Emevitët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Umajjadët)
Jump to navigation Jump to search

Emevitët ose Omajadët ishin një familje arabe e cila erdhi në pushtet duke krijuar Kalifatin Emevi midis viteve 661 dhe 750 dhe më vonë edhe në Spanjën Islame ndërmjet viteve 750 dhe 1031. Në periudhën para-islame, ata ishin një fis i spikatur kurejshi, si pasardhës të Ummja ibn Abd Shams. Përkundër kundërshtimit të vendosur ndaj profetit islamik Muhammed, Omajjadët përqafuan Islamin përpara vdekjes së këtij të fundit në vitin 632. Një anëtar i klanit, Othmani, vazhdoi të bëhej Kalifi i tretë Rashidun në vitet 644 - 656, ndërsa anëtarët e tjerë ishin guvernatorë në pozita të ndryshme. Një prej këtyre guvernatorëve, Muavije I, fitoi Luftën Civile të Parë Muslimane në vitin 661 dhe themeloi Kalifatin Omajad me kryeqytetin e saj në Damask të Sirisë. Kjo shënoi fillimin e Dinastisë Emevite (Omajadët), dinastisë së parë të trashëguar në historinë e fesë islame dhe dinastia e vetme që sundoi mbi të gjithë botën islame të kohës së saj.

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]