Jump to content

UNIX

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Unix)

UNIX (regjistruar si UNIX®; shkruar si Unix ose Unix®) është një sistem operativ për kompjutera, fillimisht i ndërtuar në vitin 1969 nga një grup punëtorësh të AT&T në Bell Labs, që përfshinte Ken Thompson, Dennis Ritchie dhe Douglas McIlroy. Sot sistemet Unix janë të ndarë në degë të ndryshme. Përgjatë viteve, AT&T si dhe kompani të tjera fitimprurese ose jo kanë kontribuar në ndërtimin e mëtejshëm.

Nga viti 2007, zotëruesi i markës së regjistruar UNIX® është The Open Group, një korporatë standardësh për industrinë. Vetëm sistemet që janë plotësisht të pajisur më certifikatë "Single UNIX Specification" kualifikohen si "UNIX®" (të tjerët quhen "Unix system-like" ose "Unix-like").

Gjatë fundit të viteve 1970 dhe fillimit të viteve 1980, ndikimi i Unix në qarkun akademik bëri që Unix të përdorej në shkallë të gjerë (sidomos varianti BSD i cili e ka origjinën nga University of California, Berkeley). Ndërkohë, në fushën tregtarë, më i njohuri është Solaris i Sun Microsystems (sot Oracle). Sot, përkrahë sistemeve Unix të certifikuar, janë shumë të përhapur dhe sistemet operative Unix-like si Linux dhe BSD. Shpesh, "Unix tradicional" mund të përdorët për të përshkruar një sistem Unix që ka karakteristikat e "Version 7 Unix" ose UNIX System V.