Urat e lashte

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Urat Antike)

Urat Antike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ura që i përkasin periudhës antike, shek. II p.e.r deri në sek. VI e.r. Ekzistenca e shumë rrugëve në rajonin e Elbasanit gjatë kësaj periudhe kushtëzoi dhe ndërtimin e mjaft urave. Romakët nga shek. II p.e.r dhe në dy shekujt e parë të perandorisë, në kohën e perandorëve August dhe Adrian ndërtuan :

  • -ura druri, me shtresë dërrasash, mbi këmbë me mur guri

Urat e drurit janë më të hershmet se urat e gurit. ë kësaj periudhe është Ura e Topciasit mbi Shkumbin, në Elbasan, që i shërbente rrugës që fillonte nga Apolonia për tu lidhur me rrugën Egnatia. Këmbët kanë hapësirë 12 m njëra nga tjetra, janë ndërtuar me mur guri dhe përbëhet nga trungu, brendësia e murit është punuar me gurë lumi, me derdhje llaci të shumtë. Këmbët kanë qenë të lidhura ndërmjet tyre me trarë.

  • - ura guri me një qemer. Sipas gjerësisë së shtratit të lumit ku ndërtoheshin, urat ishin me një ose shumë qemerë. Nga burimet përmenden urat e gurit me qendër të Cobanajt, Kushës dhe e Muriqanit.
  • - ura guri me shumë qemerë të tilla përmenden të ndërtuara në shek. II e.r janë ura romake, sot rrënojat e njërës prej këmbëve janë pranë urës së periudhës turke dhe ura e Kecit mbi Shkumbin.