Universiteti Bujqësor i Tiranës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT) është institucion i arsimit te larte ne Shqipëri, qe ofron studime mbi agronominë, veterinarinë, ekonominë agrare, inxhinierinë pyjore, mjedisin rural, dhe dege te ngjashme. UBT është qendra me e madhe e edukimit dhe kërkimit shkencor ne fushën e bujqësisë dhe ushqimit ne Shqipëri. Kampusi i UBT-se është i vendosur në një kodrinë të pyllëzuar në periferinë veri-perëndimore të Tiranës, rreth 7 km nga qendra e qytetit.

Historiku[redakto | redakto tekstin burimor]

UBT u krijua më 1 nëntor 1951 si Institut i Lartë Bujqësor (ILB). Më 1991 u emërtua Universiteti Bujqësor i Tiranës (UBT). Deri ne vitin 1990 universiteti ishte i organizuar ne kater fakultete (Agronomi, Ekonomi Agrare, Inxhinieri Pyjore dhe Veterinari) me rreth 6000 studente e 480 pedagoge. Ne vitin 1992-1994, përmes asistencës se dy projekteve SARA, te financuar nga qeveria e SHBA-se (USAID) dhe atij GTZ te financuar nga qeveria Gjermane, u krye ristrukturimi akademik i universitetit. Nga viti 2001-2002 UBT është ne një proces te ri te ristrukturimit ne përputhje me "deklaratën e Bolonjës", UBT, ne vitin akademik 2005-2006, pritet te organizoje studimet sipas skemës se re 3+2+3 (Bachelor, Master dhe Doktorature).

Ne UBT kërkimi shkencor konsiderohet si një komponent esencial i jetës akademike. Kërkimi është realizuar ne saje te projekteve nacionale me pjesëmarrjen ne programet "Bujqësia dhe Ushqimi, biotekonologjia dhe Diversiteti Biologjik", ne projektet nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, ne projektet bilaterale me qeverinë greke dhe italiane, ne projektet DAD, ne projektet e NATOS, ne projektet IMG Tempus, ne projektet e Bankes Boterore, ne projektet për kërkim dhe zhvillim te akorduara nga qeveria shqiptare me një buxhet special ne vitin 2004. UBT është iniciator i lidhjeve te shkencës me prodhimin. Këto lidhje janë konkretizuar përmes marrëveshjeve te lidhura me biznesin shqiptar.

UBT ka marrëdhënie bashkëpunimi me shume universitete ne Evrope dhe SHBA, si me Universitetin e Hohenheimit-Stuttgart, Universitetin Humboltd-Berlin, Universitetin e Bonit, Universitetin e Gotingenit, ne Gjermani ; Universitetin e Viterbos, Universitetin e Potencës, Universitetin e Udines, IAM-Valenzano, Universitetin e Barit, ne Itali ; Institutin Politeknik dhe Universitetin Shtetëror te Virxhinias, Universitetin e Atlantes, Universitetin e Kolorados, Universitetin Georgia, Universitetin e Oklaomes, ne SHBA ; Institutin Nacional Politeknik te Nansise dhe Qendrën Ndërkombëtare Mesdhetare te Studimeve Agronomike (CHIEHAM), ne Montepelie, France ; Universitetin Aristoteli te Selanikut, Universitetin e Patras, ne Greqi ; me Universitetin ST. Kliment Ohridski-Bitola, Maqedoni dhe Universitetin e Shkencave Agronomike dhe Mjekësisë Veterinare ne Bukuresht, Rumani.

Fakultetet[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Fakulteti i Ekonomisë dhe Agrobiznesit
  • Fakulteti i Mjekësisë Veterinere
  • Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit
  • Fakulteti i Bioteknologjisë dhe Ushqimit
  • Fakulteti i Shkencave Pyjore

Fakulteti i Ekonomisë & Agrobiznesit (FEA)[redakto | redakto tekstin burimor]

Fakulteti i Ekonomisë & Agrobiznesit (FEA) ka një jetë relativisht te re. Ai zë fill që nga viti 1971 (në atë periudhë emërtohej-Fakulteti i Ekonomisë Agrare). Ish Fakulteti i Ekonomisë Agrare, funksionoi si i tillë deri në vitin 1994, periudhë e cila përkon me ristrukturimin tërësor te Universitetit Bujqësor të Tiranës. Ky ristrukturim çoi në fuzionimin e këtij Fakulteti në kuadër të Fakultetit të Bujqësisë, me dy departamentet përkatëse, Departamenti i “Drejtimit te Fermave dhe Agrobiznesit” dhe Departamenti i Ekonomisë dhe Politikave Agrare. Ky ristrukturim, i cili filloi në vitin 1994 dhe përfundoi ne vitin 1998, u realizua me konsulencën e projektit SARA (American Support for Agricultural Restructuring in Albania) dhe kishte si objektiv themelor përgjigjen ndaj kërkesave te reja qe do te ofronte zhvillimi i bujqësisë dhe i sistemit te agrobiznesit në tërësi. Në vitin 2007, si pasojë e ristrukturimit të ish - Fakultetit të Bujqësisë, u krijua Fakultet i Ekonomisë & Agrobiznesit, i cili ka aktualisht tre departamente, Dep. i “Drejtimit te Agrobiznesit” dhe Dep. i Ekonomisë dhe Politikave Agrare dhe Dep. i Financë Kontabilitetit. Ky fakultet ofron lende dhe studime që lidhen me strategji të menaxhimit të inputeve dhe outputeve në bujqësi, menaxhimin e agrobiznesit, strategji të integrimit të fermerëve në tregje, politika dhe strategji të zhvillimit rural të integruar, politikat agrare.

Fakulteti i Mjekësisë Veterinare (FMV)[redakto | redakto tekstin burimor]

Fakulteti Mjekësisë Veterinare ofron programe studimi në tre drejtime kryesore aftësimi: Shëndetin e kafshëve të prodhimit, Shëndetin e kafshëve të shoqërimit, Shëndetin publik. Ky fakultet udhëhiqet nga koncepti bashkëkohor profesionit te veterinerit: "të parandalojë dhe luftojë sëmundjet e kafshëve; të kontribuojë në mbarështimin sa më të mirë dhe rritjen e prodhimit të kafshëve; të mbrojë njerëzit nga infeksionet që vijnë nga kafshët dhe nga ushqimet me origjinë shtazore”. Fakulteti ofron njohuri ne fusha si: kontrolli i produkteve me origjinë shtazore, sëmundjet e specieve, riprodhimi dhe patologjitë e tij, sëmundjet e derrave dhe shpendëve. Kjo veprimtari kryhet pranë strukturave didaktike të Fakultetit dhe Universitetit dhe strukturave publike dhe private të përzgjedhura nga Fakulteti. Praktika profesionale është e detyrueshme në përfundim të kursit teorik në semestrin e 10-të.

Fakultet i Bujqësisë dhe Mjedisit (FBM)[redakto | redakto tekstin burimor]

Fakulteti i Bujqësisë dhe Mjedisit ofron lende dhe njohuri si: parashikimi i burimeve ushqimore, zhvillimi i qëndrueshëm i bujqësisë, mbrojtja dhe rigjenerimi i burimeve, përdorimi racional i burimeve prodhuese, sigurimi i produkteve ekologjikisht të pastra, dhe siguria ushqimore.

Faqja zyrtare[redakto | redakto tekstin burimor]