Jump to content

Urdhëri i Besës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Urdhëri i Besës Krijuar më 22.12.1926, ka qëne një urdhër kalorsish i cili i përkiste Mbretërise Shqiptare. Urdhër i akorduar për merita krejt të veçanta ndër qarqe ushtarake a civile, që me veprat e tyre i kanë sjellë Shqipërisë dobira të vlefshme. Tre klasa: kalorës, oficer, komandar; dy rangje: oficer i madh, kordon i madh me yll. Urdhëri i Besës është dekorata më e lartë që jepet nga Mbreti i Shqiptarëve. Rangu i kordonit të madh me yll i rezervohet Mbretit dhe Mbretëreshës së Shqiptarëve dhe mund t’i akordohet Princit trashëgimtar, shefave të Shteteve, dhe rrallë diplomatëve të një rangu të lartë. Numri i personave me origjinë shqiptare që mund të dekorohen me kordonin e madh është i kufizuar në 6. Mbreti Zogu I dhe Mbreti Leka I ja kanë akorduar këtë rang të Besës personaliteteve të tillë si Mbreti Faruk i Egjiptit, Princit Abib të Turqisë, shahut Reza Pahlevi të Iranit dhe Anuar el-Sadatit, president i Egjiptit. Urdhëri pas pushtimit italian i kaloi në pronësi familjes mbretërore italiane, familjes Savoia.

Historia e Urdhërit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mbas pushtimit Fashist në Shqipëri, urdhëri u bë pjesë e Mbretërise Italiane e cila udhëhiqej nga familja Savoia. Mbas bashkimit të kurorës shqipëtare dhe italiane ky urdhër dhe disa urdhëra të tjerë kalorsish ballkanik u bene pjesë e pasurise të mbretit Italianë. Personat e dekoruar mund të ishin Shqipëtare edhe Italianë të cilët me punën e tyre i kishin sjellur prestigj mbretëris Shqipëtare si koloni Italiane.

  • Urdhëri i Besës ishte i ndare në "5 klasa" prestigji:
  • Kalors i madh me Pllakë floriri
  • Oficer i Madh
  • Komendator
  • Oficer
  • Kalors

Karakteristikat e dekoratave

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Dekoratat ishin të vizatuara me një shqiponje prej floriri në qënder me dy koka, si ajo e flamurit shqipëtare, dhe e larë me të zezë. Në qënder të shqiponjës mund të shihej një mburojë e kuqe me një krenare prej floriri e cila rafiguronte ate te Gjergj Kastrioti Skenderbeu. Ngjyrat e shiritave ishin të zgjedhura nga vetë mretëria shqipëtare por mbasi u bënë pjesë së mbretërisë italiane, u shtuan simbole të fashizmit sipër mburojes të kuqe, dhe u shtua një kurorë rrethore e cila rafiguronte atë të mbretit italianë. Shiriti i vune një ngjyre te kuqe me te arte.

Kalorsit dhe Oficeret e medhenj mbanin një shqiponje të argjende e cila mund të vihej si një kapse.

Italiane te dekoruar

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]