Universiteti "Nënë Tereza" - Shkup

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Universiteti "Nënë Tereza" është një institucion i arsimit të lartë i cili ndodhet në kryeqendrën e Republikës së MaqedonisëShkup.

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 25 dhjetor 2015 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë votoi ligjin për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza në Shkup shpallur në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr. 226 ndërsa në maj të vitit 2016 Qeveria i caktoi antarët e Komisioneve amë. Në qershor të këtij viti Qeveria nxjer konkluzionin për konfirmimin e kuotës prej 1220 studentësh, për regjistrimin në vitin e parë të studimeve, në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2016/2017. Në korrik 2016 Komisionet Amë pregaditën raportet përfundimtare për ecurinë përgaditore për nismën e punës të Universitetit, shqyrtuan prioritetet për zgjedhjen e kuadrit arsimoro-shkencor dhe të bashkëpuntorëve (asistentevë – doktorantëvë), shqyrtimi i hapësirave për realizimin e veprimtarisë arsimore shkencore dhe paisjeve tjera.[1] [2] [3] [4]

Misioni[redakto | redakto tekstin burimor]

Ky universitet është një mjedis i promovimit të vlerave të mirëfillta arsimore e shkencore, si një qendër që prodhon kuadro që do e çojnë shoqërinë dhe kombin përpara. Universiteti do të funksionojë konform standardeve më të larta ndërkombëtare, duke sjellë cilësi dhe studentë të përgatitur që t’i bëjnë ballë ekonomisë së tregut dhe globalizimit shoqëror.

Fakultetet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. Fakulteti i Shkencave të Informatikës
  2. Fakulteti i Shkencave Teknologjike
  3. Fakulteti i Shkencave Teknike
  4. Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës
  5. Fakulteti i Shkencave Sociale

Organet tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

Në kuadër të Universitetit "Nënë Tereza" në Shkup vepron edhe kori universitar i cili ka për qëllim promovimin e veprave muzikore dhe afirmimin e kulturës muzikore shqiptare. Anëtarë të korit mund të jenë muzikantë profesionistë por edhe të profesioneve tjera me kusht që të posedojnë dëshirë dhe ndjenjë për muzikë, nga studentët e Universitetit "Nënë Tereza", studentë të universiteteve tjera në Shkup, nxënës të shkollave të mesme si dhe punëtorë të administratës publike.[5]

Bashkëpunimi ndëruniversitar[redakto | redakto tekstin burimor]

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]