Kërceni tek përmbajtja

Vala e Madhe e Kanagavës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Vala e Madhe e Kanagavës
Artisti: Katsushika Hokusai
Viti: 1830–33
Lloji: blloqe druri me ngjyra
Përmasat: 25.7 cm × 37.8 cm (10.1 in × 14.9 in)

Vala e Madhe e Kanagavës (神奈川 沖 浪 裏, Kanagava-oki nami ura, "Nën Valën pranë Kanagavës"), e njohur gjithashtu edhe si Vala e Madhe ose thjeshtë Vala, është një gravurë në bllok druri nga artisti japonez Hokusai. Ajo është publikuar ndërmjet viteve 1830 dhe 1833[1]Periudhën e vonshme Edo si shtypja e parë e serisë së Hokusait Tridhjetë e gjashtë pamje të malit Fuxhi (富嶽三十六景, Fugaku sanxhūrokkei). Kjo është puna më e famshme Hokusait, dhe një nga veprat më të njohura të artit japonez në botë. Ajo përshkruan një valë të madhe që kërcënon anijet në brigjet e prefekturës Kanagava. Ndërsa nganjëherë supozohet të jetë një cunami, vala është, siç sugjeron titulli i pikturës, me shumë të ngjarë të jetë një valë e madhe mashtruese.[2] Ashtu si në të gjitha shtypjet në këtë seri, ajo përshkruan zonën përreth Malit Fuxhi në kushte të caktuara, dhe mali vetë duket në sfond.

Shtampa nga Hishikava Moronobu, një nga mjeshtrit e parë të ukijo-esë

Ukijo-e është një zhanër japonez i blloqeve të shtampave prej druri (ose gdhendjes) dhe pikturës, duke u prodhuar kryesisht midis shekullit të XVII dhe shekullit të XX dhe duke shfaqur motive të peizazheve, tregimeve nga historia, teatri Kabuki, dhe lagjet e kënaqësisë.

Teknika e shtypjes në blloqe druri u paraqait në Japoni në shekullin e VIII nga Kina dhe është përdorur kryesisht për ilustrimin e teksteve budiste.[3] Nga shekulli i XVII teknika filloi të përdoret për ilustrimin e poezisë dhe romancës.[3] Ishte kjo periudhë që me të vërtetë pa ngritjen e stilit të njohur si Ukijo-e, e cila pasqyronte jetën dhe interesat e klasave më të ulëta të shoqërisë; tregtarët, artistë dhe rōninë(samurai pa mjeshtër/padron), të cilët ishin duke zhvilluar artin dhe letërsinë e tyre në zonat urbane të tilla si Edo (sot Tokio), Osaka dhe Sakai, në një lëvizje të quajtur më vonë Ukijo, bota lundrues.[4]

Autoportret i Hokusait si plak

Kjo është një lloj shtypje joko-e, që është e një formati të peizazhit e prodhuar në në madhësi ōban, e rreth 25 cm e lartë dhe 37 cm e gjerë.[5]

Përbërja perfshin tre elemente kryesore: detin e përfshirë nga një stuhi, trea anije dhe mali. Ai përfshin nenshkrimin në këndin e sipërm të majtë.

Titulli dhe nënshkrimi i Hokusait

Mali me një kulm të mbuluar me dëborë është Mali Fuxhi, i cili në Japoni është konsideruar si i shenjtë dhe një simbol i identitetit kombëtar,[6] si dhe një simbol i bukurisë.[7] Mali Fuxhi është një figurë ikonë në shumë paraqitje japoneze të vendeve të njohura (meisho-e), siç është rasti në serinë Hokusait Tridhjetë e gjashtë pamje të malit Fuxhi, e cila hapet me skenën aktuale.

Ngjyra e errët rreth malit Fuxhi duket se tregon se skena ndodh herët në mëngjes, me diellin në rritje nga prapa vëzhguesit, duke e ndriçuar kulmin me dëborë të malit. Ndërsa retë e stuhishme duket të jenë të varura në qiell mes shikuesit dhe malin Fuxhi, nuk duket të ketë shi si në skenën në plan të par ashtu edhe në malin Fuxhi, i cili në vetvete duket tërësisht pa re.[2]

  1. ^ "Kanagawa-oki nami-ura 神奈川沖浪裏 (Under the Wave off Kanagawa)" (në anglisht dhe japonisht). British Museum. Marrë më 19 korrik 2010.
  2. ^ a b Cartwright, H.E.; Nakamura, H. "What kind of a wave is Hokusai's Great wave off Kanagawa?". Notes and records (në anglisht). Royal Society. doi:10.1098/rsnr.2007.0039. Arkivuar nga origjinali më 5 shtator 2015. Marrë më 7 korrik 2010.
  3. ^ a b Fleming & Honour 2006, f. 706.
  4. ^ "A History of the Ujiyo-e Woodblock Print" (në anglisht). ukiyoe-reproductions.com. Arkivuar nga origjinali më 6 shkurt 2013. Marrë më 5 korrik 2010.
  5. ^ "Katsushika Hokusai: The Great Wave at Kanagawa" (në anglisht). Metropolitan Museum of Art. Marrë më 7 korrik 2010.
  6. ^ "Under the Wave off Kanagawa (The Great Wave) by Hokusai (1760–1849)". fujiarts.com (në anglisht). Marrë më 10 korrik 2010.
  7. ^ "El Monte Fuji como Objeto Artístico" (në spanjisht). Nipponia. Marrë më 7 korrik 2010.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]