Shko te përmbajtja

Universiteti i Shën Andreut

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Universiteti i Shën Andreut
latinisht: Universitas Sancti Andreae apud Scotos
MotojaΑΙΕΝ ΑΡΙΣΤΕΥΕΙΝ
LlojiUniversitet publik
Themelimi1413
Studentë10,660 (2014-15)
KampusiShën Andre, Skoci
Faqja zyrtarewww.st-andrews.ac.uk

Universiteti i Shën Andreut (en: University of St Andrews) është një universitet kërkimor publik në qytetin e Shën Andreut, në qarkun Fife, Skoci.  Ai cilësohet si një Universitet e Moçëm, pasi është insitucioni më i vjetër i arsimit të lartë në Skoci dhe i treti më i vjetër në botën anglofone (pas Oksfordit dhe Kembrixhit). Universiteti i Shën Andreut u themelua diku mes viteve 1410 dhe 1413, kur Papa Benedikti XIII lëshoi një urdhër papnor, që i jepte klerikëve Augustinian të drejtën për të themeluar një institucion arsimor.

Pamje nga Universiteti i Shën Andreut

Universiteti është i përbërë nga një disa institucione të vartësisë, ku vlen të përmendim tre kolegje (Kolegji i Bashkuar, Kolegji i Shën Marisë, dhe Kolegji i Shën Leonardit) dhe 18 shkolla, të organizuara në katër Fakultete.[1]  Viti akademik është i ndarë në dy semestra, të njohur si "Martinmas" dhe "Candlemas".  Gjatë sezonit shkollor, studentët dhe stafi i Universitetit përbëjnë mbi një të tretën e popullsisë së qytetit të Shën Andreut.[2]  Ndonëse, relativisht i vogël në numër, trupi studentor përfaqson mbi 120 nacionaliteteve, nga ku mbi 45% vijnë nga vende jashtë Britanisë.[3]  Studentët e Universitetit janë të njohur për ruajtjen e traditave të lashta të Universitetit, ku mund të përmendet  aktivitete si "Raisin Weekend" dhe "May Dip", apo veshja e një kostumi akademik të veçant.[4]

Gjatë viteve Universiteti ka nxjerrë matematikanë të shquar, shkencëtarë, teologë, filozofë dhe politikanë të rëndësishëm, nga të cilët mund të përmendim ish-Ministrin e Parë të Skocisë, Alex Salmond; Sekretari e Shtetit Britanik për Mbrojtjen, Michael Fallon; apo çiftin princëror Uilliam dhe Katherinë, Duka dhe Dukesha e Kembrixhit. Gjashtë fitues të çmimit Nobel janë në mesin e alumnave Universitetit të Shën Andreut.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burim i të dhënave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. "University of St Andrews: Governance". University of St Andrews. Marrë më 10 gusht 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "The University today". Arkivuar nga origjinali më 1 qershor 2007. Marrë më 3 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. "International". Marrë më 12 gusht 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. "The low-down on our traditions". Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2013. Marrë më 3 janar 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)