Urbani - Tiranë
![]() | |
Rajoni i shërbimit | Bashkia Tiranë |
---|---|
Gjuha zyrtare | Shqip |
Faqja në internet | www.urbani.tirana.al |

Urbani është sistemi i transportit publik i Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë. Ai u prezantua në vitin 2024 nga kryebashkiaku Erion Veliaj.[1]
Linjat e urbanit në Tiranë përbëjnë një rrjet të rëndësishëm transporti publik që lidh zona të ndryshme të kryeqytetit shqiptar me qendrën dhe periferi. Ky sistem transporti shërben si mjeti kryesor i lëvizjes për mijëra qytetarë çdo ditë.
Rrjeti i linjave urbane
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më poshtë është një listë e linjave kryesore të autobusëve në Tiranë:
- 1A - Allias - Selitë
- 1B - Allias - Kodra e Diellit 2
- 2 - TEG - Kopshti Zoologjik - Ish-Stacioni i Trenit
- 3A - Astir
- 3B - Yrshek
- 4 - Qendër - City Park
- 5A - Ish-Kombinati i Autotraktorëve - Qendër
- 5B - Institut - Qendër
- 6 - Laprakë - Qendër
- 8A - Qendër - TEG
- 8B - Qendër - Sanatorium
- 8C - Qendër - Sauk i Vjetër
- 9A - Qytet Studenti - Jordan Misja
- 9B - Vilat Gjermane - Jordan Misja
- 10A - Materniteti i Ri - Qendër
- 10B - Qendër - Mihal Grameno
- 10C - Rrethrrotullimi i Shkozës - Ish-Fusha e Aviacionit
- 11 - Porcelani
- 12 - Uzina Dinamo - Sharrë
- 13 - Tirana e Re
- 15A - Kombinat - Kinostudio
- 15B - Kombinat - Tufinë
- 16 - Linja e Gjelbër (Green Line)
Karakteristikat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Orari i funksionimit: Linjat e urbanëve në Tiranë operojnë nga ora 06:30 deri në orën 23:30 (orari zyrtarë), mundë të ndryshoj sipas linjës. Tarifa: Çmimi standard i biletës është 40 lekë për një udhëtim të vetëm, skualifikohen nga pagesa abonetët mujor ose kategori të veçanta personash. Operatorët: Transporti urban në Tiranë menaxhohet nga kompani të ndryshme private që kanë marrë koncesione për linja të veçanta. Modernizimi: Në vitet e fundit janë bërë përpjekje për të rinovuar flotën e autobusëve, duke përfshirë automjete më ekologjike.
Sfida dhe Përmirësime të Pritshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ndër sfidat kryesore të transportit urban në Tiranë përfshihen mbipopullimi i autobusëve gjatë orëve të pikut, mungesa e korsive të dedikuara për autobusët, si dhe vonesat për shkak të trafikut të rënduar. Për të përmirësuar situatën, bashkia ka propozuar projekte për zgjerimin e flotës së autobusëve elektrikë dhe përmirësimin e infrastrukturës së stacioneve të pritjes.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ ""Urbani", linja më e re e transportit në Tiranë - Financime nga BE e Gjermania, projekti kushton 112 milionë euro". Scan TV. 6 mars 2024.