Përdoruesi diskutim:Afrimasllani.sh

Page contents not supported in other languages.
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kjo faqe këtu është vetëm për diskutim mbi përdoruesin Afrimasllani.sh. Wikipedia nxit diskutimin mes vullnetarëve të saj dhe nuk do të censurojë komente bazuar në pikëpamjet ideologjike ose politike. Wikipedia nuk do t’i ndryshojë komentet. Ato ose do të publikohen, ose do të fshihen nëse nuk u binden rregullave kryesore.
Fillo një temë të re diskutimi.
Ju lutemi nënshkruani me: – ~~~~

Të gjitha komentet u nënshtrohen këtyre rregullave:

  • Përmbajuni temës!
  • Nuk lejohen: sharje, fyerje, fjalor i papërshtatshëm, gjuhë që përmban urrejtje, sulme personale, thirrje për dhunë apo çdo qëndrim tjetër jo i rregullt.

Afrim Asllani -Libri (" Dhuratë për njerëzinë ")


NE JEMI VETËM KALIMTARË

Në këtë botë të gjithë jemi të ngjitur, dikush lart e dikush në mes e ca në fund të një rrote historike, e cila kurrë s’pushon së ndaluri. Ishin shumë në këtë botë para nesh, ka dhe sot, dhe do të ketë edhe pas nesh njerëz të mëndjes së shëndoshë, por me një kuptim të pa filtruar, që jetës ia ndërrojnë kuptimin dhe bëjnë njerëzimin të vuaj. Nuk e filtruan mendjen e tyre, dhe vepruan sikur të jenë të përgjithshëm në këtë rruzull tokësor, dhe asnjëherë nuk bën llogari se edhe dikush tjetër do të vjen pas tyre e ata munden me qenë dikush që është i afërt apo i dashur i tyre, dhe jetën duhet vazhduar aty ku e lanë. Pra nuk llogaritën kurrë që ishin kalimtarë dhe duhet kontribuar shumë së ardhmës.

Punuan dhe kontribuan vetëm për vetën dhe shkuan aq lart sa vepronin sikurse të verbuar, të tjerët përreth ishin të padukshëm, dhe në këtë mënyrë të veprimit shkatërruan rrethin dhe vetë përfunduan aty ku duhet përfunduar, kurse të tjerëve që i lanë pas ju vështirësuan kalimin si kalimtarë. Fillimi është diku dhe askush nuk di saktësisht për te, sa a mund të di kush për mbarimin, fillimi dhe mbarimi është, por ne jemi vetëm kalimtarë, por ka të tillë që tërë kohën komentojnë dhe mundohen ta gjejnë fillimin dhe pak kontribuojnë për momentin si kalimtarë.

Kjo rrotë historike s’ka të ndalur, njerëzit ecin me te prej një pozite në tjetrën dhe ngadalë duke u vendosur në vende të merituara, por gjithmonë duke hasur në pengesa të ndryshme. Dhe këto pengesa do të na shtyen më tepër t’i zgjatim dorën njëri- tjetrit dhe t’i tejkalojmë të gjitha vështirësitë e mundshme …

Sado pak të kontribuohet në zhvillim normal njerëzor, i pashlyrë do të jetë shembulli në historinë e njerëzimit. … Ata që kontribuan dhe do të kontribuojnë kështu pamëdyshje qëllim të vetmin kanë miqësinë, dashurinë dhe një vullnet jetësor për të gjithë të tjerët që kanë pasuri shpirtërore … E ne gjithmonë duhet të kemi parasysh një gjë shumë të rëndësishme se askush nuk mbeti fizikisht përgjithmonë këtu, ata shkuan, dhe me të gjitha të arriturat që i bën për ne, sot jemi këtu ku jemi, pra çfarë duhet obliguar vetën, se edhe dikush pret nga ne. Kurrsesi nuk duhet përbuzur këto që sot i kemi, se kurrë më parë si ke mi pasur, gëzimin kur kemi prezent, mos të pranohet dhe mohohet dhe të thuash kam hidhërim është mekat, pra mos të hidhërohemi kur duhet gëzuar, mos të qajmë kur duhet qeshur dhe kurrsesi mos të lejojmë të na përzihen gjërat …

Të jesh ballëhapur dhe me kokë të ngritur lart, do të jetë meritë e një pune të palodhshme në këtë përiod siç e quaj unë si kalimtar, por vlerat dhe të mbërrimet në përgjithësi duhet ujitur sikurse lulet e pranverës!

Afrim Asllani


ME SHIUN SHKOJNË LOTËT E MI

Shpeshherë iku nga rrezet e diellit e nuk ndalem aty, frikësohem dhe gjithnjë mendoj që edhe shumë të tjerë kanë nevojën e tij, ai rrëzon por ne mos të jem pengesë që të ngrohë ai. Iku dhe them, nuk dua të më ngrohet trupi im, kur shumë të tjerë rrinë me sy nga dielli, e të mërdhirë e kanë atë shpirt. Unë iku nga rrezet e diellit dhe lutem që shi të bie, e të ma mbulojë trupin tim që mos të vërehen lotët e mi, të shkojnë, me shiun pa gjurmë. Mundohem por më duket e kotë qenka, kah shkonin lotët e mi, në fytyrën time vërehet gjurmë e lotit dhe dhembjes shpirtërore! Sa herë marrë duart e vogla të fëmijëve në duart e mia, dhe me hukamën time mundohem t’ia ngrohë duart, e me fjalët e mia të ëmbla mundohem t’ju ngrohë dhe shpirtin. Sa e vështirë qenka kur dielli rrëzon dhe shpirtëra të shumtë nuk ngrohën nga ai.

Prapë lotë, sa dëshirë të madhe kisha ta pyes atë fëmij për dëshirat e tija por isha i pafuqi që t’i ndihmoja dhe fare se pyeta, por vetëm ia ferkoja duart e mërdhira dhe me fjalë doja t’ia ngrohë shpirtin e tij. Ai vetëm më shikonte, se ishte i mbuluar nga trupi im, kurse unë isha në shi, se u luta që shi të bie dhe lotët të shkojnë me shiun, dhe ai fare se vërente, se lotët shkonin me shiun, dhe duke i treguar tregime të ndryshme, trupi i tij i njomë ishte ngrohur nga gjoksi im, por shpina ime ishte në shi, mua më pushoi shpirti se ai gjeti ngrohtësi dhe bënte gjumë. Fëmijët gjithnjë janë të pafajshëm dhe as që dënohen për gabimet e bëra, por kur shoh vuajtje tek fëmijët e pyes vetën, A ËSHTË KY NJË MOSKUJDES, qepallat e lagura nga loti i kishin mbetur para se të flinte dhe herë pas herë fytyra i qante! Me siguri që po ëndërron diç trishtuese, e ndoshta edhe ate QË PËRJETON NË JETËN REALE!

Afrim Asllani


MIRËSIA ËSHTË MË E AFËRT

Ata që nuk iu dhurojnë të tjerëve mirësi në jetë, atëherë kur munden, atyre ju është imponuar jeta me plot urrejtje, dhe pakon trollë i dorëzohen së keqes dhe armiqësisë, dhe kështu mund të fundosen në një humnerë të pa fund.

Urrejtja shkatërron njerëzinë dhe tërësinë, e në atë tërësi jemi dhe ne!

Por të mos kesh urrejtje, është tjetra shumë më e afërt dhe i takon njrëzisë, të duash dhe të adhurosh, do të thotë të përqafosh atë që sjell ardhmërinë. Pra harmonia, mirësia dhe dashuria do t’ju takon atyre që edhe ata të tjerëve t’ju dhurojnë vlerat që ofrojnë popujt.

Afrim Asllani