Shko te përmbajtja

Vaksina kundër lisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Vaksina kundër lisë është vaksina e parë e krijuar kundër një sëmundje ngjitëse. Në 1796, mjeku britanik Eduard Jenner demonstroi se një infeksion me virusin relativisht të butë të lisë së lopëve i jepte imunitet kundër virusit vdekjeprurës të lisë. Lija e lopës shërbeu si një vaksinë natyrale derisa u shfaq vaksina moderne kundër lisë në shekullin e 20-të. Nga viti 1958 deri në vitin 1977, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kreu një fushatë globale vaksinimi që zhduku linë, duke e bërë atë të vetmen sëmundje njerëzore që çrrënjoset. Megjithëse vaksinimi rutinë i lisë nuk kryhet më në publikun e gjerë, vaksina ende po prodhohet për t'u mbrojtur kundër bioterrorizmit, luftës biologjike dhe lisë së majmunëve.

Termi vaksinë rrjedh nga fjala latine për lopë, duke pasqyruar origjinën e vaksinimit të lisë. Edward Jenner iu referua lisë së lopës si variolae vaccinae (lija e lopës). Origjina e vaksinës së lisë u bë e errët me kalimin e kohës, veçanërisht pasi Louis Pasteur zhvilloi teknika laboratorike për krijimin e vaksinave në shekullin e 19-të. Allan Watt Downie demonstroi në vitin 1939 se vaksina moderne e lisë ishte serologjikisht e dallueshme nga lija e lopës dhe vaccinia u njoh më pas si një specie e veçantë virale. Sekuenca e gjenomit të plotë ka zbuluar se vaccinia është më e lidhur me linë e kuajve dhe llojet e lisë së lopëve që gjenden në Britaninë e Madhe janë më së paku të lidhura me vaccinia.[1]

Vaksina është një suspenzion i një agjenti infektiv (për shembull virus) ose i pjesëve të tij. Suspenzioni jepet (zakonisht me injeksion) në mënyrë që të japë rezistencë ose imunitet ndaj agjentit infektiv. Tani janë duke u studiuar dhe zhvilluar lloje të tjera vaksinash si ato terapeutike. Vaksinat terapeutike mund të ndihmojnë në luftën ndaj HIV-it.

Zbulimi i vaksinës është bërë nga një mjek anglez Edward Jenner (1749-1823) i cili kishte vene re se fshatarët merrnin linë e lopëve,por ata mbeteshin imunitar ndaj lisë njerëzore,një sëmundje që vrau shumë njerëz në atë kohë. Jenner mendoi se lia e lopëve u jepte njerëzve imunitet ndaj asaj njerëzore,dhe për të vërtetuar këtë hipotezë,ai i injektoi një djaloshi lëngun e një pucre lia nga ajo e lopëve.Pas dy muajsh kur djali u shërua,ai i injektoi atij përmbajtjen e një pucre të lisë së vertetë dhe vëreu se djali mbetej imun ndaj saj. Kjo praktikë u përdor edhe më vonë kundër sëmundjeve të tjera dhe mori emrin Vaksine. Vaksinat sot përdoren kundër shumë sëmundjeve siç janë poliomeliti,tetanosi etj.Disa vaksina si ajo e fruthit japin një imunitet të përhershëm,e disa të tjera si ajo e tifos japin një imunitet i cili zgjat vetëm disa muaj.Vaksinat japin imunitet aktiv pasi antitrupat prodhohen nga subjekti i injektuar.Vaksinimet mundësojnë eleminimin e shumë sëmundjeve infektive dhe nuk lejojnë që të përhapet efekti i tyre në organizmin tonë. Me anë të vaksinimit mund të ketë ndonjë rrezik anësor mirëpo nuk mund të jetë rreziku më i madh sesa i sëmundjeve që ka për synim të parandalojë. Vaksina përbëhet prej mikroorganizmave që mund të jenë viruse ose baktere apo pjesë të tyre, që mund të jenë të vrarë ose te dobësuar. Vaksinat gjithashtu mund të kenë edhe sasi të vogla konservantëve dhe antibiotikëve, që disa madje kanë edhe kripëra alumini që ndihmojnë në prodhimin e përgjigjes imunitare. Qëllimi kryesor i vaksinës është që të prodhojë anti-trupa, pra të krijojë imunitet për të luftuar sëmundjet e ndryshme infektive. Nje nga vaksinat me te peedorura tani eshte vaksina e Covid-19.

Llojet e vaksinimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ekzistojnë 15 lloje të vaksinave për fëmijë, ku ndër më të rëndësishmet janë:

  • Vaksina e BCG'së (vaksinë kundër tuberkulozit)
  • Vaksina e Hepatitit viral B
  • Vaksina e DTP-së
  • Vaksina e Polimielitit
  • Vaksina e MRP

BCG është vaksinë kundër tuberkulozit. Hynë në grupin e vaksinave të dobësuara dhe ka marrë emrin në bazë të njerëzve që e kanë zbuluar: B-Bacillus, C-Calmette, G-Guerin. Kjo vaksinë jepet tek fëmijët e posalindur, pra preferohet 3-7 ditë pas lindjes, por jo më gjatë se 1 vit. E njëjta vaksinë jepet edhe në moshën 7 vjeçare, 13 vjeçare dhe në raste të veçanta edhe në moshën 19 vjeçare. Efektet anësore të vaksinës BCG janë: nyje limfatike të fryera, skuqje në vendin e injektimit, ethe, dhimbje gjatë urinimit, dhimbje abdominale (barku), vjellje dhe vdekje ose sëmundje serioze. Personat që nuk duhet të marrin këtë vaksinë janë: personat me imunitet të dobësuar, personat me HIV-AIDS, personat që kanë transplantuar organe dhe gratë shtatëzëna.[2]

Vaksina e hepatitit viral B

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shkaktohet prej virusit të hepatitit B, i cili gjendet në gjak dhe në lëngjet e trupit, siç janë sperma ose lëngu vaginal. Ky lloj i virusit përhapet në organizëm gjatë marëdhënieve seksuale pa masa mbrojtëse, gjatë kontaktit me gjak, gjatë transfuzioneve të gjakut ose shiringave të ageve josterile, gjatë kryerjes së tatuazheve në kushte josterile, prej nënës shtatëzënë tek bebja. 5-10% të njerëzve që kanë pasur Hepatit B, bëhen bartës të këtij virusi. Prej kësaj, bartës bëhen edhe 90% e fëmijëve të porsalindur nga nënat që kanë Hepatit B. Njerëzit të cilët e kanë kaluar hepatitin B nuk mund të dhurojnë gjak. Ndalimi i hepatitit B është nëse vaksionohemi me vaksinën e hepatitit B dhe të përmisojmë kushtet higjienike.[3]

Vaksina e DTP-së

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kjo pra, është vaksinë tritipëshe, e përbërë nga toksinat e difterisë, tetanusit dhe nga bakteriet e vdekura të bordotella pertusis.. Efektet anësore të marrjes së kësaj vaksine: temperaturë, përgjumësi, vjellje, anoreksi, të qara të vazhdueshme për 3 orë, të dridhura të pavullnetshme të fëmijëve me ose pa temperaturë. Kundërindikacione: Encefalopatia postvaksinale, shoku anafilaktik.[4]

Vaksina e polimielitit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

"Puna në parandalimin e poliomielitit ishte vonuar shumë si pasojë e konceptimit të gabuar të natyrës së sëmundjes njerëzor bazuar në mungesën e eksperimenteve tek sëmundjet e majmunëve," përcjellë Albert Sabin. Vaksina kundër poliomielitit, ndryshe quhet 'SALK' ose 'IPV' përmban viruse të poliomielitit të vrarë (të çaktivizuar) dhe jepet me injeksion nënlëkurorë. Me vaksinim fillojmë pas 3 muajve, ku gjatë rritjes jepet së paku 6 javë ose 42 ditë në mes të çdo doze. Jepen 2 pika nga vaksina me dextrozë me lugë sterile. Rivaksinimi bëhet kur fëmija mbush 20 muaj, 7 vjet dhe 14 vjet. Simptomat e këtij virusi janë: lodhja, temperatura, dhimbja e kokës, qafës, gjymtyrëve. Shtyrja e këtij vaksinimi bëhet kur: fëmija ka sëmundje akute me ethe. Ndërsa nuk duhet vaksionuar nëse fëmija ka pasur ndonjëherë alergji ndaj substancave që përbëhet vaksina e poliomielitit. Efekti anësorë i marrjes së kësaj vaksine është se në disa raste mund të shkaktojë alergji.[5][6]

Vaksina e MRP-së

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Është vaksinë që përbëhet nga viruset e gjalla të morbilit, rubeolës dhe parotitit. Jepet kryesisht tek fëmijët 12 muajsh me një dozë prej 0.5ml dhe çdoherë jepet mbi bërrylin e majtë. Kjo vaksinë mund të gjindet në vetëm 1 përbërës, monovaksinë, 2 përbërës (fryth+rubeole) dhe në formën e tre-vaksinës (fruth+parotit+rubeole).[7]

Rëndësia e vaksinimit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Efektet pozitive të këtyre vaksinave janë: pengohet rreziku nga sëmundjet, pengohet vdekshmëria nga sëmundjet, pengohet invaliditeti dhe pasojat e tjera, pengohet dukuria e epidemive nga sëmundjet ngjitëse. Vaksinat nuk duhet marrë nëse: fëmija ka sëmundje akute me temperaturë të lartë (që zgjat 5-7 ditë), fëmija është duket marrë kortizon me dozë të lartë (ilaç që vepron në sistemin imunitar), fëmija ka pasur problem në vaksiminin e mëparshëm, është i prekur nga sëmundjet nervore, apo ka alergji ndaj antibiotikëve, siç janë: strepotomicina dhe neomicina.[8][9]

Vaksinimi i fëmijëve në trojet shqiptare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kosova ka përfshirë 95% të popullatës në imunizim. Fëmijët në Kosovë vaksionohen dhjetë herë që nga mosha 0-18 vjeçare.[10] Në Kosovë 79% e fëmijëve në moshën 24-35 muaj janë të vaksinuar plotësisht. Mirëpo, mbulimi i imunizimit mbetet shumë më i ulët në mesin e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptiane, ku më pak se 1/3 e fëmijëve 24-35 muajsh janë plotësisht të imunizuar (30%) (MICS 2014).[11]

  1. "Smallpox vaccine", Wikipedia (në anglisht), 2022-12-13, marrë më 2022-12-26
  2. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 2 mars 2018. Marrë më 29 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 28 maj 2015. Marrë më 29 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  4. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 gusht 2015. Marrë më 29 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 tetor 2016. Marrë më 29 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  6. "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 dhjetor 2017. Marrë më 11 prill 2026. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  7. "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 15 dhjetor 2017. Marrë më 11 prill 2026. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  8. http://www.pediatria.it/home/home.asp
  9. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 26 tetor 2017. Marrë më 29 tetor 2017. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  10. http://www.qkmf-pr.org/sq/njesia-e-vaksinimit-me-imunizim
  11. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 maj 2025. Marrë më 11 prill 2026. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)