Shko te përmbajtja

Urbs

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Termi latin urbs (urbis në femërore) tregon qytetin e mirëfilltë latin për antonomasi, i kuptuar si hapsira fizike e ndërtuar ose bashkësia e ndërtesave, rrugëve dhe infrastrukturave;[1] që zgjerohet dhe rinovohet pa pushim,[2] do me thënë struktura materiale e qytetit.[3] Civitas e kuptuar si një njësi territoriale, juridike, ekonomike dhe fetare e pajisur me njëfarë autonomie, megjithëse e kontrolluar nga poshteti qendror dhe në të cilën zhvillon rolin thelbësor për popullsinë, të qenëit qytetar,[4] hapsira e qytetarëve që formojnë shoqërisht dhe kulturalisht qytetin,[1] realitetin shoqëror të përbërë nga qytetarët që jetojnë në qytet[2] i pajisur me një kufi të vetin të shenjtë, pomerium, dhe në këtë mënyrë i shenjtëruar nga perënditë.

Prania i një rrethimi të shenjtëruar, në latinisht pomerium, e dallonte atë nga një oppidum, do me thënë nga qytetet e fortifikuara, pa prerogativat fetare dhe politike të urbs. Dallime i urbs nga oppidum e kishte origjinën që nga themelimi i qendrës, që në urbs ishte e shoqëruar nga cerimoni fetare gjatë të cilave vijëzohej hullia e shenjtë (pomerium), përreth të cilës pastaj do të ngriheshin muret. Hullia, brazda apo pragu, i quajtur pikërisht pomerium, kufizonte zonën e brendshme kushtuar jetës qytetare nga ajo e jashtme, kushtuar funksioneve ushtarake. Në mbrendësi të pomerium-it, pra qytetari ishte një civis, me të gjitha të drejtat dhe prerogativat e tij, por me ndalimin për të mbajtur armë, ndërsa jashtë saj mund të bëhej miles, do me thënë luftëtar në shërbim të qytetit, i nënshtruar rregullave më të rrepta. Pjesa e shenjtërizuar e qytetit, pastaj caktohej si hapsirë për funksione fetare dhe politike, përveç jetese.

Në sistemin e qyteteve latine, urbes ishin pra qytet-shtete me funksione politike dhe fetare përreth të cilave vërtiteshin oppida-t. Pastaj, me zgjerimin e shtetit romak qe Roma që mori rolin e urbs par exellence, ndërsa qyteti zanafillor i perandorisë. Kështu, kur përdoret me gërma kapitale, URBS përcaktonte qytetin e qyteteve, d.m.th. Romën.

Roma e Lashtë përbëhej nga zona urbane ngushtësisht e përcaktuar, Urbs Roma dhe zonat rurale përreth saj, të quajtura Ager Romanus. Me rritjen e popullsisë së Romës, banorët e saj e tejkaluan pomerium-in dhe kufirin urban, për tu vendosur në rrethina. Në vitin 8 p.e.s. do të ishte Augusti që e ndaur Urbs Roma në katërmbëdhjetë rajone, që do të ruhej gjatë gjithë perandoisë.[5] Në periudhën e Perandorisë Romake vetëm dy qytete gëzonin titullin urbs: Roma, qyteti për antonomasi, shpesh i emërtuar thjeshtë Urbs, dhe Urbs Salvia, tani pikërisht UrbisagliaMarke, ndërsa para pushtimit romak kishte edhe të tjera si p.sh.: Urbs Vetus në Etruri (Orvieto moderne në Umbria, që edhe emri i rrjedh nga Urbs Vetus).

  1. 1 2 Joselito Fernández Tapia (2016). "Ciudadanía y desarrollo en las ciudades del siglo XXI: "polis y civitas o sólo urbs"?". Andamios: revista de investigación social (në spanjisht) (32): 131–160. ISSN 1870-0063. Marrë më 15 gusht 2023.
  2. 1 2 Horacio Capel Sáez (2003). "A modo de introducción: los problemas de las ciudades: urbs, civitas y polis". Mediterráneo económico (në spanjisht) (3): 9–22. ISSN 1698-3726. Marrë më 15 gusht 2023.
  3. María del Carmen Santapau Pastor (15 dhjetor 2003). "La categoría jurídica de la tierra en Hispania romana". Lucetum (në spanjisht) (21–22): 191–205. doi:10.14198/LVCENVU2002-2003.21-22.13. ISSN 1989-9904. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2023. Marrë më 15 gusht 2023.
  4. María Juana López Medina (1996). "Las Civitates del Sureste Peninsular durante el Alto Imperio. Algunas cuestiones sobre su urbanismo y su territorio". Florentia Iliberritana: Revista de Estudios de Antiguedad Clásica (në spanjisht). Universidad de Granada (7): 171–185. Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2023. Marrë më 15 gusht 2023.
  5. Jérôme CArcopino (1998). La vida en Roma en el apogeo del imperio (në spanjisht). Madrid: Tema de hoy, S.A. fq. 31–34. ISBN 84-7880-917-1.

Lidhje të jashme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]