Ujëmbledhësit vaditës të Indisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ujëmbledhësi i Shravanabelagolas në Karnataka

Një ujëmbledhës vaditës ose thjeshtë ujëmbledhës është një pellg ose liqen artificial kryesisht në Indi. Fjala sagar i referohet një liqeni të madh, zakonisht të bërë nga njeriu.[1] Ai mund të ketë burim natyror ose të bërë nga njeriu të përfshirë si pjesë e strukturës. Ujëmbledhësit janë pjesë e traditës së lashtë të kultivimit që ruante ujin e shiut dhe ujin nga lumenjtë dhe rrjedhat e ndryshme për përdorim të mëvonshëm, kryesisht për bujqësinë dhe për larje, pirje ose për larje të shenjta rituale. Shpesh një ujëmbledhës ndërtohej përgjatë një rrëpire në mënyrë që të mblidhte dhe ruante ujin duke shfrytëzuar gropat dhe pengesat vendore.[2] Përdorimi i ujëmbledhësve është veçanërisht i rëndësishëm në pjesët e Indisë Jugore pa reshje të vazhdueshme ku furnizimi me ujë është i varur nga cikli i stinëve të thatësirave me stinët e mosuneve.

Arsyet pse ujëmbledhësit vaditës janë më të zakonshëm në Jug[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

1. Relievi i valëzuar dhe shkëmbinjtë e fortë e bëjnë të vështirë të gërmosh kanale dhe puse. 2. Ka pak ujë shiu për shkak të strukturës së fortë shkëmbore dhe uji nëntokësor nuk është i disponueshëm në sasi të mëdha. 3. Shumica e lumenjve të këtij rajoni janë stinorë dhe thahen në stinën e verës. Kështu, ata nuk mund të furnizojnë kanalet përgjatë gjithë vitit. 4. Ka shumë rrëke që bëhen të rrëmbyeshëm gjatë stinës së shirave. Mënyra e vetme për të bërë përdorimin më të mirë të këtij uji është të mbledhësh atë duke ndërtuar pellgje dhe ujëmbledhës, përndryshe ky ujë do të vinte i pa shfrytëzua në det. 5. Natyra e rrallë e popullsisë dhe fushave bujqësore i jep gjithashtu përparsi ujëmbledhësve vaditës.

Përparësitë e Ujëmbledhësve vaditës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumica e ujëmbledhësve janë natyrorë dhe nuk kërkojnë shpenzime të mëdha për ndërtimin e tyre. Madje një fermer individual mund të ketë ujëmbledhësin e tij vetiak. Ujëmbledhësit janë ndërtuar përgjithësisht në shtratet shkëmbore dhe kanë jetëgjatësi të madhe. Në shumë ujëmbledhës, është i mundshëm edhe peshkimi. Kjo ofron si burim ushqimi ashtu dhe të ardhura për bujqit.

Të metat e ujëmbledhësve vaditës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shumë ujëmbledhës thahen gjatë stinës së thatësirës dhe dështojnë të ofrojnë vaditje kur është më e nevojshme. Mbushja me depozitime të ngurta e shtratit të ujëmbledhësve është është një problem serioz dhe kërkon pastrimin e ujëmbledhësve në intervale të rregullta. Një pjesë e madhe e ujit avullon nga shtrirja e madhe e cektësirës dhe kështu nuk është efikas për vaditjen. Ujëmbledhësit zënë sipërfaqe të mëdha të tokës së kultivuar. Në shumë zona, burimet e tjera të vaditjes janë përshtatur burime të tjera vaditjeje dhe shtratet e thara të ujëmbledhësve përdoren për kultivim. Për më tepër, bartja e ujit nga ujëmbledhësit dhe çuarja e tij në fushat e mbjella është një punë e lodhshme dhe e kushtueshme, që shkurajon përdorimin e ujëmbledhësve si një burim për vaditjen.

Dizajni i ujëmbledhësve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Uji konsiderohet një element purifikues dhe rigjenerues në Indi dhe është një element thelbësor i lutjeve dhe ritualeve hindu. Uji nderohet gjithashtu edhe për shkak të pakësisë së tij në Indianë Perëndimore, ku alternohen stinët e thatësirës me ato të mosuneve dhe vonimi ose mungesa e stinës së musoneve do të thotë uri dhe vdekje ndërsa shumësia e ujit që zëvendëson burimet e vaditjeve është një kohë gëzimi. Kjo ka rezultuar në ndërtimin e ujëmbledhësve për ruajtjen e ujit që kombinon nevojat praktike me ato rituale.[3] Që nga kohët e lashta, dizajni i ujëmbledhëve ka qenë i rëndësishëm në Arkitekturën Indiane. Që nga viti 3000 p.e.s., ndërtoheshin sisteme të sofistikuara kanalizimesh, pusesh dhe ujëmbledhësish për të ruajtur dhe përdorur ujin. Ndërtimi i ujëmbledhësve si një formë arti filloi me hindutë dhe u zhvillua nën sundimin mysliman.[4] Një shembull i artit të dizajnit të ujëmbledhëve është Ujëmbledhësi i shkallëzuar, i madh dhe gjeometrikisht spektakolar në qendrën mbretërore të rrënojave të Vijayanagaras, kryeqyteti i Perandorisë Vijayanagara, që rrethon qytetin modern të Hampit. Është i shtruar me diorit të gjelbër dhe nuk ka kanalizime. Ujëmbledhësi mbushej nga ujësjellësi.[5]

Ujëmbledhësit fshatarë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

një ujëmbledhës në Tamil Nadu

Ralegaon Siddhi është një shemubull i një fshati që rivitalizoi sistemin e lashtë të ujëmbledhësve. Në vitin 1975 katundi u godit nga thatësira. Ujëmbledhësi i kantundit nuk mund të mbant ujë pasi muri i digës prej balte rridhte. Puna filloi me ndërtimin e ujëmbledhësit me ndërtimin e ujëmbledhësit nga fshatarët që ofruan punën e tyre për të riparuar argjinaturën. Pasi kjo u riparua, shtatë puset e fshatit poshtë ujëmbledhësit u mbushën me ujë në verë për herë të parë pas shumë kohësh. Tani fshati ka një furnizim me ujë përgjatë gjithë vitit.[6]

Ujëmbledhësit tempullorë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Ujëmbledhësit tempullor indianë.

Ujëmbledhësit e njohur si "Pushkarni" ose "Kalyani" të njohur edhe si "Kund" në gjuhën hindi janë ujëmbledhës me shkallë që të zbresin te uji, përgjithësisht të hasur në Indinë e Jugut dhe shpesh të ndërtuar brenda mureve të një kompleksi tempullor.[7] Larja në ujërat e shenjta të një ujëmbledhësi tempullor besohet se shëron nga prekja nga sëmundje si lebroza dhe verbëria.[8] Shumë ujëmbledhës tempullorë janë duke u degraduar dhe tharë në ditët e sotme.[9]

Puset e shkallëzuar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Red right arrow.svg
 Artikulli kryesor: Puset e shkallëzuar.

Puset e shkallëzuar, të quajtur edhe bavdi (në gjuhën hindi: बावड़ी) ose bavli (në gjuhën hindi: बावली), janë puse në të cilët uji mund të arrihet duke zbritur një seri shkallësh. Ata janë më të zakonshëm në Indinë Perëndimore. Puset e shkallëzuar shpesh përdoren si vende pushimi, duke ofruar qetësi gjatë vapës ditore. Kjo çoi në ndërtimin e disa zbukurimeve dhe elementeve arkitekturore domethënëse, shpesh të lidhura me vendbanimet në zonat urbane. Kjo ka siguruar gjithashtu edhe mbijetimin e tyre si monumente.

Menaxhimi modern i ujëmbledhësve[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Zhvillimi në shkallë të gjerë i metodave të menaxhimit të ujit ka zëvendësuar shumë nga përpjekjet vendore dhe menaxhimin komunitar të ujit. Për shembull, shteti indian i Karnatakas ka rreth 44,000 ujëmbledhës të ndërtuar në vend përgjatë shumë shekujve. Të paktën 328 sot janë të kërcënuar.[10] Megjithatë, së fundmi është zhvilluar një lëvizje për rigjenerimin e ujëmbledhësve nga komunitetet dhe organanizatat jo-qeveritare.[2] Sot, ka afërsisht 120,000 ujëmbledhës në shkallë të vogël, që vadisin rreth 41,200 km² në zonat gjusëm aride të Indisë.[11] Kjo përbën rreth një të tretën e tërësisë së tokës së vaditshme në Indinë e Jugut.[12]

Galeri imazhesh[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Architecture on the Indian Subcontinent - glossary". Marrë më 18 dhjetor 2006. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Tank management". rainëaterharvesting.org. Marrë më 17 tetor 2006. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Thapar, Binda (2004). Introduction to Indian Architecture. Singapore: Periplus Editions. f. 24.  0-7946-0011-5. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Architecture - Stepëells". Marrë më 9 janar 2007. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Great Tank". art-and-archaeology. Marrë më 13 janar 2007. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Ralegan Siddhi: A village Transformed". Marrë më 30 tetor 2006. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "Architecture of the Indian Subcontinent - glossary". Indian Architecture. Marrë më 17 tetor 2006. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Sun Temples in India". TempleNet. Marrë më 17 tetor 2006. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Ponds, tanks relics of a bygone era". AmritsarPlus Online Edition. Marrë më 17 tetor 2006. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ "Bird monitoring at Rampura and Kalkere tanks". aroche.org. Marrë më 17 tetor 2006. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ Anbumozhi, V.; Matsumoto, K.; Yamaji, E. (2001). Irrigation and Drainage Systems. 15 (4): 293–309. doi:10.1023/A:1014420822465. INIST 13552012. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Mungon ose është bosh |title= (Ndihmë!)
  12. ^ Arumugam, N.; Mohan, S.; Ramaprasad, R. (1997). "Sustainable Development and Management of Tank Irrigation Systems in South India". Ëater International. 22 (2): 90–7. doi:10.1080/02508069708686676. INIST 2829920. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • K. Palanisami & E.W. Easer: Tank Irrigation in the 21st Century—What Next?; 2000, Discovery, Delhi, ISBN 81-7141-558-X.
  • Thapar, Binda (2004). Introduction to Indian Architecture. Singapor: Periplus Editions.  0-7946-0011-5. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]