Vëmendja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Saliencymap model.png

Vëmendja është proçesi i përqëndrimit në stimuj të caktuar. Kur ne i kushtojmë vëmendje një stimuli shqisor në kujtesën shqisore, ai mund të përpunohet më tej (Baddely, 1986). Vëmendja funksionon si një filtër që vendos se ç'mund të mbahet mend. Gjëndja në të cilën individi nuk tregon vëmendje quhet çrregullim i defiçitit të vëmendjes. Një fëmijë me këtë problem e ka të vështirë të mbajë mend, duke krijuar kështu probleme në sjellje dhe në mësime për veten dhe klasën e tij.


Llojet e vëmendjes[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Vëmendja selektive

Tema alternative dhe diskutime [edit]

Orientimi i hapur dhe i fshehtë [edit]

Vëmendja mund të dalloj në orientimin e “dukshëm” apo te “fshehtë”. 5 Orientimi i dukshëm është akti selektiv i të ndjekurit me sy të një gjësendi apo vendi mbi të tjerat. 6 Orientimi i dukshëm mund të vëzhgohet drejtpërdrejt në formë të lëvizjeve të syrit. Edhe pse lëvizjet e dukshme (hapura) të syrit janë mjaft të zakonshme, ka një dallim që mund të bëhet në mes të dy llojeve të lëvizjeve të syrit; refleksive dhe të kontrolluara. Lëvizjet refleksive janë të komanduara nga një multi strukturë ndijore e quajtur kollikolusi superior i trurit të mesëm. Këto lëvizje janë të shpejta dhe janë të aktivizuara nga paraqitja e papritur e stimujve. Nga ana tjetër, lëvizjet e kontrolluara të syrit janë të komanduara nga fushat në lobin frontal. Këto lëvizje janë të ngadalta dhe vullnetare.

Orientimi i fshehtë i syve është akti i zhvendosjes mentalisht të fokusit pa i lëvizur sytë. 2 6 7 Thjeshtë, janë ndryshimet në vëmendje që nuk i atribuohen lëvizjeve të dukshme të syrit. Orientimi i fshehtë ka potencial të ndikojë në prodhimin e proceseve perceptuese duke drejtuar vëmendjen tek artikuj ose vendet specifike (për shembull, aktiviteti i një neuroni V4, fusha receptive e të cilit shtrihet në një stimul pjesëmarrës, do të rritet me vëmendje të fshehtë),8 por nuk ndikon mbi informacionin që është përpunuar nga shqisat. Hulumtuesit shpesh përdorin detyra "filtruese" për të studiuar rolin e vëmendjes së fshehtë në përzgjedhjen e informacionit. Këto detyra shpesh u kërkojnë pjesëmarrësve për të vëzhguar një numër të madh të stimujve, por përqëndrimi të jetë vetëm në një prej tyre. Këndvështrimi i fundit është që vëmendja vizuale e fshehtë është një mekanizëm i skenimit të shpejtë të fushës së vështrimit për vende interesante. Kjo zhvendosje në vëmendje të fshehtë është e lidhur me lëvizjen qarkore të syrit që krijon një lëvizje të shpejtë të syve në mes të pikave të fiksimit (saccade). Citation needed.

Ka studime që sugjerojnë se mekanizmat e orientimit të dukshëm dhe të fshehtë mund të mos jenë aq të ndarë sa është besuar më parë. Kjo për shkak të faktit se mekanizmat qëndror që mund të kontrollojnë orientimin e fshehtë, të tilla si lobi parietal, pranojnë gjithashtu të dhëna nga qendrat subkortikale të përfshira në orientimin e dukshëm. 6 Teoritë e përgjithshme të vëmendjes supozojnë se proceset poshtë-lartë (të fshehta) dhe lartë-poshtë (të dukshme) konvergojnë në një arkitekturë të përbashkët nervore.9 Për shembull, nëse individët përqëndrohen në këndin e djathtë të fushës së vështrimit, lëvizjet e syve në atë drejtim mund të jenë aktivisht të shtypura.

Orientimi egzogjen dhe endogjen [edit]

Vëmendja orientuese është jetike dhe mund të kontrollohet nga proceset e jashtme (ekzogjene) ose të brendshme (endogjene). Megjithatë, krahasimi i këtyre dy proceseve është sfidues për shkak se sinjalet e jashtme nuk funksionojnë plotësisht në mënyrë egzogjene, por do të tërheqin vëmendjen dhe lëvizjen e syve vetëm nëse ato janë të rëndësishme për subjektin. 6 Orientimi ekzogjen (nga fjala greke exo, që do të thotë "jashtë", dhe genein , që do të thotë "për të prodhuar") është përshkruar shpesh sikur të jetë nën kontrollin e një stimuli. 10 Orientimi ekzogjen është konsideruar të jetë refleksiv dhe automatik dhe i shkaktuar nga një ndryshim i papritur në periferi. Kjo shpesh rezulton në një saccade (lëvizje rapide e syve ndërmjet dy pikave të fiksimit) refleksive. Meqë sinjalet ekzogjene janë paraqitur në mënyrë tipike në periferi, ato referohen si sinjale periferike. Orientimi ekzogjen mund të vërehet madje edhe kur njerëzit janë të vetëdijshëm se sinjali nuk do të transmetoj besueshëm informacionin e saktë rreth asaj se ku objektivi do të ndodhë. Kjo do të thotë se prania e thjeshtë e një sinjali ekzogjen do të ndikojë në përgjigjjen e stimujve të tjerë që janë paraqitur më pas në vendin e mëparshëm të sinjalit. 11

Disa studime kanë hetuar ndikimin e sinjaleve të vlefshme dhe të pavlefshme.6 12 13 14 Ata arritën në përfundimin se sinjalet e vlefshme periferike përfitojnë në performancë , për shembull kur sinjalet periferike janë shkrepje të shpejta në vendin përkatës para fillimit të një stimuli vizual. Posner dhe Cohen (1984) vunë në dukje se e anasjellta e këtij përfitimi ndodhë kur intervali në mes të fillimit të sinjalit dhe fillimit të objektivit është më i gjatë se rreth 300 ms.15 Fenomeni i sinjaleve të vlefshme që prodhojnë reagime më të gjata në kohë se sa sinjalet e pavlefshme njihet me emrin frenim (inhibicion) i rikthimit. Orientimi endogjen (nga fjala greke endo, që do të thotë "brenda" ose “brendësisht”) është shpërndarja e qëllimshme e burimeve të vëmendjes në një vend të paracaktuar apo hapësirë. E thënë thjesht, orientimi endogjen ndodhë kur vëmendja është e orientuar në bazë të qëllimeve apo dëshirave të një vëzhguesi, duke lejuar që qendra e vëmendjes të manipulohet nga kërkesat e një detyre. Për të pasur një efekt, sinjalet endogjene duhet të përpunohen nga vëzhguesi dhe të veprohen qëllimisht. Këto sinjale shpesh referohen si sinjale qëndrore. Kjo është për shkak se ato janë paraqitur në mënyrë tipike në qendër të një ekrani, ku sytë e një vëzhguesi ka të ngjarë të jenë të fiksuar. Sinjalet qëndrore, të tilla si një shigjetë ose një numër, të paraqitura gjatë fiksimit, i tregojnë vëzhguesit për t’u përqëndruar në një vend të veçantë. 16 Kur shqyrton ndryshimet midis orientimit ekzogjen dhe atij endogjen, disa studiues sugjerojnë se ka katër dallime në mes të dy llojeve te sinjaleve:

• orientimi ekzogjen është më pak i prekur nga ngarkesa kognitive sesa orientimi endogjen; • vëzhguesit janë në gjendje t’i injorojnë sinjalet endogjene por jo sinjalet ekzogjene; • sinjalet ekzogjene kanë efekte më të mëdha sesa sinjalet endogjene; dhe • pritshmëritë rreth vlefshmërisë së sinjaleve dhe vlera parashikuese ndikon në orientimin endogjen më shumë sesa në orientimin ekzogjen. 17 Ekzistojnë edhe përkime të pjesërishme edhe diferenca në fushat e trurit që janë përgjegjëse për orientimin endogjen dhe ekzogjen. 18 Një tjetër qasje për këtë diskutim është mbuluar nën temën me titull orientimet e vëmendjes "poshtë-lart" kundrejt "lartë-poshtë". Hulumtuesit e kësaj shkolle kanë përshkruar dy aspekte të ndryshme se si mendja e përqëndron vëmendjen drejt gjësendeve të pranishme në ambient. Aspekti i parë është quajtur përpunimi nga poshtë-lartë (bottom-up), i njohur gjithashtu si stimul i nxitur i vëmendjes apo vëmendje ekzogjene. Këto e përshkruajnë procesimin e vëmendjes që nxitet nga vetitë e vetë objekteve. Disa procese, të tilla si lëvizja apo një zhurmë e papritur e lartë, mund të tërheqë vëmendjen tonë në mënyrë të para-ndërgjegjshme, ose jo-vullnetshme. Ne i kapim ato deshëm apo nuk deshëm.19 Këto aspekte të vëmendjes mendohet se përfshijnë korteksin parietal dhe temporal si dhe trungun cerebral.20 Aspekti i dytë është quajtur përpunimi nga lartë-poshtë (top-down), i njohur gjithashtu si qëllim i nxitur, vëmendje endogjene, vëmendje kontrolluese apo vëmendje ekzekutive . Ky aspekt i orientimit tonë të vëmendjes është nën kontrollin e personit që është duke përqëndruar vëmendjen. Është i ndërmjetësuar kryesisht nga korteksi (lëvozhga) frontale dhe gangliat bazale (themelore) 20 21 si një nga funksionet ekzekutive.6 20 Hulumtimet kanë treguar se është i lidhur me aspekte të tjera të funksioneve ekzekutive, të tilla si memoria punuese, 22 dhe zgjidhja e konflikteve dhe pengimi ose inhibicioni. 23

Ndikimi i procesimit te ngarkesës [edit]

Një teori në lidhje me vëmendjen selektive është teoria kognitive e ngarkesës, i cila thotë se ka dy mekanizma që ndikojnë në vëmendje: kognitive (njohëse) dhe perceptuese. Mekanizmat perceptual e marrin parasysh aftësinë e subjektit për të perceptuar ose injoruar stimuj, edhe kur lidhen me detyrë edhe kur nuk lidhen me të. Studimet tregojnë se në qoftë se ka shumë stimuj të pranishëm (veçanërisht nëse janë të lidhura me detyrën), atëherë është shumë më e lehtë për t’i injoruar stimujt që nuk janë të lidhura me detyrën, por në qoftë se ka pak stimuj mendja do t’i perceptoj edhe stimujt jorelevant, sikurse ato relevante. Mekanizmat kognitiv (njohës) i referohen përpunimit aktual të stimujve, studime në lidhje me këtë kanë treguar se aftësia për procesimin e stimujve ulet me moshë, që do të thotë se të rinjtë ishin në gjendje të perceptojnë më shumë stimuj dhe ti procesojnë ato tërësisht, por ishin më të prirur të procesojnë të dy informacionet edhe të duhura edhe jo të duhura, ndërkohë që të moshuarit mund të procesonin më pak stimuj, por zakonisht i procesonin vetëm informacionet e duhura.24 Disa njerëz mund të procesojnë stimuj të shumëfishtë, p.sh. operatorët e trajnuar të kodit Mors (një alafabet ose kod në të cilin shkronjat paraqiten si kombinime të gjata dhe të shkurtra të sinjaleve të dritës ose zërit) kanë qenë në gjendje të kopjojnë 100% një mesazh, ndërsa vazhdonin një bisedë kuptimplote. Kjo mbështetet në reagimin refleksiv për shkak të "tejmësuarit" aftësia e kodit Mors pranimi/detektimi/transkriptimi në mënyrë të atillë që ajo tashmë është një funksion i pavarur që nuk kërkon vëmendje të veçantë për të performuar. Citation needed


Modeli Klinik [edit]

Vëmendja më së miri përshkruhet si fokusim i qëndrueshëm i burimeve kognitive në informacion, përderisa filtron apo injoron informacionin e jashtëm. Vëmendja është një funksion shumë bazik që shpesh është një shenjë paralajmëruese për të gjitha funksionet e tjera neurologjike/kognitive. Siç është shpesh rasti, modelet klinike të vëmendjes ndryshojnë nga modelet e investigimit. Një nga modelet më të përdorura për vlerësimin e vëmendjes në pacientët me patologji të ndryshme neurologjike është modeli i Sohlberg dhe Mateer. 25 Ky model hierarkik është i bazuar në rikthimin e proceseve te vëmendjes së pacientëve me dëmtim të trurit pas gjendjes së komës (humbjes së thellë të ndjenjave). Pesë lloje të ndryshme të aktiviteteve të vështirësisë në rritje janë përshkruar në model; të lidhur me aktivitete ata pacientë mund të bëjnë sikur procesi i tyre i shërimit ka avancuar. •

Vëmendja e fokusuar: Aftësia për t'ju përgjigjur në mënyrë diskrete stimujve specifik vizual, auditor ose të prekshëm. •

Vëmendja e qëndrueshme (vigjilenca dhe përqendrimi): Aftësia për të mbajtur një përgjigje të qëndrueshme të sjelljes gjatë aktivitetit të vazhdueshëm dhe të përsëritur. • Vëmendja selektive: Aftësia për të mbajtur një strukturë të sjelljes apo kognicionit në sipërfaqen e stimujve shpërqëndrues apo garues. Prandaj ajo përfshin nocionin e "lirisë nga shpërqëndrimi."

•Vëmendja alternative: Aftësia e fleksibilitetit mental që lejon individët për të zhvendosur fokusin e tyre të vëmendjes dhe për të lëvizur në mes të detyrave që kanë kërkesa të ndryshme kognitive. •

Vëmendja e ndarë: Kjo është niveli më i lartë i vëmendjes dhe i referohet aftësisë për të reaguar njëkohësisht në detyra të shumëfishta apo kërkesa të shumëfishta të një detyre. Ky model ka treguar të jetë shumë i dobishëm në vlerësimin e vëmendjes në patologji të ndryshme, lidhet ngushtë me vështirësitë e përditshme dhe është veçanërisht i dobishëm në hartimin e programeve stimuluese të tilla si procesi i trajnimit të vëmendjes, një program rehabilitimi për pacientët neurologjik të të njëjtit autor.

Lidhjet nervore [edit]

Shumica e eksperimenteve tregojnë se një lidhje neurale e vëmendjes e rrit ndezjen. Nëse një neuron ka një përgjigje të caktuar ndaj një stimuli kur kafsha nuk është duke iu përgjigjur stimulit, atëherë kur kafsha i përgjigjet stimulit, përgjigja e neuronit do të shtohet edhe nëse karakteristikat e stimulit mbeten të njëjta. Në pasqyrën e vitit 2007, Knudsen 26 përshkruan një model më të përgjithshëm që identifikon katër pjesë qëndrore të proceseve të vëmendjes, me kujtesën punuese në qendër: • Memoria punuese ruan përkohësisht informacionin për analizë të hollësishme. • Përzgjedhja garuese është procesi që përcakton cilat informata do të kenë qasje në memorien e punës. • Nëpërmjet kontrollit të ndjeshmërisë nga lartë-poshtë, proceset më të larta kognitive mund të rregullojnë intensitetin e sinjalit në kanalet informuese të cilat garojnë për t’u futur në memorien punuese dhe në këtë mënyrë iu jep atyre një përparësi në procesin e përzgjedhjes konkurruese. Nëpërmjet kontrollit të ndjeshmërisë nga lartë-poshtë, përmbajtja e çastit e memories punuese mund të ndikoj në zgjedhjen e informatës së re dhe në këtë mënyrë të ndërmjetësoj vullnetarisht kontrollin e vëmendjes në një lak të përsëritur (vëmendja endogjene - e brendshme).50 • Filterat e spikatur nga poshtë-lartë automatikisht zmadhohen për të ju përgjigjur një stmuli të rrallë, ose stimujve instinktiv apo me relevancë të mësuar biologjike (vëmendja ekzogjene – e jashtme).50 Në mënyrë nervore, në nivele të ndryshme hierarkike, hartat hapësinore mund të rrisin ose të pengojnë aktivitetin në zonat shqisore dhe të nxisin sjelljet orientuese sikurse lëvizjen e syrit.

• Në maje të hierarkisë, fushat frontale të syrit (FSF) ose FEF – shkurtesë nga anglishtja për frontal eye fields në korteksin frontal, pjesën dorzolaterale (pjesa e epërme anësore), përmbajnë një hartë hapësinore retinocentrike (me qendër në retinë). Mikrostimulimi në zonën FEF i nxitë majmunët të bëjnë lëvizje të shpejtë të syve në mes të dy pikave të fiksimit në një vend relevant (anglisht – saccade). Stimulimi në nivele shumë të ulëta për të nxitur një gjë të tillë, prapë se prapë do të rrisë përgjigjet kortikale ndaj stimujve të vendosur në fushën përkatëse. • Në shkallën e ardhshme të ulët, një llojllojshmëri e hartave hapësinore është gjetur në korteksin parietal. Në veçanti, zona laterale ndërparietale (LIP) përmban një hartë të spikatur dhe është e ndërlidhur edhe me FEF dhe me zona shqisore. • Disa pergjigje automatike të cilat ndikjonë në vëmendje, sikuse orientimi drejt një stimuli shumë të dukshëm, ndërmjetësohen subkortikalisht nga kollikuli superior. • Në rrjetin e organizimit nervor, mendohet se proceset sikurse inhibicioni lateral (pengimi anësor) ndërmjetësojnë procesin e përzgjedhjes konkurruese.

Në shumë raste vëmendja prodhon ndryshime në elektrocefalogram EEG. Shume kafshë, përfshirë edhe njerëzit prodhojnë valë gama (40-60Hz) kur e fokusojnë vëmendjen në ndonjë objekt ose aktivitet të veçantë. 28 29 30 31

Nje tjetër model i përdorur për sistemin e vëmendjes është nxjerrur nga disa hulumtues sikurse Michael Posner. Ai e ndan vëmendjen në tre përbërës funksional : njoftuese, orientuese dhe vëmendje ekzekutive.20 32 • Njoftimi është procesi i përfshirë në të bërit dhe të qëndruarit vëmendshëm kundrejt asaj që të rrethon. Njoftimi shfaqet në lobet frontale dhe parietale të hemisferës së djathtë, dhe modulohet nga norepinefrina.33 34 • Orientimi është drejtimi i vëmendjes drejt një stimuli specifik. • Vëmendja ekzekutive përdoret kur ka një konflikt në mes të sinjaleve të shumëfishta të vëmendjes. Në thelb është e njëjtë me qendrën ekzekutive në modelin e Baddeley-it të memories punuese. Detyra mbështetëse e Eriksenit ka treguar që kontrolli ekzekutiv i vëmendjes mund të gjendet në korteksin singular anterior. 35


Ndryshimet kulturore [edit]

Duket se fëmijët zhvillojnë modele të vëmendjes që lidhen me praktikat kulturore të familjeve të tyre, komuniteteve dhe institucioneve në të cilat ata marrin pjesë. 36

Në vitin 1955, Jules Henry sugjeron se ka dallime shoqërore në ndjeshmërinë ndaj sinjaleve nga shumë burime të vazhdueshme që bëjnë thirrje për ndërgjegjësimin e njëkohshëm rreth disa niveleve të vëmendjes. Ai i lidhi spekulimet e tij me vëzhgimet etnografike të komuniteteve në të cilat fëmijët janë të përfshirë në një bashkësi komplekse sociale me marrëdhënie të shumëfishta. 37

Shumë fëmijë indigjen në Amerikë kryesisht mësojnë duke vëzhguar dhe duke luajtur. Ka shumë studime që mbështesin atë se përdorimi i vëmendjes së mprehtë në të mësuar është shumë më e zakonshme në komunitetet indigjene të Veriut dhe në Amerikën Qendrore se sa në një mjedis të klasës së mesme . 38 Ky është një rezultat direkt i të mësuarit përmes vëzhgimit dhe lojës.

Vëmendja e mprehtë është edhe kërkesë edhe rezultat i të mësuarit përmes vëzhgimit dhe lojës. Përfshirja e fëmijëve në komunitet u jep atyre mundësinë që mprehtësisht të vëzhgojnë dhe të kontribuojnë në aktivitete që nuk janë të lidhura drejtpërdrejt me ta. Mund të shihet nga komunitete dhe kultura të ndryshme indigjene, siç janë Mayans e San Pedros, që fëmijët mund të marrin pjesë në ngjarje të shumëfishta, njëkohësisht. 37 Shumica e fëmijëve Maya kanë mësuar që t’i kushtojnë vëmendje disa ngjarjeve në të njëjtën kohë, në mënyrë që të bëjnë vëzhgime të dobishme.39 Një shembull është vëmendja e njëkohshme që përfshinë vëmendjen e pandërprerë drejt disa aktivitete që ndodhin në të njëjtën kohë. Një tjetër praktikë kulturore që mund të lidhet me strategjitë e vëmendjes së njëkohshme është koordinimi brenda grupit. Të vegjëlit dhe kujdestarët e San Pedros i koordinojnë shpesh aktivitetet e tyre me anëtarët e tjerë të grupit në një përfshirje të shumëfishtë se sa në një formë diadike. 3 Hulumtuesit konkludojnë se fëmijët me lidhje të ngushta me rrënjët indigjene amerikane kanë një tendencë të lartë veçanërisht për të qenë vëzhgues të mprehtë. 4 Kjo mënyrë e të mësuarit përmes vëzhgimit dhe lojës kërkon nivele aktive të menaxhimit të vëmendjes. Fëmija është i pranishëm përderisa kujdestarët angazhohen në aktivitetet e përditshme dhe përgjegjësitë si: thurje, bujqësi dhe shkathtësi tjera të nevojshme për të mbijetuar. Të qenurit prezent i mundëson fëmijëve t’a përqëndrojnë vëmendjen e tyre në veprimet e performuara nga prindërit, më të rriturit dhe/ose vëllezërit e motrat më të mëdhenjë në moshë. 38 Për të mësuar në këtë mënyrë, nevojitet vëmendje e mprehtë dhe fokusim. Eventualisht nga fëmija pritet që të jetë në gjendje t’i përvetësoj vet këto shkathtësi. Modelet e vëmendjes [edit]

Në fushën e vizionit kompjuterik, janë bërë përpjekje në modelimin e mekanizmit të vëmendjes njerëzore, sidomos mekanizmit të vëmendjes nga poshtë-lartë.40 Në përgjithësi, ka dy lloje të modeleve që imitojnë mekanizmin e spikatjes poshtë-lartë. Një mënyrë bazohet në analizën e kontradiktave hapësinore. Për shembull, një mekanizëm i qendrës -rrethuese është përdorur për të përcaktuar dukshmërinë nëpër shkallë, frymëzuar nga mekanizmi i supozuar nervor. 41 Është dhënë poashtu një hipotezë për atë se disa të dhëna vizuale janë në thelb të dukshme në kontekste të caktuara sfondi dhe se këto janë në fakt detyra të pavarura. Ky model e ka vendosur veten si një ekzemplar për detektimin e dukshmërisë dhe në vazhdimësi përdoret për krahasim në literaturë; 40 mënyra tjetër bazohet në shpeshtësinë e analizave të domenit. Kjo metodë është propozuar fillimisht nga Hou etl al., 42 kjo metodë është quajtur SR dhe më pas është paraqitur edhe metoda PQFT. Të dyja SR dhe PQFT përdorin vetëm fazën informative. 40 Në vitin 2012, është paraqitur metoda HFT ku përdoren edhe amplituda edhe faza informative. 43 Negelizhimi gjysmë-hapësinor [edit]

Artikulli kryesor: Neglizhimi gjysmë-hapësinor Neglizhimi gjysmë-hapësinor (hemispatial), i quajtur gjithashtu neglizhimi unilateral (një-anësor), ndodhë shpesh kur njerëzit kanë dëmtim në hemisferën e djathtë. 44 Ky dëmtim shpesh çon në një tendencë për të injoruar anën e majtë të trupit të dikujt apo edhe anën e majtë të një objekti që mund të shihet. Dëmtimi në anën e majtë të trurit (hemisfera e majtë) rrallë prodhon neglizhim signifikant të anës së djathtë të trupit ose objektit në mjedise lokale të personit. 45 Efektet e neglizhencës hapësinore, megjithatë, mund të variojnë dhe ndryshojnë në varësi të asaj se cila zonë e trurit është dëmtuar. Dëmtimi i substrateve të ndryshme nervore mund të rezultojë në lloje të ndryshme të neglizhencës. Çrregullimet e vëmendjes (të lateralizuara dhe jo të lateralizuara) mund të kontribuojnë gjithashtu në simptoma dhe efekte. 45 Shumë kërkime kanë pohuar se dëmtimi në masën gri brenda trurit rezulton në neglizhencë hapësinore. 46 Teknologjia e re ka prodhurar më shumë informacion, sikurse ekziston një rrjet i shpërndarë i zonave të trurit frontale, parietale, temporale dhe subkortikale lidhja e të cilave është shpërfillur. 47 Ky rrjet mund të lidhet me kërkime të tjera si dhe; rrjeti dorzal i vëmendjes lidhet me orientimin hapësinor. 48 Efekti i dëmtimit në këtë rrjet mund të rezultoj në pacientë që e neglizhojnë anën e tyre të majtë kur shpërqëndrohen nga ana e tyre e djathtë ose ndonjë objekt në anën e tyre të djathtë.44

Referencat 1. Chavajay, P; Rogoff, B (1999). "Cultural variation in management of attention by children and their caregivers". Developmental Psychology 35 (4): 1079–1090.doi:10.1037/0012-1649.35.4.1079. PMID 10442876.

2. Eriksen, C; Hoffman, J (1972). "Temporal and spatial characteristics of selective encoding from visual displays". Perception & Psychophysics 12 (2B): 201–4.doi:10.3758/BF03212870.

3. Morelli, G; C, Angelillo (2003). "Cultural variation in young children's access to work or involvement in specialized child-focused activities" (PDF). International Journal of Behavioral Development 27 (3): 264–74. doi:10.1080/01650250244000335

. 4. Silva, KG; Correa-Chavez, M; Rogoff, B (2010). "Mexican-heritage children's attention and learning from interactions directed to others". Child Development 81 (3): 898–912.doi:10.1111/j.1467-8624.2010.01441.x. PMID 20573112.

5. Wright, R.D.; Ward, L.M. (2008). Orienting of Attention. Oxford University Press. 6. Posner, MI (1980). "Orienting of attention" (PDF). Quarterly Journal of Experimental Psychology 32 (1): 3–25. doi:10.1080/00335558008248231.PMID 7367577. 7. Eriksen, CW; Colegate, RL (1971). "Selective attention and serial processing in briefly presented visual displays". Perception & Psychophysics 10 (5): 321–326.doi:10.3758/BF03207451. 8. Gregoriou, GG (2009). "High-frequency, long-range coupling between prefrontal and visual cortex during attention". Science 324 (5931): 1207–10.Bibcode:2009Sci...324.1207G. doi:10.1126/science.1171402. 9. Hunt, A. R.; Kingstone, A. (2003). "Covert and overt voluntary attention: Linked or independent?". Cognitive Brain Research 18 (1): 102–105.doi:10.1016/j.cogbrainres.2003.08.006. PMID 14659502. 10. Mayer, A. R.; Dorflinger, J. M.; Rao, S. M.; Seidenberg, M. (2004). "Neural networks underlying endogenous and exogenous visual–spatial orienting". NeuroImage 23 (2): 534–541. doi:10.1016/j.neuroimage.2004.06.027. PMID 15488402. 11. Friesen, CK; Kingstone, A (1998). "The eyes have it! Reflexive orienting is triggered by nonpredictive gaze" (PDF). Psychonomic Bulletin & Review 5 (3): 490–495.doi:10.3758/BF03208827. 12. Cheal, M; Lyon, DR (1991). "Central and peripheral precuing of forced-choice discrimination". The Quarterly Journal of Experimental Psychology: A, Human Experimental Psychology 43 (4): 859–80. doi:10.1080/14640749108400960. PMID 1775667. 13. Jonides, J. (1981). "Voluntary versus automatic control over the mind's eye movement". In J.B. Long & A.D Braddely (Eds.) Attention and performance IX (pp. 187–203) 14. Tsal, Y (1983). "Movements of attention across the visual field". Journal of experimental psychology. Human perception and performance 9 (4): 523–30. doi:10.1037/0096-1523.9.4.523. PMID 6224890. 15. Posner, M.I., & Cohen, Y.P.C. (1984) "Components of visual orienting". In H. Bouma & D. Bouwhuis (Eds.), Attention and performance X (pp. 531–566). London: Erlbaum. 16. Hodgson, T. L.; Muller, H. J. (1999). "Attentional Orienting in Two-dimensional Space".The Quarterly Journal of Experimental Psychology A 52 (3): 615–648.doi:10.1080/027249899390990. 17. Jonides, J. (1981). Voluntary vs. automatic control over the mind’s eye’s movement. In J.B. Long & A.D. Baddeley (Eds.), Attention and performance IX (pp. 187–203). Hillsdale, NJ: Erlbaum. 18. Rosen, A. C.; Rao, S. M.; Caffarra, P.; Scaglioni, A.; Bobholz, J. A.; Woodley, S. J.; Hammeke, T. A.; Cunningham, J. M.; Prieto, T. E.; Binder, J. R. (1999). "Neural Basis of Endogenous and Exogenous Spatial Orienting: A Functional MRI Study". Journal of Cognitive Neuroscience 11 (2): 135–152. doi:10.1162/089892999563283.PMID 10198130. 19. Theeuwes, J (1991). "Exogenous and endogenous control of attention: The effect of visual onsets and offsets". Perception & psychophysics 49 (1): 83–90.doi:10.3758/bf03211619. PMID 2011456 20. Posner, M. I.; Petersen, S. E. (1990). "The attention system of the human brain" (PDF). Annual Review of Neuroscience 13 (1): 25–42.doi:10.1146/annurev.ne.13.030190.000325. PMID 2183676. 21. Posner, M. I.; Rothbart, M. K. (1998). "Attention, self-regulation and consciousness".Philosophical Transactions of the Royal Society B: Biological Sciences 353 (1377): 1915–27. doi:10.1098/rstb.1998.0344. PMC 1692414. PMID 9854264. 22. Astle, D. E.; Scerif, G (2009). "Using developmental cognitive neuroscience to study behavioral and attentional control". Developmental Psychobiology 51 (2): 107–18.doi:10.1002/dev.20350. PMID 18973175. 23. Rueda M. R., Rothbart M. K., McCandliss B. D., Saccomanno L., Posner M. I.; Rothbart; McCandliss; Saccomanno; Posner (2005). "Training, maturation, and genetic influences on the development of executive attention". Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States of America 102 (41): 14931–14936.Bibcode:2005PNAS..10214931R. doi:10.1073/pnas.0506897102. PMID 16192352. 24. Lavie, Nilli; Hirst, Aleksandra; de Fockert, Jan W.; Viding, Essi (2004). "Load theory of selective attention and cognitive control" (PDF). Journal of Experimental Psychology 133(3): 339–54. doi:10.1037/0096-3445.133.3.339. PMID 15355143. 25. McKay Moore Sohlberg, Catherine A. Mateer (1989). Introduction to cognitive rehabilitation: theory and practice. New York: Guilford Press. ISBN 0-89862-738-9. 26. Knudsen, Eric I (2007). "Fundamental Components of Attention". Annual Review of Neuroscience 30 (1): 57–78. doi:10.1146/annurev.neuro.30.051606.094256.PMID 17417935. 27. Pattyn, N.; Neyt, X.; Henderickx, D.; Soetens, E. (2008). "Psychophysiological Investigation of Vigilance Decrement: Boredom or Cognitive Fatigue?". Physiology & Behavior 93 (1-2): 369–378. doi:10.1016/j.physbeh.2007.09.016. 28. Kaiser J, Lutzenberger W; Lutzenberger (2003). "Induced gamma-band activity and human brain function". Neuroscientist 9 (6): 475–84. doi:10.1177/1073858403259137.PMID 14678580. 29. Siegel M, Donner TH, Oostenveld R, Fries P, Engel AK; Donner; Oostenveld; Fries; Engel (Mar 2008). "Neuronal synchronization along the dorsal visual pathway reflects the focus of spatial attention". Neuron 60 (4): 709–719. doi:10.1016/j.neuron.2008.09.010.PMID 19038226. 30. Gregoriou GG, Gotts SJ, Zhou H, Desimone R; Gotts; Zhou; Desimone (Mar 2009). "High-frequency, long-range coupling between prefrontal and visual cortex during attention". Science 324 (5931): 1207–1210. Bibcode:2009Sci...324.1207G.doi:10.1126/science.1171402. 31. Baldauf D, Desimone R; Desimone (Mar 2014). "Neural mechanisms of object-based attention". Science 344 (6182): 424–427. Bibcode:2014Sci...344..424B.doi:10.1126/science.1247003. PMID 24763592. 32. Posner, Michael I.; Boies, Stephen J. (1971). "Components of attention". Psychological Review 78 (5): 391–408. doi:10.1037/h0031333. 33. Coull, J. T.; Frith, C. D.; Frackowiak, R. S.; Grasby, P. M. (1996). "A fronto-parietal network for rapid visual information processing: A PET study of sustained attention and working memory". Neuropsychologia 34 (11): 1085–95. doi:10.1016/0028-3932(96)00029-2. PMID 8904746. 34. Marrocco, R. T.; Witte, E. A.; Davidson, M. C. (1994). "Arousal systems". Current Opinion in Neurobiology 4 (2): 166–70. doi:10.1016/0959-4388(94)90067-1.PMID 7913640. 35. Fan, J., McCandliss, B. D., Flombaum, J. I., Thomas, K. M., & Posner, M. I. (2001).Comparing images of conflict in frontal cortex. Annual meeting of the Cognitive Neuroscience Society, New York, NY. 36. Correa-Chavez, Maricela; Barbara Rogoff (2009). "Cultural variation in childrens attention and learning". Psychology and the real world: Essays illustrating fundamental contributions to society. 37. Chavajay, Pablo; Rogoff, Barbara (1999). "Cultural variation in management of attention by children and their caregivers". Developmental Psychology 35 (4): 1079–1090.doi:10.1037/0012-1649.35.4.1079. PMID 10442876. 38. Rogoff, Barbara; Correa-Chavez, M.; Silva, K. G. (2011). "Cultural variation in children’s attention and learning". Psychology and the Real World: Essays Illustrating Fundamental Contributions to Society: 1–18. 39. Rogoff, Barbara. The Cultural Nature of Human Development. Oxford University Press.ISBN 9780195131338. 40. Li J, Levine MD, An X, Xu X, He H; Levine; An; Xu; He (2012). "Visual Saliency Based on Scale-Space Analysis in the Frequency Domain". IEEE Trans Pattern Anal Mach Intell. 35 (4): 996–1010. doi:10.1109/TPAMI.2012.147. PMID 22802112. 41. Laurent Itti, Christof Koch, Ernst Niebur; Koch; Niebur (1998). "A Model of Saliency-Based Visual Attention for Rapid Scene Analysis". IEEE Trans Pattern Anal Mach Intell. 20(11): 1254–1259. doi:10.1109/34.730558. 42. Hou X, Zhang L (2007). "Saliency Detection: A Spectral Residual Approach" (PDF).Ieee Cvpr. 43. Li J, Levine MD, An X, Xu X, He H; Levine; An; Xu; He (2012). "Visual Saliency Based on Scale-Space Analysis in the Frequency Domain" (PDF). IEEE Trans Pattern Anal Mach Intell. 35 (4): 996–1010. doi:10.1109/TPAMI.2012.147. PMID 22802112. 44. Kalat, J. W. (2013). Biological Psychology (11th ed.). Cengage Learning. 45. Silveri, M. C.; Ciccarelli, N; Cappa, A (2011). "Unilateral spatial neglect in degenerative brain pathology". Neuropsychology 25 (5): 554–66. doi:10.1037/a0023957.PMID 21639641. 46. Karnath, H. O.; Rorden, C; Ticini, L. F. (2009). "Damage to white matter fiber tracts in acute spatial neglect". Cerebral Cortex 19 (10): 2331–7. doi:10.1093/cercor/bhn250.PMC 2742593. PMID 19168667. 47. Buxbaum L. J. (2006). "On the right (and left) track: Twenty years of progress in studying hemispatial neglect". Cognitive Neuropsychology 23 (1): 184–201.doi:10.1080/02643290500202698. 48. Ptak, R; Schnider, A (2010). "The dorsal attention network mediates orienting toward behaviorally relevant stimuli in spatial neglect". Journal of Neuroscience 30 (38): 12557–65. doi:10.1523/JNEUROSCI.2722-10.2010