Universiteti Teknik i Rigës
Rīgas Tehniskā universitāte | |
Lloji | Public |
---|---|
Themelimi | 1862 |
Studentë | 15,735 |
Location | , |
Affiliations | BSRUN, BALTECH |
Faqja zyrtare | http://www.rtu.lv/ |
Universiteti Teknik i Rigës (letonisht:Rīgas Tehniskā universitāte) është universiteti më i vjetër teknik në vendet baltike i themeluar më 14 tetor 1862 (më herët i njohur si Instituti Politeknik i Rigës dhe Politekniku i Rigës). Është i vendesur në Rigë, Letoni.
Instituti Politeknik i Rigës, 1862 - 1918
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Politekniku i Rigës së pari u themeluar në vitin 1862 dhe ishte instituti i parë politeknik në Rusia Perandorake. Ai ofronte studime në agrikulturë, kimi, inxhinieri, mekanikë, tregti dhe arkitekturë, me eduktim në Gjermani. Në vitin 1896, ai u riemërua Instituti Politeknik i Rigës dhe gjuha e ligjëratave u ndryshua në rusisht.
Kur Lufta e Parë Botërore filloi në vitin 1914, Instituti Politeknik i Rigës u evakuua në Moskë dhe punoi atje deri në vitin 1918. Pas kësaj, pjesë të fakultetit u kthyen në Letoni dhe iu bashkuan Universitetit të Letonisë. Të tjerat qëndruan në Rusi dhe vazhduan punën atje.
Universiteti Teknik i Rigës, 1958 - aktualisht
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Instituti Politeknik i Rigës u rithemelua në vitin 1958 nga ndarja e departamenteve të inxhinierisë nga Universiteti Shtetëror i Letonisë. Në vitin 1990, ai u riemërua në Universiteti Teknik i Rigës. Universiteti aktulisht ka 8 fakultete:
- Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Urban
- Fakulteti i Ndërtimtarisë
- Fakulteti i Shkencave Kompjuterike dhe Teknologjisë së Informimit
- Fakulteti i Elektronikës dhe Telekomunikacionit
- Fakulteti i Inxhinierisë ekonomike
- Fakulteti i Materialeve Shkencore dhe Kimisë së Aplikuar
- Fakulteti i Fuqisë dhe Inxhinierisë Elektrike
- Fakulteti i Transportit dhe Inxhinierisë Mekanike
Në vitin 2003, ajo pati 17,281 studentë.
Shkolla e Rigës për Biznes
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkolla e Biznesit është institucion menagjment-edukativ brenda Universitetit Teknik të Rigës. U themelua në vitin 1991, në bashkëpunim të ngushtë me Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut në Buffalo (SHBA) dhe Universiteti i Ottaëa-së (Kanada), dhe ishte i pari institucioni i edukimit të lartë në vendet baltike që ofronte programe mastër të administrimit të biznesit në anglisht.[1]
Shkolla aktualisht ka më shumë se 800 të diplomuar. Standardet e edukimit dhe struktura janë adaptuar nga stili i Amerikës Veriore, e cila përmban punën në grupe dhe pjesëmarrjen aktive nëpër klasa.
Ish-studentë të njohur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Wilhelm Ostwald – Çmimi Nobel për Kimi, fakulteti 1881–1887
- Alfred Rosenberg – politikan gjerman, ministër i territoreve të okupuara perëndimore
- Paul Walden – kimist, zbuloi ethylammonium nitrate si shembulli i parë i hekurit të lëngshëm,
- Friedrich Zander – pioner i fluturimit hapësinor
- Ignacy Mościcki – president i Polonisë (1922–1939),
- Bruno Abakanowicz – matematikan polak dhe inxhinier i elektroteknikës
- Władysław Anders – gjeneral në ushtrinë polake dhe politikan në qeverinë polake në ekzil
- Zbigņevs Stankevičs – kryepeshkop metropolitan i katolikëve të Rigës
- Moisei Ginzburg – Arkitekt konstruktiv (1892–1946)
- Kristjans Ziverts – kimist, agrikulturist, anëtar i Universiteti Shtetëror të Irkutsk
- Zigfrīds Anna Meierovics – ministri i parë i punëve të jashtme dhe kryeministri i dytë i Republikës së Letonisë
- Hugo Celmiņš – politikan, aktivist, agrikulturist, dy herë mbajtës i zyrës së kryeministrit të Letonisë
- Andris Bērziņš – President i Republikës së Letonisë, i cili fitoi zgjedhjet presidenciale të mbajtura më 2 qershor 2011
- Valdis Dombrovskis – politikan letonez i cili isht kryeministër i Letonisë 2009 - 2014
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Riga Business School. "History of RBS".
{{cite web}}
:|last=
ka emër të përgjithshëm (Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]