Untermensch

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kopertina e fletëpalosjes propagandistike naziste "Der Untermensch" ("Nënnjeri"), 1942.

Untermensch (gjermanisht: fjalë-për-fjalë.''underman', 'nënnjeri', 'nënjerëzor'; shumës: Untermenschen) është një term nazist për njerëzit jo-arianë që ata i konsiderojnë si inferiorë, të cilët shpesh u referoheshin si "masat nga Lindja", pra hebrenjtë, romët dhe sllavët (kryesisht polakët etnikë, serbët dhe më vonë edhe rusët). Termi u përdor gjithashtu për njerëzit e racës së përzier dhe zezakët. Populli hebre, polak dhe romë, së bashku me të paaftët fizikisht dhe mendërisht, si dhe homoseksualët dhe disidentët politikë, dhe në raste të rralla, të burgosurit nga ushtritë aleate perëndimore, do të shfaroseshin në Holokaust. Sipas Planit të Përgjithshëm Ost, popullsia sllave e Evropës Lindore-Qendrore do të reduktohej pjesërisht përmes vrasjeve masive në Holokaust, me një shumicë të dëbuar në Azi dhe të përdorur si skllevër në Rajh. Këto koncepte ishin një pjesë e rëndësishme e politikës racore naziste.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]