Valbon Limani
Valbon Limani | |
|---|---|
| Kryetar i Komunës së Gostivarit | |
Titullar | |
| Në detyrë 8 Korrik 2024 | |
| Paraprirë nga | Arben Taravari |
| Kryetar i Këshillit të Komunës së Gostivarit | |
| Në detyrë 26 Nëntor 2021 – 8 Korrik 2024 | |
| Pasuar nga | Namik Durmishi |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | Gostivar, RS Maqedonia, Jugosllavia |
| Partia politike | Aleanca për Shqiptarët |
| Punësimi | Endokrinolog |
Valbon Limani (i lindur më 19 maj 1980)[1] është politikan dhe mjek nga Gostivari, Maqedonia e Veriut. Aktualisht ushtron funksionin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dr. Valbon Limani ka lindur më 19 maj 1980 në Gostivar. Është specialist në endokrinologji dhe punon në Klinikën Universitare të Endokrinologjisë, Diabetit dhe Çrregullimeve Metabolike në Shkup.
Në vitin 2008 diplomoi në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Trakisë, ndërsa në vitin 2019 përfundoi specializimin për endokrinologji në Klinikën Universitare të Endokrinologjisë, Diabetit dhe Çrregullimeve Metabolike në Shkup.
Gjatë periudhës 2022–2024 ishte i angazhuar si asistent në Fakultetin e Shkencave Mjekësore pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Karriera politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 26 nëntor 2021, Limani u zgjodh kryetar i Këshillit Komunal të Komunës së Gostivarit, funksion të cilin e ushtroi deri më 8 korrik 2024.
Më 8 korrik 2024, ai mori funksionin e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, pasi u votua nga Këshilli me 22 vota për dhe 9 kundër. Do të qëndrojë në këtë post deri në zgjedhjet e ardhshme lokale në tetor 2025.
Aktivitetet tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dr. Limani është anëtar i:
- Shoqatës Shkencore të Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Maqedonisë,
- Asociacionit Evropian për Studimin e Diabetit (EASD).
Në sektorin civil:
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Dr. Valbon Limani është i martuar dhe ka tre fëmijë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Valbon Limani". Komuna e Gostivarit. Arkivuar nga origjinali më 13 maj 2024. Marrë më 9 maj 2024.