Shko te përmbajtja

Vëllezërit Sarkies

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
The Sarkies brothers
Clockwise from top:
Arshak, Tigran and Aviet Sarkies
Lindi
ProfesioniHotelierë
Vitet aktive1884–1931
Njihet përHapjen e Raffles Hotel, Eastern & Oriental Hotel dhe Strand Hotel.

Vëllezërit Sarkies, Martin (1852–1912), Tigran (1861–1912), Aviet (1862–1923) dhe Arshak (1868–1931), ishin vëllezër me përkatësi etnike armene të njohur për themelimin e një zinxhiri hotelesh luksoze në Azinë Juglindore. Vëllezërit lindën në Isfahan, Iran.

23-vjeçari Tigran hapi Eastern Hotel (tani Hotel Eastern & Oriental) në George Town, Penang më 15 prill 1884.[1] Vëllezërit themeluan disa hotele në rajon, duke përfshirë Raffles Hotel në Singapor dhe Strand Hotel në Rangoon (Yangon).

Arshaku, më i vogli nga vëllezërit, vdiq më 9 janar 1931. Më 10 qershor të të njëjtit vit, një rast falimentimi u ngrit kundër Hotel Raffles, që në fund përfundoi me humbjen e kontrollit të hoteleve të familjes Sarkies.[2]

Emri Sarkies qëndron ende në Singapor duke i përfaqësuar me rrugën me emrin Sarkies. Megjithatë, rruga u emërua pas Regina Sarkies (nee Carapiet), gruaja e Arathoon Sarkies, e cila ishte një nga kushërirat e vëllezërve dhe hoteliere tjetër.[3][4]Prapëseprapë, Sarkies Corner, kafeneja në hotelin Eastern & Oriental, mban emrin e vëllezërve. Gjihashtu pasardhësit e Arathoon vazhdojnë të banojnë në Singapor.[4]

  1. "The History of Armenians in Singapore and Malaysia". Arkivuar nga origjinali më 2003-08-03. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Augustin, Andreas. "Bond of Brothers". famoushotels.org. The Most Famous Hotels in the World. Marrë më 1 shtator 2020. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. Wright, Nadia H. (2003). Respected citizens: the history of Armenians in Singapore and Malaysia. Amassia Publishing. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. 1 2 "Proud of the legendary Sarkies name". The Straits Times. 17 shtator 2015. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)