Ullinj të përgatitur në shtëpi
Ullinjtë kriposen të papjekur mirë, 1/2 të pjekur dhe të pjekur. Kur ullinjtë janë të vegjël ose mesatarë shtypen, kur janë të mëdhenj priten në 3-4 vende, ndërsa kur janë të pjekur shumë shpohen me pirun. Ullinjtë përgatiten kështu: lihen 24 orë të hapur në një shtresë të hollë që të mpikset lëngu dhe t'u dalë shpejt hidhërimi, pastaj hidhen në ujë të ftohtë duke ia ndërruar ujin derisa t'i dalë hidhërimi dhe përgatitet shëllira. Për 1 kg ullinj duhen 3-4 gota ujë dhe 3 lugë gjelle kripë. Mbasi bëhet, shëllira lihet të ftohet dhe hidhet te ullinjtë, ku sipas dëshirës mund të shtohen për aromë lëkura limoni ose portokalli, presh të grirë në copa ose në disa krahina i hedhin dhe rigon. Ullinjtë para se të hidhet shëllira mund të përzihen më parë dhe me pak kripë dhe lihen 3-4 orë.
Ullinj stafidhe. Parapëlqehen ullinj të mëdhenj dhe të pjekur. Përgatiten në arka prej dërrase duke i kriposur të tërë dhe duke hedhur sipër një shtresë kripë. Ulliri dhe vaji i tij kane veti kuruese per lekuren dhe per stomakun.Vetite e tij jane te njohura edhe ne fushen e kozmetikes ,maska fytyre,floku,si mbrojtes kunder diellit