Kërceni tek përmbajtja

Unaza e Madhe

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

"Unaza e Madhe" është një autostradë unazore rreth kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës. Unaza e Madhe e Tiranës ka një gjatësi totale 28.7 kilometra. Shpejtësia e projektuar e lëvizjes është 90 km në orë. Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, Unaza do te kishte përfunduar më shpejt, por një sërë faktorësh i penguan punimet. Në këtë segment punohet edhe gjatë orëve të natës.[1] U hap në 30 dhjetor. Kryeministri Edi Rama dhe Zëvëndësministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku morën pjesë në hapje.[2]

Rëndësia e "Unazës së Madhe" për Tiranën

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Unaza e Madhe ka një rëndësi të madhe për zhvillimin urban të Tiranës. Këto janë arsyet sipas ekspertëve:

  1. Është rritur ndjeshëm numri i automjeteve në Tiranë dhe trafiku është rënduar për shkak të zhvillimit të madh të kryeqytetit dhe shumëfishimit të banorëve.
  2. Rrugët e Tiranës janë shumë të ngushta dhe të projektuara për një qytet të vogël
  1. ^ "Nesër hapet Unaza e Madhe e Tiranës, 28,7 km e gjatë, shpejtësi deri në 90 km/h - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2025-01-01.
  2. ^ Braho, Ina (2024-12-30). "VIDEO: Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, Rama: Projekti më i madh në historinë e kryeqytetit". Gazeta Dita. Marrë më 2025-01-01.