Valon Behrami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Valon Behrami
AUT vs. SUI 2015-11-17 (196).jpg
Të dhënat personale
Emri i plotëValon Behrami[1]
Data e lindjes (1985-04-19) 19 Prill 1985 (34 vjeç)[2]
Vendi i lindjesMitrovicë, Kosovë
Gjatësia1.85 m[2]
PozicioniMesfushor
Informacionet për klubin
Klubi aktualUdinese
Numri85
Karriera në rini
1993–1997Stabio
1997–2000Chiasso
2000–2002Lugano
Karriera profesioniste*
VitetKlubiNdesh.(Gls)
2002–2003Lugano2(0)
2003–2005Genoa24(0)
2004–2005Verona (huazim)32(3)
2005–2008Lazio65(4)
2008–2011West Ham United58(4)
2011–2012Fiorentina48(0)
2012–2014Napoli54(0)
2014–2015Hamburger SV22(0)
2015–2017Watford43(0)
2017–Udinese21(1)
Ekipi kombëtar
2005–2018Zvicra83(2)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase .
† Ndeshje (Gola).

Valon Behrami (lindur më 19 prill 1985) është një futbollistë zviceran i cili luan aktualisht me klubin anglez WatfordPremier League dhe me kombëtaren zvicerane si mesfushor. Klubet ku ka luajtur më parë ai kanë qënë Chiasso, Lugano, Genoa, Verona, Lazio, West Ham United, Fiorentina dhe Napoli. Ai është pjestar i kombëtares zvicerane që nga viti 2005 dhe ka luajtur 53 ndeshje duke e përfaqsuar atë në 2 Kupa Bote dhe në 1 Evropian. Ai ka lindur në Mitrovicë të Republikës së Kosovës , me prindërit e tij që emrigruan nga shteti kur ai ishte vetëm 5 vjeç.

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kur Behrami ishte 5 vjeç, prindërit e tij e humbën punën; mamaja e tij Halime si sekretare dhe babai i tij Ragip si menaxher i një kompanie të plastikës [3]. Si rezultat, Behrami sëbashku me prindërit dhe motrën më të vjetër Valentina lëvizën për në Stabio, një fshat në pjesën italiane-folëse të Zvicrës [4]. Mamaja e tij e ka përshkuar atë si energjik: "Si një fëmijë, vrapimi ishte shfrytëzimi i preferuar i kohës së lirë për Valonin - ai kurr nuk lodhej. Edhe tani, ai vështirë se mund të ulet ende për një të dytë. Ai gjithmonë ka nevojë për një top në këmbët e tij."

Karriera me klube[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Karrirea e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Behraimi filloi të luaj futboll me skuadrat zvicerane FC Stabio, FC Chiasso dhe FC Lugano. Pas një numri të konsiderueshëm paraqitjesh impresionuese me Luganon, ai u ble nga skuadra italiane Genoa në sezonin 2003–04, duke luajtur me ta në Serie B. Në janar 2004, ai u bashkua me Udinesen sëbashku me Rodrigue Boisfer në këmbim të Mohammed Gargo dhe Vittorio Micolucci, në formën e bashkpronësisë.[5]

Në sezonin 2004–05, Genoa e huazoi atë tek Verona, sërisht në Serie B.

Lazio[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pas një sezoni impresionues me Veronën, Lazio e bleu atë më 25 korrik 2005,[6] si fillim me bashkpronësi për 2.7 Milion dhe në janar 2006, ata e blenë kartonin e plotë të lojtarit duke dhuruar sërisht të njëjtin çmim.[7]

Më 19 shkurt 2006, ai shënoi Golin e parë në Serie A në fitoren 1–2 kundër FiorentinësStadio Artemio Franchi.

Në 2007, pas transferimit të Massimo Oddos tek Milan, Behraimi mori rolin e mesfushorit të djathtë tek Lazio, duke treguar se ai mund të luaj në shumë role.

Në sezonin 2007–08, ai luajti 32 ndeshje, përfshirë 22 në ligë, 5 në kupë dhe 5 në Champions League. Më 19 mars 2008, emri i tij u vendos në historinë e Lazios duke shënuar golin e fitores në minutën e 92të në fitoren 3–2 kundër rivalëve të RomësDerby della Capitale.[8]

West Ham United[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 23 korrik 2008, West Ham United firmosi me Behraimin nga Lazio, me lojtarin që firmosi një kontratë 5 vjeçare për shumën e 5 Milion £.[9] Behrami bëri debutimin e tij për klubin më 16 gusht 2008 në fitoren 2–1 kundër Wigan Athletic.[10] Shkathtësia e tij e bëri që të jetë pjesë e mesfushës jetike të West Ham, duke qëndruar në mesfushë si një mbështetje për kapitenin Lucas Neill duke luajtur në krahun e djathtë. Ai shënoi golin e parë me West Ham në një fitore 1–0 kundër Sunderland më 23 nëntor 2008.[11] Gjatë fitores 1–0 në shtëpi kundër Manchester Cityt më 1 mars 2009,[12] ai pësoi një dëtim në ligamentin e gjurit të tij të majtë.[13] Ai e pësoi këtë dëmtim që në minutën e gjashtë të ndeshjes. Gjuri dhe kyçi e këmbës i tij u ndrydhën keq dhe kjo solli përfundimin e parakohshëm të sezonit 2008–09 për të.

Behrami bëri rithimin e tij në fushën e lojës si zëvëndësues më 12 shtator 2009 kundër Wigan Athletic.[14] Rikthimi i tij u kushtëzua nga një dëmtim tjetër i pësuar në muajin nëntor. Ai shënoi golin e parë dhe të vetëm për sezonin 2009–10 në fitoren 3–0 kundër rivalëve për mbijetes Hull City më 20 shkurt 2010.[15]

Fiorentina[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Behrami duke luajtur me Fiorentinën.

Më 26 janar 2011, Behrami lëvizi tek Fiorentina për një shumë 2 Milion , duke firmosur një kontratë tre-vjeçare.[16][17] Ai bëri debutimin e tij më 29 janar 2011 në humbjen 2–0 në Serie A kundër ish skuadrës së tij Lazio, të dy Golat e ndeshjes u shënuan nga Libor Kozák.

Gjatë kohës së tij tek Fiorentina, ai luajti 50 ndeshje në të gjitha kompedicionet duke mos arritur të shënojë asnjë gol.

Napoli[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 16 korrik 2012, ai lëvizi tek Napoli duke firmosur një kontratë 5 vjeçare. Ai u transferua tek Napoli 8 Milion dhe për Alessandro Gamberinin. Ai bëri debutimin e tij me klubin në fitoren 0–3 kundër Palermo, ai e nisi ndeshjen si startues. Ai e përfundoi sezonin e parë me Azzurrit duke luajtur 37 ndeshje në të gjitha kompedicionet, përfshirë 33 në ligë, me Napolin që e përfundoi sezonin në vendin e dytë duke siguruar një vend për në Ligën e Kampioneve sezonin tjetër.

Më 3 Maj 2014, Behrami fitoi trofeun e parë të karrierës pasi Napoli mposhti në finalen e Kupës së Italisë Fiorentinën me rezultatin 3–1;[18] ai hyri në fushë në minutën e 81të.[19]

Hamburg[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 31 korrik 2014, Behrami kreu vizitat mjekësore dhe u transferua te klubi gjerman Hamburg për 4,5 milion .[20] Bonuset e mëvonshme mund të rriteshin te Napolit me dy milion € më shumë nqs Behrami do të zhvillojë 20 paraqitje gjatë sezonit të tij të parë. Ai firmosi një kontratë tre-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.[21] Më 2 gusht, transferimi u kompletua.[22]

Watford[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 11 korrik 2015, Behrami shikoi ndeshjen mes Watford dhe AFC Wimbledon. Pas ndeshjes klubi konfirmoi se Behrami nënshkroi kontratë tre vjeçare me Watford F.C.|Watford]].[23]

Udinese[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Më 16 gusht 2017, Behrami nënshkroi një kontratë dyvjeçare me klubin italian Udinese, të cilët janë në pronësi të familjes Pozzo ashtu si klubi i tij i mëparshëm Watford.[24]

Karriera ndërkombëtare[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Përveç kombëtares së parë, Behrami ka luajtur me nivelet U18 dhe U19.

Për kombëtaren Zvicrane, Behrami shënoi 1 Gol kyç kundër TurqisëStade de Suisse në ndeshjen e parë play–off për 2006 Kupën e Botës, ndeshja përfundoi me fitoren 2–0.

Gjatë 2006 Kupës së Botës, ai pësoi një dëmtim që e la jashtë fushave të lojës në 2 ndeshjet e para të fazës së grupeve. Në ndeshjen e tretë kundër Koresë së Jugut, ai u zëvendësua në fund të ndeshjes në minutën e 88. Ai nuk luajti në ndeshjen e raundit të 16 kundër Ukrainës ku Zvicra humbi me rezultatin 3–0 me penallti pasi ndeshja e rregullt sëbashku me kohën shtesë u mbyll me barazimin 0–0.

Behrami ishte në formacionin startues të Zvicrës në të 3 ndeshjet e fazës së grupeve të UEFA Euro 2008 duke luajtur në total 272 minuta. Zvicra nuk e kaloi dot fazën e grupeve.

Më 21 qershor, në 2010 Kupën e Botës, pas një ndërhyrje me bërryl kundër kilianit Arturo Vidal, Behrami u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e dytë të Grupit H kundër Kilit duke u bërë lojtari i parë zviceran që merr karton të kuq në një ndeshje të Kupës së Botës.[25][26]

Golat me kombëtaren[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lista e rezultateve dhe Golat me kombëtaren zviceriane.
# Data Vendi Kundërshtari Goli Rezultati Kompedicioni
1 12 nëntor 2005 Stade de Suisse, Bern, Zvicër Flamuri Turqia 2–0 Fitore Kualifikueset e 2006 Kupës së Botës
2 24 Maj 2008 Stadio Cornaredo, Lugano, Zvicër Flamuri Sllovakia 2–0 Fitore Ndeshje Miqësore

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "2014 FIFA World Cup Brazil: List of Players" (PDF). FIFA. 11 qershor 2014. f. 30. Marrë më 25 qershor 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Premier League Player Profile Valon Behrami". Barclays Premier League. Marrë më 7 shkurt 2016. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Valon Behrami: a Kosovo-born Swiss". Swiss Agency for Development and Cooperation. 14 qershor 2006. Arkivuar nga origjinali origjinali më 15 nëntor 2007. Marrë më 4 nëntor 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Player Profile – Valon Behrami". West Ham United F.C. Marrë më 4 nëntor 2009. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Udine, indagati Pozzo e Pierpaolo Marino". Tutto Mercato Web. 31 korrik 2008. Marrë më 10 gusht 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "SS Lazio draft 2005–06 annual report" (PDF). SS Lazio. Marrë më 10 gusht 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ "SS Lazio 2005–06 third quarter report" (PDF). SS Lazio. Marrë më 10 gusht 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. ^ "Lazio 3–2 Roma: Derby della Capitale Goes to Lazio, Are Roma's Scudetto Chances Now Really Over?". Soccerlens.com. Marrë më 28 prill 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. ^ "Valon Behrami signs 5-year deal with West Ham United FC". Whufc.com. Marrë më 28 prill 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ^ McIntyre, David (16 gusht 2008). "West Ham 2–1 Wigan". BBC News. Marrë më 28 prill 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ McKenzie, Andrew (23 nëntor 2008). "Sunderland 0–1 West Ham". BBC News. Marrë më 28 prill 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ Stevenson, Jonathan (1 mars 2009). "West Ham 1–0 Man City". BBC News. Marrë më 28 prill 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. ^ Wilson, Steve (11 mars 2009). "West Ham's Valon Behrami ruled out for six months". Londër: Telegraph. Marrë më 19 tetor 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ Shea, Julian (12 shtator 2009). "Wigan 1 – 0 West Ham". BBC News. Marrë më 23 maj 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ "Hammers too strong for Hull". Whufc.com. Marrë më 28 prill 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ "Transfer round-up: Behrami to Fiorentina". Uefa.com. 26 janar 2011. Marrë më 26 janar 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  17. ^ "Behrami departs". whufc.com. 26 janar 2011. Marrë më 26 janar 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  18. ^ "Torror para ndeshjes, Napoli fiton Kupën". Panorama Sport. 4 maj 2014. Marrë më 9 maj 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  19. ^ "Napoli fiton Kupën e Italisë, përgjaket Roma (VIDEO)". Gazeta Espress. 3 maj 2014. Marrë më 9 maj 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  20. ^ "Behrami te Hamburgu për 4.5 mln €, do firmosë për 3 vite". Panorama Sport. 1 gusht 2014. Marrë më 24 tetor 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  21. ^ "Medien: Behrami absolviert Medizincheck in Hamburg". Die Welt. 31 korrik 2014. Marrë më 31 korrik 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. ^ "Napoli, ceduto Behrami all'Amburgo". S.S.C. Napoli. 2 gusht 2014. Marrë më 2 gusht 2014. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  23. ^ "Watford sign Valon Behrami from Hamburg". Sky Sports. 11 korrik 2015. Marrë më 11 korrik 2015. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  24. ^ "Swiss midfielder leaves Watford for Udinese". 16 gusht 2017. Marrë më 17 gusht 2017. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  25. ^ "BBC Sport – Football – World Cup 2010: Ottmar Hitzfeld slams Behrami red card". BBC News. 21 qershor 2010. Marrë më 22 qershor 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  26. ^ "Fifa World Cup 2010 , Group H , Chile , Wins , Switzerland , Port Elizabeth – Oneindia News". News.oneindia.in. 30 tetor 2007. Marrë më 22 qershor 2010. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]