Kërceni tek përmbajtja

Umai

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Umai është perëndeshë e pjellorisë sipas mitologjisë turke dhe së tengrizmit e cila lidhet me gratë, nënat dhe fëmijët. [1] Umai mbron dhe edukon foshnjat, si dhe mund të ndajë shpirtin nga të vdekurit, veçanërisht fëmijët e vegjël. Ajo jeton në parajsë dhe është e padukshme për njerëzit e thjeshtë. Shpirtrat e foshnjave që do të lindin mbahen në tempullin që ndodhet në malin "Ymay-tas" ose Amai. Kakasët (grup etnik turk) e theksojnë atë në veçanti. [2] Nga Umai, lindi esenca e zjarrit (Od Ana).

Rrënja turke e fjalës "umāy" (umai) i referohet fjalës "placentë ose paslindje" dhe filloi të përdorej si emër për perëndeshën, funksioni i së cilës ishte të kujdesej për gratë dhe fëmijët e cila me pjellorinë. [3] [4] Në mongolisht, umai do të thotë "mitër", duke reflektuar ndoshta prejardhjen kulturore të mongolëve nga turqit ose lidhjet e lashta leksikore midis mongolëve dhe turqve. [5]

Perëndesha e fëmijëve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Emri shfaqet në mbishkrimin e shekullit të 8-të të Kul Tigin "Umay teg ögüm katun kutıŋa" e cila nënkuptojn "nën kujdesin e nënës sime që është si perëndeshë umai".

Umai mbron gratë e fëmijët. Dëshmohet shumë herët në shkrimet e monumenteve orkon. Nga këto shkrime kuptohet se Umai pranohej të ishte nënë dhe udhërrëfyese. Gjithashtu, kaganët mendoheshin se përfaqësonin Kök Tengrin. Gratë kagane, katun ose hatun, konsideroheshin gjithashtu të ishin umai. Me ndihmën e 'Umait, kaganët s'kishin fëmijë dhe këto foshnje ishin garancia e perëndeshës. Sipas Divanü Lügat'it-Türk, kur gratë adhurojnë Umain, ato bëjnë djem. Gratë turke lidhnin fije te djepet e vegla për foshnja nga Umai. Ky besim shihet tek popujt tungusikë në Siberinë jugore dhe popullin altai. Umai është përshkruar gjithmonë së bashku me një fëmijë. Besohet se kur Umai lë një fëmijë për një kohë të gjatë, fëmija sëmuret dhe shamanët përfshihen për të thirrur Umain. Buzëqeshja e një foshnjeje në gjumë tregon se Umai është afër tij dhe kur ai qan, do të thotë që Umai është larguar.

Potapovi thotë se, si mbrojtës i foshnjave, Umai i dërgon fëmijët e vdekur në parajsë.

Sipas pikëpamjes së kirgistanezve, Umai jo vetëm që i mbron fëmijët, por edhe komunitetet turke në mbarë botën.

Meqë thuhet se Umai është e lidhur me diellin, ajo quhet Sarı Kız 'Vajza e Verdhë' dhe e verdha është ngjyra dhe simboli i saj.

  1. ^ Cotterell, Arthur; Rachel Storm (1999). The Ultimate Encyclopedia of Mythology. New York: Lorenz Books. fq. 466, 481. ISBN 0-7548-0091-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Funk, Dmitriy (2018). "Siberian Cosmologies". The International Encyclopedia of Anthropology. Callan, Hilary (ed). John Wiley & Sons, Ltd. pp. 3-4. doi:10.1002/9781118924396.wbiea2237.
  3. ^ Slovic, Scott; Rangarajan, Swarnalatha; Sarveswaran, Vidya (1 shkurt 2019). Routledge Handbook of Ecocriticism and Environmental Communication (në anglisht). Routledge. fq. 471. ISBN 978-1-351-68269-5.
  4. ^ Clauson, Gerard (1972). An Etymological Dictionary of Pre-Thirteenth Century Turkish. Oxford: Oxford University Press. fq. 164–165. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Sinor, Denis (1997). Studies in Medieval Inner Asia (në anglisht). Ashgate. fq. 159. ISBN 978-0-86078-632-0. one wonders whether the agreement between the Turkic proper name and the Mongol word umay "womb", placenta" is the result of an incorporation of Turkic elements into Mongol ethnicity or should be viewed as an ancient, lexical heritage shared by Turks and Mongols.