Shko te përmbajtja

Valdete Idrizi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Valdete Idrizi
Lindi
Kosovë
NënshtetësiaKosovare
ArsimiUniversiteti i Prishtinës, Fakulteti i Gjeologjisë
ProfesioniAktiviste për barazi gjinore
TitulliInxhiniere

Valdete Idrizi lindi në vitin 1973 në Mitrovicë, një qytet i njohur për përzierjen e tij etnike dhe kulturore. E njohur për angazhimin e saj në fushën e ndërtimit të paqes dhe fuqizimin e grave, Valdete është një ndërmjetësuese e shkëlqyer dhe një aktiviste për të drejtat e njeriut. Përpjekjet e saj për promovimin e bashkëjetesës dhe zgjidhjen paqësore të konflikteve e bënë atë një figurë të rëndësishme në Kosovën pas luftës[1].

Valdetja është bija e një minatori, një profesion që ka ndikuar thellësisht në formimin e saj si person. Frymëzuar nga tregimet e babait të saj, ajo ka zhvilluar një ndjenjë të fortë të solidaritetit dhe përkatësisë ndaj komunitetit të saj. Rritur në një familje të madhe me tetë fëmijë, Valdeteja qysh herët u përfshi në aktivitete shoqërore dhe kulturore. Pavarësisht përjetimeve të vështira gjatë luftës, ajo mbetet e përkushtuar për të ndihmuar komunitetin e saj[2].

Valdete është një grua e fortë, e pavarur, e cila ka fituar besimin e komunitetit dhe të stafit të saj. Ajo është një analiste e shkëlqyer, e cila i vë në praktikë idetë e saj, krijon iniciativa të qëndrueshme, shumë bujare – dhe shumë këmbëngulëse.

Organizatat dhe Aktivitetet Kryesore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Që nga viti 2001, Valdete Idrizi ka udhëheq OJQ-në multietnike "Community Building Mitrovica" (CBM), e cila punon për të ndërtuar ura midis komuniteteve në rajon. CBM ka forcuar pozitën e grave, ka mbështetur komunitetin rom dhe ka promovuar lirinë e shprehjes. Përpjekjet e saj për krijimin e një dialogu ndëretnik janë të njohura si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës[3].

Aktivizimi Politik dhe Kandidimet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Valdete Idrizi edhe kur ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt në politikë duke vazhduar deri në ditët e sotme, ajo ka lobuar dhe ka mbështetur çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me paqen dhe ndërtimin e një shoqërie të drejtë. Ajo ka ndikuar në krijimin e lidhjeve midis komuniteteve dhe ka promovuar bashkëjetesën paqësore në Mitrovicë, pavarësisht ndarjeve etnike.

Në vitin 2019 Valdete Idrizi ishte deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës, si përfaqësuese e popullit, e cila kandidoj me partinë PDK. Valdete Idrizi poashtu ka qenë kandidatja e PDK-së për kryetare të Komunës së Mitrovicës në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017. Valdete Idrizi më parë ishte anëtare e FER-it, ndërsa pas shuarjes së kësaj partie aktivitetet e saj i ka zhvilluar si pjesë e shoqërisë civile[4].

Protestat dhe Veprimet e Drejtpërdrejta

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë trazirave të marsit 2004 në Kosovë, Valdete Idrizi u përpoq të mbronte Kishat Ortodokse Serbe nga djegia, duke treguar një guxim të jashtëzakonshëm në rezistencën ndaj dhunës. Ajo ka qenë gjithmonë një mbështetëse e fuqishme e dialogut paqësor dhe ka kundërshtuar çdo formë të dhunës. Valdete Idrizi, së bashku me organizata partnere nga Mitrovica, ka bërë përpjekje të mëdha për të fuqizuar Koalicionin e Paqes në Mitrovicë, një rrjet i OJQ-ve nga të dy anët e qytetit. Ajo ka qenë shumë aktive në rritjen e ndërgjegjësimit të qytetarëve të Mitrovicës dhe shoqërisë civile për planet për Mitrovicën – në veçanti, propozimi i Marti Ahtisaarit për planifikimin pas pavarësisë së Kosovës, i cili përqendrohet kryesisht në Mitrovicë. Ajo ka zbatuar programe për të rritur ndikimin e shoqërisë civile, duke krijuar një mekanizëm për kontakt midis OJQ-ve dhe politikanëve në Mitrovicë, për të ndihmuar në mbështetjen e procesit të kontaktimit (Bordi për Mitrovicën) për Mitrovicën në pakon e Ahtisaarit. Ajo dhe kolegët e saj kanë organizuar shumë takime, duke përfshirë debate ndërmjet qytetarëve, liderëve të komunitetit, politikanëve dhe aktorëve të tjerë, me qëllim që të jenë më proaktivë dhe të kontribuojnë në stabilitetin e qytetit dhe rajonit. Ajo është një besimtare e zjarrtë në paqen përtej kufijve dhe etnive[5].

Ndikimi në Çështje Kombëtare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Valdete ka luajtur një rol të rëndësishëm në promovimin e zgjidhjeve paqësore të konfliktit në Kosovë dhe ka ndihmuar në fuqizimin e komuniteteve të margjinalizuara. Përmes punës së saj në CBM dhe në organizata të tjera, ajo ka ndihmuar në ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për Kosovën.

Çmimet dhe Njohjet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 2008, Valdete Idrizi u shpall fituese e çmimit "International Women of Courage Award", dhënë nga Sekretarja Amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice. Ky çmim e njohu përkushtimin e saj ndaj paqes dhe të drejtave të njeriut.[6]

  1. "Valdete Idrizi - Oral History". oralhistorykosovo.org (në anglisht). 14 maj 2017.
  2. "Biography of Valdete Idrizi" (PDF). www.europarl.europa.eu (në anglisht).
  3. "Biography of Valdete Idrizi" (PDF). www.europarl.europa.eu (në anglisht).
  4. "Valdete Idrizi". balkanmediation.org (në anglisht). 2021.
  5. "Biography of Valdete Idrizi" (PDF). www.europarl.europa.eu (në anglisht).
  6. "Biography of Valdete Idrizi" (PDF). www.europarl.europa.eu (në anglisht).