Urdhri dhe Medalja "Për mbrojtjen e kurfirit shtetëror të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë"

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Urdhri dhe Medalja "Për mbrojtjen e kufirit shtetëror të RPSSH" u jepet ushtarakëve aktivë e rezervistë, reparteve e nënreparteve të kufirit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për arritje të rëndësishme, për shërbim, organizim e drejtim të përsosur dhe për punë të palodhur në kryerjen e detyrës për mbrojtjen e kufirit shtetëror të RPSSH, si edhe për përgatitje të lartë politiko-luftarake e profesionale.

Urdhri dhe Medalja "Për mbrojtjen e kufirit shtetëror të RPSSH" u jepet edhe shtetasve, të cilët me veprat që kanë kryer, i kanë shërbyer drejtpërdrejt mbrojtjes së kufirit.