Unioni i Artistëve të Filmit të Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Unioni i Artistëve të Filmit të Kosovës – UAFK është organizatë jo qeveritare që funksionon si organ i pavaruar detyrë e të cilit është mbrojtja e film punuesve në Kosovë.

UAFK fillimisht ka ekzistuar si shoqatë e puntorëve të filmit në Kosovës, është themeluar në vitin 1978 nga Abdurrahman Shala që në të njejtën kohe ka udhëhequr edhe KosovaFilm-in. Nga viti 1980 deri më 1990 kjo shoqatë ka ndihmuar jashtëzakonisht në plasimin e filmit Kosovar. Ka deleguar pothuajse të gjithë produksionin e Kosovafilm-it nëpër festivale të ish Jugosllavisë.

Në fillim të viteve 90-ta kjo shoqatë si edhe shumë institucione tjera në Kosovë pushuan së vepruari për arsye që dihen. Rithemelimi i kësaj organizate u bë nga Isa Qosja, Istref Begolli dhe Agim Sopi në vitin 2000 më emrin “Unioni i Artistëve të Filmit të Kosovës – UAFK”

Deri më tani kjo organizatë është udhëhequr nga

Statuti i Unioni i Artistëve të Filmit të Kosovës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky Statut është dokumenti themelor drejtues i UNIONIT TË ARTISTËVE TË FILMIT TË KOSOVËS me seli në Prishtinë, organizatë kjo jo-për-përfitim e themeluar në pajtim me Rregulloren numër 1999/22 të Administratës së Përkohshme të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Neni 1[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Themelimi 1.1. “UNIONI I ARTISTËVE TË FILMIT TË KOSOVËS” është iniciativë e artistëve të filmit të Kosovës e themeluar për të avancuar pozitën e artëstive të filmit, për të luftuar për të drejtat e artistëve të filmit dhe për të ndikuar në përgjithëesi për zhvillimin e artit të filmit dhe artit audio-vizuel në Kosovë. 1.2. Emri i organizës është “UNIONI I ARTISTËVE TË FILMIT TË KOSOVËS” 1.3. “UNIONI I ARTISTËVE TË FILMIT TË KOSOVËS” njihet edhe me shkurtesën UAFK. 1.4. UAFK është organizatë vullnetare, jo-për përfitim dhe jo-partiake. 1.3. Si organizatë jo-për-përfitim, UAFK ka formë juridike të unionit, në përputhshmëri me Rregulloren e UNMIK-ut Nr.1999/22 për Themelimin dhe Regjistrimin e Organizatave Joqeveritare në Kosovë.


1.4. UAFK nuk do t’i shpërndaj asnjë të ardhur neto ose përfitim asnjë personi. Pasuria, të ardhurat dhe përfitimi i UAFK do të përdoren vetëm për realizimin e planeve, projekteve dhe veprimtarive që kanë për qëllim realizimin e qëllimeve jo-për-përfitim të UAFK, dhe nuk do të përdoren për të krijuar benefite të veçanta individuale, qoftë në mënyrë të drejtëpërdrejtë apo indirekte për asnjërin nga themeluesit, drejtorin, zyrtarët, ndonjë anëtar të UAFK, ndonjë të punësuar, ose donator të UAFK. Megjithatë pagesa e kompensimit të arsyeshëm për këta persona mund të bëhet për punën që këta e bëjnë për UAFK. 1.5. Çfarëdo transakcioni midis UAFK dhe anëtarëve të tij, anëtarëve të Kryesisë, ose të zyrtarëve të UAFK, si dhe midis UAFK dhe bashkëpunëtorëve, ose nëpunësve të tij domosdo do të bëhet sipas vlerës reale të tregut, ose kushteve më të favorshme për UAFK. 1.6. UAFK ka statusin e personit juridik, që nga data 7.02. 2000. 1.7. UAFK ka vulën dhe shenjën e vet identifikuese. 1.8. UAFK ka xhirollogarinë e vet. Çështjet e rregullimit dhe të raportimit financiar do të definohen me Rregulloren e brendshme të UAFK [në tekstin e mëtejmë “Rregullorja”]. 1.9. Adresa e përkoheshme e UAFK-es është: Kino ABC 10000 Prishtinë

Neni 2[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Themeluesit dhe Përfaqësuesi i autorizuar 2.1. Përfaqësues të plotfuqishëm të UAFK-së janë:Kryesia dhe kryetari i UAFK-së,të zgjedhur nga kuvendi i anëtarëve, ndërsa përfaqësuesin e autorizuar e emëron kryetari ose kryesia e UAFK-së. 2.2. Kryesia e UAFK-se mund të emerojë përfaqesues të autorizuar që ai/ajo e përfaqëson UAFK dhe i pranon të gjitha shkresat zyrtare në emër të UAFK. 2.3. Përfaqësuesi/ja i/e autorizuar është përgjegjës për të informuar organin kompetent për regjistrim të organizatave joqeveritare për çdo ndryshim që i bëhet Statutit të UAFK, si dhe për çdo ndryshim të adresës dhe të numrave të telefonit të saj.

Neni 3[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

MISIONI, QËLLIMET DHE VEPRIMTARIA 3.1. UAFK është organizatë profesionale që e ka për mision të kontribuojë në zhvillimin e artit të filmit në Kosovë, si dhe për avancimin e pozitës së artistëve të filmit në Kosovë. 3.2. Për realizimin e misionit të vet, UAFK angazhohet për arritjen e qëllimeve në vijim:  Të jetë partner aktiv në procesin e krijimit dhe të formimit të të gjitha koncepteve, legjislacionit, modeleve dhe të vendimeve që korrespondojnë me dhe ndikojnë në çështjet e kulturës audio-vizuele në Kosovë;  Të zhvillojë dhe të mbrojë interesat e artistëve të filmit në Kosovë.  Të ngritë nivelin artistik dhe estetik të publikut në Kosovë,  Të përfaqësojë strukturën dhe anëtarësinë e vet para institucioneve vendore, qeveritare dhe publike në Kosovë;  Të përfaqësojë strukturën dhe anëtarësinë e vet para institucioneve rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare.  Ti përfaqësojë anëtarët e vet para organizatave, shoqatave dhe ndërmarrjeve që kanë marrëdhënie direkte me produkcionin, shpërndarjen dhe ekspozimin e produkteve audiovizuele.  Të sigurojë konsultime juridike dhe përfaqësim juridik të anëtarëve të vet.  Të mbështetë mbrojtjen shëndetësore të anëtarëve të vet.  Të kujdeset për rekreacion të anëtarëve të vet, si dhe t’i mbështesë klubet, qendrat rekreative dhe qendrat e tjera të rëndësishme për mirëqenien e anëtarëve të vet.

3.3. Për realizimin e qëllimeve të veta, UAFK mund të organizojë manifestime kulturore, festivale, seminare, ligjërata, dhe mund të shfrytëzojë shtypin ditor, javor dhe mujor, si dhe mediumet e tjera për ngritjen e vetëdijes së bartësve të institucioneve, të publikut dhe gjithë shoqërisë kosovare për rëndësinë e filmit dhe nevojën për zhvillimin dhe mbrojtjen e tij. 3.4. Gjithashtu, UAFK mund të ndërmerr aktivitete për ngritjen e cilësisë së jetës së anëatrëve të vet në fushën shëndetësore dhe rekreative. Për këtë qëllim, do të kujdeset për organizimin e klubeve dhe qendrave rekreative në interesin e natërave të vet.

Neni 4[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ANËTARËSIA 4.1. Anëtarësimi në UAFK është i hapur për çdo krijues kinematografik që profesionalisht merret me artin e filmit dhe me artin audiovizuel, që është i diplomuar në Akademi përkatëse të licencuar nga Ministria e arësimit, ose që ka diplomë të Akademisë nga ndonjë vend tjetër, por të nostrifikuar në Kosovë. Studentët e Akademive të licencuara që kanë marrë pjesë profesionalisht në punimin e së paku dy filmave gjithashtu kanë të drejtë të anëtarësohen në UAFK,nëse projektet filmike që që kanë marr pjesë,janë të njohur ndërkombëtarisht,janë projektuar në ndonjë festival të pranuar,të njohur ndërkomtarisht.Nëse plotësohen kriteret profesionale, antarësia në UAFK është e hapur pa marrë parasyshë racën, gjininë, orientimin seksual, shtetësinë, kombësinë, religjionin, moshën ose aftësitë fizike. 4.2. Kuvendi i anëtarve do të vendos me VENDIM të veçantë nëse do të kërkohet pagesa e anëtarsisë nga anëtarët, si dhe lartësia e pagesës. Mospagesa e anëtarësisë, pas paralajmërimit me shkrim, do të shërbejë si bazë për përjashtimin e anëtarit nga UAFK. 4.3. Anëtarësimi i ndonjë anëtari gjithashtu mund të përfundojë ose suspendohet me vendimin e Kuvendit të Anëtarëve në rast të shkeljes se dispozitave të Statutit, Kodit Etik, si dhe të rregullave të tjera të

miratuara nga Kuvendi i Anëtarëve të UAFK, e që janë në harmoni me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe standardet dhe praktikën më të mirë evropiane. Në rast të suspendimit, kohëzgjatja e suspendimit do të përcaktohet. 4.4. Përfundimi ose suspendimi i anëtarësimit bëhet nga Kuvendi i Anëtarëve dhe vendimi i tillë merret me shumicë të votave të anëtarëve prezent.

Neni 5[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

KUVENDI I ANËTARËVE

5.1. Kuvendi i Anëtarëve është organi më i lartë drejtues i UAFK. Ai përbëhet prej të gjithë anëtarëve të UAFK. 5.2. Kuvendi i Anëtarëve ka përgjegjësinë më të lartë për politikën dhe çështjet financiare të UAFK. 5.3. Përpos kompetencave që ka Kuvendi i Anëtarëve sipas legjislacionit në fuqi, ai gjithashtu ka edhe këto kompetenca:

- harton dhe miraton Rregulloren për punën e Kuvendit dhe të Kryesisë së UAFK; - zgjedh dhe emëron Kryetarin dhe anëtarët e kryesisë së UAFK. - përcakton kompetencat dhe detyrat e Kryetarit dhe të zyrtarëve të tjerë të UAFK; - shqyrton dhe miraton të ardhurat, detyrimet, programet, shpenzimet dhe raportet tremujore të Kryesisë; - miraton planet tremujore; - merr vendim për hapjen e vendeve të reja të punës - përcakton lartësinë e shpenzimeve të cilat autorizohet t’i bëj Drejtori pa miratimin e Kryesisë, si pjesë të punës së përditëshme. 5.4. Kuvendi i Anëtarëve mund të delegojë ndonjë prej përgjegjësive të tij në Kryesinë e UAFK ose ndonjë organ tjetër ose edhe t onjdonjë zyrtarë tjetër i UAFK me vendimin e shumicës së anëtarëve të tij prezent në mbledhje të Kuvendit të anëtarëve 5.5. Kuvendi i anëtarëve do të veproj gjithmonë në përputhshmëri me misionin dhe qëllimet e UAFK, si dhe në pajtim me mandatin e definuar në këtë Statut dhe në harmoni me legjislacionin në fuqi.

Neni 6[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

MBLEDHJET E KUVENDI TË ANËTARËVE

6.1. Mbledhjet e Kuvendit të anëtarëve mbahen një herë në tre muaj [katër (4) herë në vit]. Sipas nevojës Kuvendi i anëtarëve,apo Kryetari i UAFK-së mund të thërret mbledhje të jashtëzakonshme dhe mund të mblidhet nëse këtë e kërkojnë së paku dy të tretat e anëtarëve të Kuvendit. Për mbledhjet e jashtëzakonshme, anëtarët e Kuvendit duhet të njoftohen nga ana e Kryetarit, Sekretarit ,së paku 7 (shtatë) ditë para mbajtjes së mbledhjes. 6.2. Shumica e anëtarëve të Kuvendit do të përbëjnë kuorumin. Nëse nuk ka kuorum, mbledhja do të prolongohet për ditën e caktuar dhe njoftimi do t’u shpërndahet të gjithë anëtarëve paraprakisht. 6.3. Çdo anëtar i Kuvendit e ka vetëm një votë. 6.4. Të gjitha vendimet e Kuvendit të anëtarëve do të merren me shumicë votash. 6.5. Secili anëtar i Kuvendit do të abstenoj nga votimi, nëse për çështjen për të cilën vendoset ajo/ai ka interes personal, familjar, ose ekonomik.

Neni 7[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

KRYESIA E UAFK

7.1. Përpos kompetencave të dhëna me këtë statut, Kryesia e UAFK është përgjegjëse për mbikqyrjen e punës dhe menaxhimin e pasurisë së UAFK. Kryesia do të veprojë çdo herë në pajtim me Satutin e UAFK, misionin e UAFK, vendimet e Kuvendit të anëtarëve si dhe legjislacionin në fuqi. 7.2. Përpos kompetencave të përcaktuara me këtë Statut, Kryesia e UAFK do të ketë gjithashtu edhe këto kompetenca: mbikqyrjen e udhëheqjes racionale të punës së UAFK, si dhe mjeteve dhe të pasurisë së UAFK, zbatimin me kohë të vendimeve dhe të konkluzioneve të Kuvendit të anëtarëve, përgaditë mbledhjet e Kuvendit të anëtarëve, propozon anëtarët e ri për pranim në UAFK; përfaqëson UAFK me institucionet, organizatat dhe ndërmarrjet që janë të rëndësishme për realizimin e misionit dhe të qëllimeve të UAFK, si dhe lidhë kontrata dhe marrëveshje me të njëjtat. 7.3. Kryesia e UAFK përbëhet nga anëtarët e UAFK. Anëtarët e kryesisë zgjedhen individualisht nga Kuvendi i Anëtarëve me shumicë votash të anëtarëve prezent. Çdo anëtar i Kryesisë do të shërbejë në kohëzgjatje prej tre vjetësh dhe të qëndrojë në funkcion derisa anëtari i ri e merr postin, ose deri në vdekje, dorëheqje ose shkarkim nga detyra. 7.4. Kryesia do të ketë së paku 5 (pesë) anëtarë. 7.5. Anëtarët e Krysisë mund të zgjedhen për dy mandate të njëpasnjëshme. 7.6. Anëtarët e Kryesisë mund të shkarkohen para përfundimit të mandatit nëse puna e tyre nuk është në harmoni me Statutin, Kodin etik, ose vendimet e Kuvendit të anëtareve dhe ate me shumicë të votave të Kuvendit të anëtarëve prezent në mbledhjen përkatëse. 7.7. Në rast të vdekjes, dorëheqjes ose shkarkimit të anëtarit të Kryesisë, Kuvendi i Anëtarëve duhet të zgjedh pasardhësin për të shërbyer për kohën e mbetur. 7.8. Vendimet në Kryesinë e UAFK merren me shumicë votash. 7.9. Kryesia e UAFK mund të vendos t’i drejtohet për çfarëdo çështje Kuvendit të Anëtarëve për marrje të vendimit. 7.10. Kurrëfarë pagese ose kompenzimi nuk mund t’u bëhet anëtarëve të Kryesisë pa aprovimin e Kuvendit të Anëtarëve dhe vetëm kur pagesa ose kompenzimi është i arsyeshëm dhe bëhet për punën e kryer për UAFK. 7.11. Secili anëtar i Kryesisë do të abstenojë prej votimit për marrjen e vendimeve ose për çfarëdo çështje tjetër për të cilën ai ose ajo ka interes personal, familjar, ose ekonomik.

Neni 8[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

ZYRTARËT DHE NËPUNËSIT

8.1. Në rast nevoje Kryesia e UAFK do të emërojë Zyrtarë ose të punësojë persona që të marrin përsipër kryerjen e detyrave ditore, ose speciale të UAFK. Kohëzgjatja e punësimit të tyre duhet të caktohet nga Kryesia, e cila duhet të informojë Kuvendin e Anëtarëve për emërime të tilla. 8.2. Zyrtarët dhe punonjësit e tjerë të UAFK duhet të punësohen bazuar në Kontratën me shkrim e cila detalizon të gjitha të ardhurat dhe të benefitet e tjera që duhet t’i paguhen Zyrtarit. Të gjitha pagesat duhet të jenë të arsyeshme dhe duhet të paguhen vetëm punën e kryer për UAFK. Kontratat e punës midis UAFK dhe punonjësve duhet të jenë në përputhshmëri me legjislacionin e punës që është në fuqi në Kosovë.

Neni 9[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasuria Të ardhurat e UAFK mund të përbëhen nga pagesa e anëtarësisë, donacionet në para, kontributet në natyrë, nga trashëgimia, nga dhuratat si dhe nga të ardhurat e krijuara nga veprimtaritë ekonomike me të cilat në bazë të ligjit ka mundësi të merret UAFK.

Neni 10[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kryetari Kryetari përfaqëson UAFK dhe është përgjegjës për aktivitetin e përditshëm të saj. Përgjegjësitë dhe kompetencat e Kryetarit do të definohen qartë me rregullore të brendshme të Kuvendit të Anëtarëve të UAFK.

Neni 11[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

RAPORTIMI FINANCIAR 11.1. Raportimi financiar brenda UAFK, si dhe midis UAFK dhe institucioneve publike dhe personave të tretë do të definohet detajisht me Rregulloren e brendshme të UAFK [në tekstin e mëtejmë “Rregullorja”]. 11.2. Kryesia e UAFK-së është përgjegjëse që t’i paraqes Raport vjetor programor dhe financiar Kuvendit të Anëtarëve dhe pas miratimit nga Kuvendi, brenda afatit ligjor t’ia paraqes raportin financiar institucioneve qeveritare kompetente, në përputhëshmëri me legjislacionin në fuqi në Kosovë. 11.3. Viti financiar i UAFK përputhet me vitin kalendarik.

Neni 12[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

SHPËRBËRJA E UAFK 12.1. UAFK mund të shpërbëhet me vendim të marrë nga shumica prej dy të tretash të Anëtarëve të Kuvendit të UAFK.

12.2. Me rastin e shpërbërjes, e gjithë pasuria e mbetur e UAFK do t’i transferohet një organizate tjetër kosovare jo-për-përfitim me mision dhe qëllime të ngjashme.

12.3. Vendimi për shpërbërjen e UAFK domosdo duhet të përmbajë informacionet në vijim për organizatën të cilës do t’i transferohet pasuria e UAFK: emri, misioni, veprimtaritë, si dhe numri i regjistrimit të organizatës në regjistrat e personave juridik jo-për përfitim.

Neni 13[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ndryshimi i Statutit 13.1. Statuti i UAFK mund të ndryshojë vetëm nëse vendosë Kuvendi i anëtarëve dhe atë vetëm nëse një gjë e këtillë është e domosdoshme për funksionimin më efikas të UAFK. 13.2. Ndryshimi i Statutit të UAFK mund të bëhet me miratim të shumicës prej dy të tretash të anëtarëve Kuvendit.