Universiteti Medikadent

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


Shkolla e Larte Universitare Jopublike “MEDIKADENT” miratuar me V.K.M. Nr. 674 dt.27/09/2006, u mbyll në gusht 2014 nga Ministria e Arsimit dhe Sportit.[1]

Medikadent ofronte studime të larta në fakultetet :

  • Fakulteti I Infermierisë
  • Fakulteti Laborant I Lartë Dentar.

Programet e studimit në të dy fakultetet ishin 3 vjeçare. Në përfundim të ciklit të plotë të studimeve studentet përfitojnë DNP në degët përkatëse si dhe mundësinë për të ngjitur më tej shkallet e kualifikimit profesional të tyre.

Universiteti garanton :

  • Cilësi të lartë mësimdhënie nga një staf pedagogesh tepër të kualifikuar dhe me dëshirën e madhe për t`u përçuar dijet brezit të ri.
  • Kurikula studimi të njehsuara me Kartën e Bolonjës.
  • Mjedise komode me kushte optimale për mësimdhënie, laboratore, biblioteke, kabinet informatike.
  • Baze mësimore e didaktike që plotëson standardet bashkëkohore.
  • Transport të organizuar me autobus deri në shkollë.
  • Aktivitete me tematike argëtimi por edhe aktivitete mësimore.

Fakulteti Laborant I Lartë Dentar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Formimi i studenteve në këtë fakultet bazohet në traditën që ka ofruar shkolla “ Medikadent” që nga viti 1998. Në këtë vit është themeluar shkolla e parë profesionale private/jopublike për përgatitjen e laboranteve dentare. Shkolla ka gëzuar deri më sot suportin e firmës së mirënjohur Ivoclar-Vivadent Liechtenstein, e cila ka kontribuar me trajnime e kualifikime profesionale për pedagoget dhe studentet, si dhe ka pajisur shkollën me baze materiale e didaktike.

Me përvojën e grumbulluar në plot 8 vite akademike “MEDIKADENT” u transformua dhe kursi i laboranteve dentare u diferencua si Fakulteti I Laboranteve të Lartë dentare, duke e renditur këtë profesion përkrah profesioneve të tjerë te profilit mjekësor.

Fakulteti I Infermierisë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ky fakultet është hapur që në vitin 2006. Programi mësimor është hartuar mbi bazën e përvojës së fakultetit publik dhe është moderuar sipas kërkesave dhe standardeve të shkollës sonë.

Krahas praktikave mësimore që studentet e Infermierisë kryejnë pranë ambienteve të shkollës, në fund të çdo viti akademik u mundësohet edhe praktika profesionale neper qendrat spitalore me të cilat universiteti “MEDIKADENT” lidh marrëveshje të përvitshme, si me Q.S.U.T. “Nënë Tereza”, Spitalin ushtarak S.U.Q.U., Spitalin universitar obstetrikë – gjinekologjik, etj.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Tronditje në Arsimin e Lartë: mbyllen 38 Universitete, ja lista". Arkivuar nga origjinali më 29 maj 2016. Marrë më 30 prill 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)