Varri Qëndror në Tumën e Banjicës
Varri Qëndror është gjetur gjatë gërmimeve në vitet 1979 dhe 1980 nga Muzeu i Kosovës në Tumën e Banjicës.
Përshkrim
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Varri Qëndror ishte vendosur në qendër të tumës, kufoma ishte e vendosur në shpinë, në një gropë të thjeshtë nën taban.Ky pozicion ky karakteristik për varret qendrore të tumave të bronzit të hershëm, kufoma ishte me këmbë të mbledhura lart dhe të kthyera kah ana e djathtë. Kjo traditë e varrimit më shumë ngjason me nekropolet tumulare të Shqipërisë dhe Maqedonisë Perëndimore.[1]
Varri nuk kishte inventar por skeleti ruhej i plotë.
Në këtë hapësirë, në udhëkryqin e Banjës së Pejës afër fshatit Staradrani, gjatë gërmimeve të bëra në vitet 1979-80, është dhënë një përgojim se ekzistonte edhe një tumë e vogël mirëpo që është prishur gjatë punimeve bujqësore nga fshatarët pa qëllim.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]https://www.persee.fr/doc/iliri_1727-2548_2015_num_39_1_2498