është afërsisht gjatësisa e Tropikut të Gaforres). Itinerari duhet të përfshijë pika kontrolli në gjerësitë jashtë rrathëve arktikë dhe antarktik.[18]

Në balona, që janë në mëshirën e erërave, kërkesat janë edhe më të çlirëta. Itinerari duhet të përshkoi të gjitha meridinet dhe duhet të përfshijë një grup pikash kontrolli, që janë jashtë dy rrathëve polarë, të zgjedhura nga piloti, duke pasur një rreze prej 3,335.85 kilometres (2,072.80 mi) dhe që përfshijnë polet (megjithëse jo domosdoshmërisht në qendër të tyre).[19] Për shembull, udhëtimi përqark botës me balonë i Steve Fossett u krye i gjithi brenda Hemisferës Jugore.[12]

Personi i parë që fluturoi në hapsirë, Juri Gagarini, gjithashtu u bë personi i parë që kreu një fluturim hapsinor në orbitën tokësore me anijen kozmike Vostok 1 brenda dy orëve në 12 prill 1961.[20] Fluturimi filloi në 63° Lindore, 45° Veriore dhe përfundoi në 45° Lindore dhe 51° Veriore; kështu që Gagarini nuk e përfundoi një udhëtim të plotë përreth orbitës tokësore.

Gherman Titov me anijen kozmike Vostok 2 qe njeriu i parë që udhëtoi plotësisht përqark orbitës tokësore, duke kryer 17.5 orbita me 6 gusht 1961.

Me fuqinë njerëzore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Jason Lewis me Expedition 360 duke pedaluar varkën e tij Moksha në lumin Tamiz në Londër, pak para përfundimit të lundrimit të parë përqark botës me shtytje njerëzore (2007)

Sipas trupës gjykuese të Rekordeve Botërore Guinness dhe Explorersweb, Jason Lewis kreu lundrimin e parë me shtytje njerëzore përqark botës më 6 tetor 2007.[21][22] Ajo ishte pjesë e një udhëtimi trembëdhjetë-vjeçar të titulluar Expedition 360.

Në vitin 2012, aventurieri amerikan me origjinë turke Erden Eruç kreu lundrimin e parë përqark botës me shtytje njerëzore vetëm, duke udhëtuar me varkë me rrema, kajak detar, ushqim dhe biçikletë nga 10 korriku 2007 deri më 21 korrik 2012,[23] duke e përshkuar ekuatorin dy herë, duke kaluar mbi 12 pika antipodale dhe duke rregjistruar 66,299 kilometres (41,196 mi)[24] në 1,026 ditë kohë udhëtimi, duke përjashtuar pushimet.[25]

National Geographic liston Colin Angus si njeriun e parë që udhëtoi përqark botës me shtytje njerëzore në vitin 2006.[26] Megjithatë, udhëtimi i tij nuk i përshkoi ekuatorin dhe nuk e kapi minimumin e dy pikave antipodale siç e paracaktojnë rregullat e Rekordeve Botërore Guinness dhe AdventureStats e Explorersweb.[27][28][29]

Udhëtimi nga Amerika VerioreAzi në këmbë, teorikisht i mundur, por është shumë i vështirë. Ai përfshin përshkimin e Ngushticës së Beringut mbi akull dhe rreth 3,000 kilometres (1,900 mi) zona moçalore pa rrugë apo akull të ftohta në Alaskë dhe Rusisë Lindore. Askush deri tani nuk ka udhëtuar përgjatë këtij itinerari në këmbë. David Kunst është personi i parë që Guinness verifikoi se kishte udhëtuar përreth botës midis 20 qershorit 1970 dhe 5 tetorit 1974, duke "ecur 23250 kilometra (14,450 milje) përmes katër kontinenteve".[30]

Një riprodhim i Nao Victoria të Magelanit dhe Elkanos, anija e parë që lundroi përqark botës

Udhëtime të shquara përqark botës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Ekspedita e Magelanit nën Spanjën nga gushti 1519 deri në 8 shtator 1522, e nisur nën drejtimin e lundërtarit portugez Fernão de Magalhães (Ferdinand Magelani) dhe e përfunduar nga lundërtari bask Juan Sebastián Elcano, pas vdekjes së Magelanit me anijen Victoria, është lundrimi i parë përqark botës.[31][32]
  • Të mbijetuarit e Ekspeditës spanjolle Loaísa 15251536, duke përfshirë Andrés de Urdaneta dhe Hans von Aachen, që ishte gjithashtu një nga 18 të mbijetuarit e Ekspeditës së Magelanit, duke e bërë atë njeriun e parë që lundroi dy herë përqark botës.
  • Francis Drake zhvilloi lundrimin e dytë përqark botës në një ekspeditë të vetme (dhe në një udhëtim të vetëm të pavarur), nga viti 1577 deri në vitin 1580.[33]
Në vitin 2012, lundra sviceriane Tûranor PlanetSolar u bë mjeti i parë që udhëtoi përqark botës me energji diellore
  • Jeanne Baret është gruaja e parë që përfundoi një udhëtim përqark botës, në vitet 17661769.[34][35]
  • John Hunter komandoi anijen e parë që lundroi përreth botës duke nisur nga Australia, midis datës 2 shtator 1788 dhe 8 maj 1789, me një ndalesë në Kejptaun për tu marrë furnizime për koloninë e Uellsin e Ri Jugor.[36]
  • HMS Driver kreu lundrimin e parë përqark botës me një anije me motor me avull në vitet 18451847.
  • Fregata spanjolle Numancia, e komanduar nga Juan Bautista Antequera y Bobadilla, kreu lundrimin e parë përreth botës me një anije e koracuar në vitet 18651867.
  • Joshua Slocum kreu lundrimin e parë përreth botës i vetëm në vitet 18951898.
  • Në vitin 1942, Vito Dumas u bë njeriu i parë që lundroi përreth botës i vetëm përgjatë Dyzetë Erërave Gjëmuese.
  • Në vitin 1960, nëndetësja me energji bërthamore USS Triton SSRN-586 e Marinës së ShBA-së kreu lundrimin e parë nënujor përreth botës në Operacionin Sandblast.
  • Në vitin 1969, Robin Knox-Johnston u bë njeriu i parë që kreu një lundrimn pa ndalesa i vetëm përreth botës.
  • Në vitin 1999, Jesse Martin u bë personi më i ri i njohur që kreu i pandihmuar, pa ndalesa, lundrimin përqark botës në moshën 18 vjeçare.
  • Në vitin 2001, USCGC Sherman WHEC-720 e Rojes Bregdetare të ShBA-së u bë mjeti i parë i rojës bregdetare që lundroi përreth botës.
  • Në vitin 2012, Tûranor PlanetSolar u bë mjeti i parë me energji diellore që udhëtoi përreth botës.[37]
  • Në vitin 2012, Laura Dekker u bë personi më i ri që lundroi i vetëm përreth botës, pa ndalesa, në moshën 16 vjeçare.
  • Në vitin 2017, trimarani IDEC 3 me lundërtarët: Francis Joyon, Alex Pella, Clément Surtel, Gwénolé Gahinet, Sébastien Audigane dhe Bernard Stamm kreu lundrimin më të shpejtë përqark botës; në 40 ditë, 23 orë, 30 minuta dhe 30 sekonda. Udhëtimi ndoqi itinerarin e Oqeanit Atlantik Verior, ekuatorin, Oqeanin Atlantik Jugor, Oqeanin Jugor, Oqeanin Atlantik Jugor, ekuatorin, Oqeanin Atlantik Verior në drjetim lindor.
  • Në vitin 2022, MV Astra, një ish anije e "Shoqërisë Suedeze të Shpëtimit Detar", u bë mjeti i parë me motor nën 24m që lundroi përreth botës nëpërmjet kepeve jugore.[38][39]
  • United States Army Air Service, 1924, fluturimi i parë përreth botës, 175 ditë, duke përshkuar 44,360 kilometres (27,560 mi), me ekzemplarët e Douglas World Cruiser.
  • Në vitin 1949, Lucky Lady II, një Boeing B-50 Superfortress i Forcave Ajrore të ShBA-së, e komanduar nga kapiteni James Gallagher, u bë aeroplani i parë që fluturoi përqark botës pa ndalesa (duke u furnizuar me karburant në ajër). Koha e përgjthshme në ajër qe 94 orë e një minutë.
  • Në vitin 1957, tre Boeing B-52 StratofortressForcave Ajrore të ShBA-së kryen fluturimin e parë pa ndalesa me motor xhet përreth botës gjatë Operacionit Power Flite në 45 orë e 19 minuta, me dy furnizime ajrore me karburant.
  • Në vitin 1964, Geraldine "Jerrie" Mock u bë gruaja e për që fluturoi vetëm përqark botës.
  • Në vitin 1986, Dick Rutan dhe Jeana Yeager bënë fluturimin e parë rreth botës pa u furnizuar me karburant (Rutan Voyager), në 9 ditë, 3 minuta dhe 44 sekonda.
  • Në vitin 1999, Bertrand Piccard dhe Brian Jones, kryen fluturimin e parë pa ndalesa me balonë përreth botës me Breitling Orbiter 3.
  • Në vitin 2002, Steve Fossett me balonën godola Spirit of Freedom, u bë njeriu i parë që fluturoi përqark botës vetëm, pa ndalime të mjetit fluturues. Burimi i ndihmës së së uthëtimit vetëm të Fossett-t ishte një qendër kontrolli në Brookings HallWashington University in St. Louis.
  • Në vitin 2005, Steve Fossett, duke fluturuar me një Virgin Atlantic GlobalFlyer, vendosi rekordin e tanishëm për fluturimin më të shpejtë përqark botës (fluturimi i parë përqark botës pa ndalesa, vetëm dhe pa rifurinizim me karburant) në 67 orë, duke përshkuar 37,000 kilometra.
  • Në vitin 2014, Matt Guthmiller u bë personi më i ri që fluturoi vetëm përqark botës në moshën 19 vjeç, 7 muaj e 15 ditë.[40]
  • Në vitin 2016, Bertrand Piccard dhe André Borschberg kryen fluturimin e parë përreth botës me mjetin fluturues Solar Impulse 2 me energji diellore.
  • Në vitin 2020, One More Orbit në një Gulfstream G650ER kreu fluturimin më të shpejtë përqark botës si nëpërmjet të dy poleve gjeografike.[41][42]
  • Në vitin 2020, Robert DeLaurentis me mjetin e tij fluturues me dy motorë "Citizen of the World" u bë piloti dhe aeroplani i parë që arriti në polet veriore dhe jugore duke përdorur biokarburant.
  • Në vitet 18411842 Sir George Simpson kreu udhëtimin e parë tokësor përqark botës, duke përshkuar Kanadanë, Siberinë dhe duke u kthyer në Londër.
  • Ranulph Fiennes dhe Charlie Burton-it u atribuohet udhëtimi i parë përqark botës në boshtin Veri-Jug.[6]
  • Më 13 qershor 2003, Robert Garside kreu vrapimin e parë të njohur përreth botës, duke udhëtuar për 5+12 vjetë; në vitin 2007 vrapimi u rregjistrua nga Rekordet Botërore Guinness pas pesë vjetësh verifikime.[43][44]
  • Më 6 tetor 2007, Jason Lewis kreu udhëtimin e parë përreth botës me anë të fuqisë njerëzore (duke përfshirë edhe lundrimin me shtytje njerëzore).[43][22]
  • Më 21 korrik 2012, Erden Eruç kreu udhëtimin e parë tërësisht vetëm me shtytje njerëzore përqark botës.[23][24]
  1. ^ a b Cherie Howie (27 janar 2018). "Kiwi Airline Exec Breaks Record for World Circumnavigation on Commercial Airlines". New Zealand Herald (në anglisht). New Zealand Media and Entertainment. Arkivuar nga origjinali më 17 qershor 2019. Marrë më 17 qershor 2019.
  2. ^ "circumnavigate". Online Etymology Dictionary (në anglisht). Marrë më 2 mars 2025.
  3. ^ "Circumnavigazióne". Enciclopedia Treccani (në italisht). Istituto della Enciclopedia Italiana fondata da Giovanni Treccani. Marrë më 2 mars 2025.
  4. ^ "Circumnavigare". Enciclopedia Treccani (në italisht). Istituto della Enciclopedia Italiana fondata da Giovanni Treccani. Marrë më 2 mars 2025.
  5. ^ "Definition of a Circumnavigation" (në anglisht). Expedition360.com. 28 shtator 1924. Marrë më 2 korrik 2012.
  6. ^ a b "1982: First Surface Circumnavigation via both Geographical Poles". Guinness World Records (në anglishte britanike). 18 gusht 2015. Marrë më 28 janar 2021.
  7. ^ Richard Humble (1978). "5: The Death and the Triumph of Magellan". The Seafarers: The Explorers (në anglisht). Time-Life Books. fq. 146–163. ISBN 0-8094-2659-5.
  8. ^ Henry Raup Wagner (1926). Sir Francis Drake's Voyage Around the World: Its Aims and Achievements (në anglisht). J. Howell. ISBN 978-906072620-4.
  9. ^ Mateo Martinic (1977). Historia del Estrecho de Magallanes (në spanjisht). Andrés Bello. fq. 67–68.
  10. ^ Bernard Grun (1991). The Timetables of History (në anglisht). Simon & Schuster. ISBN 0-671-74919-6.
  11. ^ "The WSSR Council announces the establishment of a new World Recordwork". World Sailing Speed Record Council (WSSR) (në anglisht). Marrë më 7 shkurt 2017.
  12. ^ a b c d "Circumnavigations". solarnavigator.net (në anglisht). Marrë më 28 janar 2021.
  13. ^ a b "ISAF/World Sailing Speed Record Rules for individually attempted Passage Records or Performances Offshore, sec. 26.1.a, Record Courses". sailspeedrecords.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 17 korrik 2012.
  14. ^ "François Gabart: French sailor slashes around the world solo record". BBC News (në anglishte britanike). 17 dhjetor 2017. Marrë më 13 shkurt 2021.
  15. ^ "Records List" (në anglisht). Union Internationale Motonautique (UIM). Marrë më 2 mars 2025.
  16. ^ Harold Anthony Taylor (1974). Fairey Aircraft since 1915 (në anglisht). Putnam Publishing. fq. 87–89. ISBN 978-0-851-77825-9.
  17. ^ Peter Fritzsche (1992). A Nation of Fliers: German Aviation and the Popular Imagination (në anglisht). Harvard University Press. ISBN 978-0-674-60122-2.
  18. ^ "FAI Sporting Code Section 2: Powered Aerodynes: Speed around the world non-stop and non-refuelled" (në anglisht). Fédération Aéronautique Internationale. janar 2016. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 11 shkurt 2016. Marrë më 2 prill 2017.
  19. ^ "FAI Sporting Code Section 1: Aerostats: Around-the-World Records". fai.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 shtator 2011.
  20. ^ "NASA – NSSDCA – Spacecraft – Details". nssdc.gsfc.nasa.gov (në anglisht).
  21. ^ Guinness World Records (6 tetor 2007). "Human Powered Circumnavigations" (PDF) (në anglisht).
  22. ^ a b "Global HPC – Human Powered Circumnavigations" (në anglisht). AdventureStats. Arkivuar nga origjinali më 1 tetor 2018. Marrë më 2 korrik 2012.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Adresë e papërshtatshme (lidhja)
  23. ^ a b "Guinness World Records – First solo circumnavigation of the globe using human power" (në anglisht). Guinness World Records. 21 korrik 2012. Arkivuar nga origjinali më 19 mars 2016. Marrë më 16 janar 2016.
  24. ^ a b "Media Kit – Project Summary Document" (PDF). around-n-over.org (në anglisht). 22 gusht 2012. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 14 shkurt 2016. Marrë më 11 nëntor 2016.
  25. ^ "Around the World in 1,026 Days" (në anglisht). Outside Magazine (online edition). 1 shkurt 2013. Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2014. Marrë më 11 nëntor 2016.
  26. ^ Daniel Duane (2007). "Adventurers of the Year: The New Magellans" (në anglisht). National Geographic Society. Arkivuar nga origjinali më 4 korrik 2012. Marrë më 2 korrik 2012.
  27. ^ "Jason Lewis version of circumnavigation". expedition360.com (në anglisht). 28 shtator 1924. Marrë më 2 korrik 2012.
  28. ^ "Erden Eruc version of circumnavigation". around-n-over.org (në anglisht). Marrë më 2 korrik 2012.
  29. ^ Julie Wafaei; Colin Angus. "Colin Angus version of circumnavigation". angusadventures.com (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2013. Marrë më 2 korrik 2012.
  30. ^ "First circumnavigation by walking". Guinness World Records (në anglishte britanike). Marrë më 12 janar 2020.
  31. ^ Gloria Pilar Totoricagüena (2005). Basque Diaspora: Migration And Transnational Identity (në anglisht). University of Nevada Press. fq. 132. ISBN 978-187780245-4.
  32. ^ Antonio Pigafetta; Raleigh Ashlin Skelton (1994). Magellan's Voyage: A Narrative Account of the First Circumnavigation (në anglisht). Courier Dover Publications. ISBN 978-0-486-28099-8.
  33. ^ Stephen Coote (2003). Drake: The Life and Legend of an Elizabethan Hero (në anglisht). Simon & Schuster. ISBN 978-0-312-34165-7.
  34. ^ John Dunmore (2002). Monsieur Baret: First Woman Around the World (në anglisht). Heritage Press. ISBN 978-0-908708-54-3.
  35. ^ Glynis Ridley (2010). The Discovery of Jeanne Baret (në anglisht). Crown Publisher. ISBN 978-0-307-46352-4.
  36. ^ John Hunter (1793). An Historical Journal of the Transactions at Port Jackson and Norfolk Island (në anglisht). John Stockdale.
  37. ^ Andrew Webster (4 maj 2012). "PlanetSolar completes first solar-powered boat trip around the globe". The Verge (në anglisht). Marrë më 18 dhjetor 2020.
  38. ^ "Iain Macneil and converted lifeboat MV Astra set new world record" (në anglisht). Motorboat & Yachting. 16 maj 2022. Marrë më 17 maj 2022.
  39. ^ Mike Merritt. "Sailor Iain Macneil's epic global voyage sets record". The Times (në anglisht). Marrë më 19 maj 2022.
  40. ^ Natsumi Penberthy (17 korrik 2014). "Teen makes youngest round-the-world solo flight". Australian Geographic (në anglisht). Marrë më 8 shtator 2020.
  41. ^ Amy Woodyatt (11 korrik 2019). "Flight crew breaks record for circumnavigating globe via both poles". CNN (në anglisht).
  42. ^ "Fastest circumnavigation via both Poles by aeroplane" (në anglisht). Rekordet Botërore Guinness. 11 korrik 2019.
  43. ^ a b Guinness World Records. "The first fully-authenticated run around the world record has just been accepted" (PDF). Press release. https://docs.google.com/viewer?a=v&q=cache:V5wI2K5loskJ:www.guinnessworldrecords.com/mediazone/pdfs/news/070327_Earliest_Run_around_the_World.pdf+robert+garside+guinness+world+records&hl=en&gl=uk&pid=bl&srcid=ADGEESgYDAaXJ4u9SS-hljTJnM-oNd2ElGFjlgz1GiVkdIbusTJTa8SU_fGHkC2e-NgqVLg7kXTahtZRcz6bsaWAb6fsy1iY3Rxahbg5HdlMpC9JS5qdrVXJEwmhLagUDStZ1BYbWsGl&sig=AHIEtbQn8bz04_0Tb97HHmPjoC4JcKjfKg. 
  44. ^ Guinness World Records, red. (2008). Guinness World Records 2009 (në anglisht). Planeta Publishing Corporation. ISBN 978-840808165-4.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Route of the first circumnavigation in Google Maps and Earth