Vasil Tole
Vasil S. Tole (22 nëntor 1963, Përmet) është kompozitor dhe etnomuzikolog, anëtar i Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe zëvendëskryetar i saj.
Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Shkollën e mesme e ka kryer për violinë, në vitet 1978-1982 në shkollën artistike “Tefta Tashko Koço” në Korçë. Në periudhën 1983-1987 kryen studimet në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, në degën e kompozicionit dhe pas diplomimit deri më 1991, punon në Shtëpinë e Kulturës "Naim Frashëri" të qytetit të Përmetit. Prej vitit 1991 është pedagog i kompozicionit dhe i folklorit muzikor shqiptar në Fakultetin e Muzikës në Universitetin e Arteve në Tiranë.
Më 1994 mbron disertacionin për gradën e Doktorit të Shkencave Etnomuzikore me temë “Aspekte historike në evolucionin e muzikës popullore instrumentale të Shqipërisë së Jugut”. Në vitin 1994-1995 kryen specializimin pasuniversitar për kompozicion në Folkwang Hochschule në Essen të Gjermanisë nën drejtimin e Prof. Wolfgang Hufschmidt-it dhe, më 1996, bën studime të postdoktoranturës pranë Universitetit të Athinës. Në vitin 2000 fiton titullin e Mjeshtrit të Kerkimeve, barazvlerës i Profesorit të Asociuar.
Është autor i këtyre librave: “Muzika dhe Letërsia”, Onufri (1997); “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut” + C.D, Teknotrade (1998); “Folklori muzikor-polifonia shqiptare” vëllimi I, Sh.B.L.U. (1999); “Folklori muzikor-strukturë dhe analizë”, Sh.B.L.U. (2000); si dhe i shumë artikujve në shtypin periodik dhe atë artistiko-shkencor.
Ka marrë pjesë në kongrese, simpoziume dhe veprimtari të tjera mbi muzikën në vende të ndryshme si në Hollandë, Francë, Itali, Austri, Greqi, etj.
Krijimtaria e tij muzikore përfshin atë simfonike, muzikën e dhomës dhe për instrumente solo, të performuara edhe në vende të tjera veç Shqipërisë, në Itali, Gjermani, Austri, Bullgari, Greqi e të tjera.
Ka fituar mjaft çmime, përfshirë atë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve për kompozitorin e ri më të mirë (1990), çmime në festivalet “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” (1993,1994,1995,1997), në “Festivalin e Romancave Shqiptare” (1996, 1999), apo çmimin e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sporteve për baletin me një akt (1998).
Është anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve (2000), anëtar i “Albautorit” (1992), bashkëthemelues i shoqërisë artistike “Elena Gjika” në Përmet (1990), bashkëthemelues i shoqatës së “Muzikës së re” (1993), themelues i seksionit shqiptar të shoqatës bibliografike botërore Literatura e Abstrakteve Muzikore RILM me qendër në Nju Jork (1995), bashkëthemelues dhe anëtar i kryesisë së seksionit shqiptar të Këshillit Ndërkombëtar të Organizatave të Festivaleve Folklorike CIOFF, president i Këshillit të Muzikës Shqiptare dhe si i tillë, anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës pranë UNESCO-s, anëtar i shoqatës gjermane për të drejtat autoriale të muzikës GEMA që prej 1997-ës, anëtar i SEM-it (1999) në Sh.B.A., Organizatës Ndërkombëtare për Artet Popullore IOV në Austri, Shoqatës për Etnomuzikologji SEM në Indiana të Shteteve të Bashkuara, si dhe për dy vjet, nga 1997-a në 1999 drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit në Tiranë.
Është anëtar dhe zëvendëskryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Kompozimet muzikore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() | Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(Forma e shkrimit nuk përshtatet dhe është ngarkuar shumë shiqoni artikujt tjerë se si duken) Ju lutemi ndihmoni edhe ju në përmirësimin e këtij artikulli. |
OPERA:
2018: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kryezot i Arbërit”, për solistё, kor SATB dhe orkestër simfonike.
-Uvertura me perkusion
-Introit: Requiem aeternam, pёr kor dhe orkestёr harqesh
-“Endra e Shёn Gjergjit”, arie pёr solist bariton dhe orkestёr
-“Kyrie Eleison” pёr solist soprano, kor dhe orkestёr
-“Malli pёr atdhe”, arie pёr solist bariton dhe orkestёr
-“Sanctus” pёr kor dhe orkestёr
-“Lirinё nuk jua solla unё”, arie pёr solist tenor dhe orkestёr
-“Gloria” pёr solistё SATB, kor dhe orkestёr
-“O burrani mbi ta”, arie pёr solit tenor, kor dhe orkestёr
-“Agnus Dei” dhe “Vajtimi i Lekё Dukagjinit pёr Gjergj Kastriotin--Skёnderbeun”, pёr solist, kor dhe orkestёr
-Finale-“Skёnderbeu kryezot”, me orkestёr simfonike.
2001-2004: “EUMENIDES”, per solist, kor, recitues, valltare dhe orkestër
ISWC: T-802.866.848-7 | GEMA work no.: 10497234-001 |
-“Prologue-Uvertura” pёr orkestёr
-“Aria e Pithisё”, pёr soliste soprano dhe orkestёr
-Interlud, pёr orkestёr
-“Aria e Apollonit” pёr solist baritone dhe orkestёr
-“Dueti i Orestit me Apollonit”, duet me orkestёr
-“Aria e Klitemnestrёs”, pёr dy soliste: soprano, alto, kori i Eumenideve dhe orkestёr
-“Hakmarrja”, korifeja dhe kori i Eumenideve” dhe orchestra
-“Aria e Apollonit” pёr solit baritone dhe kori i priftёrinjve tё Delfit dhe orkestёr
-“Aria e Orestit”, pёr solit tenor dhe orkestёr
-“Ndjekja”, Korifeja dhe kori i Eumenideve dhe orkestёr
-“Dueti i Orestit dhe Korifesё” dhe orchestra
-“Vallja dhe Himni i Eumenideve”, pёr balet, korin e Eumenideve dhe orkestёr
-“Aria e Athinasё”, pёr soliste mezzo soprano dhe orkestёr
-“Athinaja, Korifeja dhe kori i Eumenideve”, dhe orkhestra
-“Athinaja, Oresti dhe kori i Eumenideve” dhe orkestra
-“Korifeja dhe Eumenidet” dhe orchestra
-“Finale, Aeropag”
Veprat për Orkestër:
2017: “EP”
ISWC: T-803.819.592-6 | GEMA work no.: 19276246-001 |
2015: “Iso-polyphony multiverse”.
ISWC: T-803.620.598-9 | GEMA work no.: 16407538-001 |
2000: “Suita” me tema popullore greke, I,II.
ISWC: T-803.620.608-4 | GEMA work no.: 16407574-001 |
1999: “A Psalmodie bono”, për orkestër harqesh.
ISWC: T-803.561.829-3 | GEMA work no.: 16034668-001 |
1996: “Trias” për flaut dhe orkestër simfonike.
ISWC: T-801.413.071-4 | GEMA work no.: 4527226-001 |
1996: “Genotip” për orkestër të madhe.
ISWC: T-801.413.054-3 | GEMA work no.: 4527230-001 |
1991: “Rend, rend or Marathonomak”.
ISWC: T-801.413.069-0 | GEMA work no.: 4527227-001 |
1990: “Koncert”.
ISWC: T-803.620.617-5 | GEMA work no.: 16407606-001 |
1989: “Kontrast”, variacion simfonik.
ISWC: T-803.561.833-9 | GEMA work no.: 16034696-001 |
1987: “Poemë simfonike”.
ISWC: T-801.413.051-0 | GEMA work no.: 4527231-001 |
1986: “Suitë” me 4 kohë.
ISWC: T-801.413.047-4 | GEMA work no.: 4527233-001 |
Muzikë dhome:
2000: “Dikotomi” për kuintet fryme. (Fl, Ob, Cl in b, Horn, Fagot).
ISWC: T-803.561.831-7 | GEMA work no.: 16034685-001 |
1997: “Ep-event” për violinë, violë dhe v.cello.
ISWC: T-801.412.969-3 | GEMA work no.: 4527251-001 |
1997: “Shatra-Patra” për 3 daulle.
ISWC: T-803.620.620-0 | GEMA work no.: 16407615-001 |
1995: “W” in memoriam, për Cl, Violinë, V.Cello, Piano dhe Drum I,II,III.
ISWC: T-801.412.967-1 | GEMA work no.: 4527252-001 |
1995: “DdA”, kuartet harqesh.
ISWC: T-801.412.961-5 | GEMA work no.: 4527254-001 |
1994: “Avaz II” për 3 Viola, 5 Violina, 2 Fl, Cl, Drum I,II.
ISWC: T-801.412.964-8 | GEMA work no.: 4527253-001 |
1994: “Avaz” për kuartet fagotësh.
ISWC: T-801.412.947-7 | GEMA work no.: 4527258-001 |
1993: “Pheromones” për Fl, Cl, V.cello dhe Piano.
ISWC: T-801.413.075-8 | GEMA work no.: 4527224-001 |
1993: “Epitaf dhe Britmë”, për kuartet harqesh, Fl, Cl, Fagot dhe Piano.
ISWC: T-803.612.256-3 | GEMA work no.: 16372520-001 |
1992: “Metamorfozë” për 24 instrumentistë harqesh.
ISWC: T-801.413.044-1 | GEMA work no.: 4527234-00 |
1991: “Pesë skica” për kuartet harqesh.
1988: “Rondo” për orkestër harqesh.
ISWC: T-803.612.254-1 | GEMA work no.: 16372518-001 |
Piano:
2020: “Arbёreshe”, temё me variacione
2018: “Agoj 2”, album pianistik
2016: “Amen”
ISWC: T-803.656.943-5 | GEMA work no.: 16673765-001 |
2016: “Bach-Pentatonic”
2015: “Strumbullari”
ISWC: T-803.620.622-2 | GEMA work no.: 16407625-001 |
2012: “Tetë variacione mbi një temë popullore beratase”
ISWC: T-803.561.828-2 | GEMA work no.: 16034664-001 |
2012: “Red and Black Flag”-prelude
2010: “AGOJ”, album pianistik për fëmijë
ISWC: T-802.866.853-4 | GEMA work no.: 11504758-001 |
1997: “R.I.P”-Rest in Peace
ISWC: T-801.412.951-3 | GEMA work no.: 4527256-001 |
1994: “88”.
ISWC: T-803.620.625-5 | GEMA work no.: 16407642-001 |
1993: “Age of Cage”.
ISWC: T-801.412.958-0 | GEMA work no.: 4527255-001 |
1992: “Portret simbolik dhe vdekja e tij”.
1988: “Rondo”.
ISWC: T-801.412.911-5 | GEMA work no.: 4527262-001 |
Violinë solo:
2015: “Alla shqiptarçe”
ISWC: T-803.561.827-1 | GEMA work no.: 16034662-001 |
Violinë dhe Piano:
1990: Suitë me 6 kohë.
ISWC: T-801.413.047-4 | GEMA work no.: 4527233-001 |
1988: Sonatë me 3 kohë.
ISWC: T-803.620.624-4 | GEMA work no.: 16407631-001 |
V.Cello solo:
1999: “Hoax”
ISWC: T-803.561.832-8 | GEMA work no.: 11477166-001 |
Flaut solo:
2016: “Suita pastorale”, me tre kohë
Klarinetë solo:
2016: “Suita pastorale”, me tre kohë
Klarinetë dhe piano:
1990: “Skerco”
ISWC: T-801.413.038-3 | GEMA work no.: 4527236-001 |
Zëra Solo:
2017: “Diliencia De Carmona”, për SATB, poezia në spanjisht Fernando Villalon
1995: “Iso-Gjëma”, për 16 zëra vajzash.
Zë dhe Piano:
2017: “Janinulla”, për soprano dhe piano.
ISWC: T-803.830.180-4 | GEMA work no.: 19414884-001 |
2016: “Asaman”, për soprano/tenor dhe piano. Poezia popullore.
ISWC: T-803.710.659-6 | GEMA work no.: 17982006-001 |
2001: “Lundërtarët e vjetër”, për sop dhe piano. Poezia Arian Leka.
ISWC: T-803.839.978-0 | GEMA work no.: 19512891-001 |
2000: “Përjetësia”, për bariton dhe piano. Poezia nga Lasgush Poradeci.
2000: “Ç’u mbush mali me dëborë” për korr vajzash dhe piano. Poezia nga L. Poradeci.
1999: “Erë e borzilokut” për soprano, v.ni, v.c dhe piano. Poezia popullore.
ISWC: T-803.839.998-4 | GEMA work no.: 19512912-001 |
1998: “Këngëzë” për soprano dhe piano. Poezia popullore
ISWC: T-803.840.001-1 | GEMA work no.: 19512933-001 |
1996: “Sarajevaljum” për bariton dhe piano. Poezia Ervin Hatibi.
1994: “Bizantine”, për bas dhe piano.
1989: “Kosova”, për bas dhe piano. Poezia Ali Podrimja
1987: “Këngët e Jutbinës”. Cikël romancash për bariton, tenor dhe piano. Poezitë popullore
Muzikë filmi:
1999: “Lotët e Kosovës”, film dokumentar me regji të Kujtim Çashkut dhe skenar të Vath Koreshit.
1999: “Lojë botash”, film dokumentar me regji të Pluton Vasit dhe skenar të Fatos Baxhakut.
Këngë të muzikës së lehtë:
2016: “Dhimbja e gëzimit”, me poezi të Florion Zykës. Festival i 55 - RTSH-së.
2014: “Himn jetës”, me poezi të Fatos Arapit. Festivali i 53 i RTSH-së.
ISWC: T-803.876.175-1 | GEMA work no.: 19860767-001 |
1989 : «As më ngre shaminë”, kompleksi i djemve Përmet. Regjistruar nga RTSH.
1988: “Dallëndyshe e parë”, me poezi të Fatos Arapit. Anketa muzikore e Radio-Tiranës.
-Veprat muzikore në CD:
2007: “Eumenides”, opera, publikuar në Angli.
1998: Tek C.D-“Sazet…”, vepra “Epitaf dhe britmë” për ansambël, nr. 22.
Publikuar nga TEKNOTRADE. Tiranë 1998.
1997: Tek C.D-“Memus disco 2”, vepra “Trias” për flaut dhe orkestër, nr.4,
CD/2. Publikuar nga Regione Siciliana, Itali.
Librat e botuar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
2019: “Kadare dhe muzika”, studim, SHB Mediaprint;
2019: “Romanca vokale” pёr soprano, tenor, baritone dhe piano.
2018: “Iso-polyphony multiverse”, partitura për orkestër simfonike. Botim i Akademisë së Shkencave.
2017: “EP”, partitura për orkestër simfonike. Botim i Akademisë së Shkencave.
2017: “Sazet e Selimit & Hafizesë dhe Ajdin Leskovikut”, + CD, SHB Mediaprint;
2015: “Fjalor i muzikës klasike dhe popullore”, me bashkautor, Akademia e Shkencave;
2015: “Odysseus and Sirenes”, SHB Mediaprint;
2014: “Këngët partizane, trashëgimia shpirtërore e Luftës Antifashiste Na cional-Çlirimtare”, Akademia e Shkencave;
2013: “Himni Kombëtar”, monografi, SHB Mediaprint;
2013: “Muza e parë”, me bashkautor, SHB, ALBAS;
2012: “100 këngë, himne dhe marshe patriotike shqiptare”, SHB Mediaprint
2011: “Pse qanë kuajt e Akilit”, SHB Mediaprint;
2010: “Sprovë për një fjalës të muzikës popullore homofonike të Shqipërisë së Veriut”, Akademia e Shkencave e Shqipërisë;
2010: “AGOJ”, album pianistik, SHB, Mediaprint;
2008: “Usta Laver Bariu”+CD, Uegen;
2007: “Enciklopedia e iso-polifonisë popullore shqiptare”, shqip-anglisht dhe CD, Uegen;
2007: “Folklori muzikor, iso-polifonia dhe monodia”, Uegen;
2005: “Odiseja dhe sirenat, grishje drejt viseve iso-polifonike të Epirit”, Uegen;
2004: “CLUSTER”, muzikologji & kompozicion, Uegen
2004: “The Albanian Intangible Heritage in CD”, Unesco;
2003: “Himni Kombetar”, UEGEN;
2002: “Folklori muzikor-monodia shqiptare”, SHBLU;
2001: “Enciklopedia e muzikës popullore shqiptare”, ILAR;
2000: “Folklori muzikor-strukturë dhe analizë”-Vol. II, SHBLU;
1999: “Folklori Muzikor-Polifonia shqiptare”-Vol. I. SHBLU;
1998: “Sazet, muzika me saze e Shqipërisë së Jugut” +C.D- Teknotrade;
1997: “Muzika dhe Letërsia”-ONUFRI;
Tekste shkollore[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- 2015: “Edukimi muzikor-7”, për shkollën 9-vjeçare, “Mediaprint”,
- 2014: “Edukimi muzikor-6”, për shkollën 9-vjeçare, “Mediaprint”,
- 2010: “Historia e Artit-XI”, libri i nxënësit, me bashkautorë, për gjimnazin, “SHB “Mediaprint”,
- 2010: “Trashëgimia kulturore europiane-XI”, libri i nxënësit, me bashkautor, për gjimnazin, “SHB “Mediaprint”,
- 2009: “Trashëgimia jonë kulturore-10”, për nxënësit e gjimnazit, “Mediaprint”;
- 2009: “Trashëgimia jonë kulturore”, në ndihmë te mësuesit të gjimnazit, me bashkautor, IKT;
Çmime dhe vlerësime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- 2018: Fitues i ҫmimit muzikor mbarëkombëtar të organizuar nga Ministria e Kulturës, me operan solemne “Skënderbeu, kryezot i Arbërit”.
- 2017: “Mjeshtër i madh” me dekretin nr. 10228, datë 27. 04. 2017 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë.
- 2015: “Qytetar nderi” i qytetit-muze të Gjirokastrës, dhënë nga Këshilli Bashkiak i qytetit.
- 2013: “Qytetar nderi” i qytetit të Përmetit, dhënë nga Këshilli Bashkiak i qytetit.
- 2011: “Honorary Fellow of the National Academy of Music”, Neapolis, Greece
- 2010: “Mirënjohje e qytetit të Vlorës”, dhënë nga Bashkia Vlorë
- 2003: “Nderi i qarkut të Gjirokastrës”, dhënë nga Këshilli i Qarkut, Gjirokastër;
- 2003: Fitues i çmimit MUZA të MKRS, për veprën më të mirë studimore në fushën e muzikës, të botuar në vitin 2002.
- 2002: Fitues i çmimit MUZA të MKRS, për veprën më të mirë skenike, për vitin 2001.
- 2001: Fitues i çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar të kompozimit “Dimitri Mitropoulos”, Athinë Nëndor 2001 me veprën “EUMENIDES”
- 1999: Fitues i çmimit të tretë në festivalin e VI të “Romanca Shqiptare”-1999 me romancën “Erë e borzilokut”, poezia popullore.
- 1998: Fitues i konkursit për baletin me një akt të shpallur nga Ministria e Kulturës, me baletin “Stinët” me subjekt të Naim Frashërit”.
- 1998: Fitues i çmimit të parë në konkursin ndërkombëtar “Il mondo in musica”, Fivizzano-Itali me veprën për orkestër harqesh “Rondo”.
- 1997: Çmimin e G.M.E.M (Grupi i Muzikës Eksperimentale Marsejë) përveprën “Shatra-patra” të interpretuar në konkursin ndërkombëtar “Ton de Leeuw”, në “Ditët e Muzikës së Re 1997”.
- 1996: Çmimi i parë për pjesën vokale “Sarajevalium”, në festivalin e tretë të “Romancës Shqiptare”-Tiranë.
- 1995: Çmimi i parë për kuartetin e harqeve “DdA” në festivalin “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare”-Tiranë.
- 1994: Çmimi i dytë për “Pheromones” në festivalin “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare”-Tiranë.
- 1993: Çmimi i tretë për “Epitaf dhe Britmë”, në festivalin “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare”-Tiranë.
- 1990: Çmimin e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për kompozitorin e ri më të mirë. Dhënë në “Konferencën Kombëtare të Talenteve të Reja”-Korçë.
Eksperienca në mësimdhënie dhe në drejtimin artistik dhe shkencor[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
maj 2019: Zëvendës Kryetar i Akademisë së Shkencave, i zgjedhur me vendim të Asamblesë së ASH-së.
mars 2019: Nismëtar dhe ekspert i dosjes për kandidimin e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës në regjistrin e “Praktikave më të mira të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore shpirtërore”-UNESCO, së bashku me ODEA, Akademia e Artit dhe Trashëgimisë.
shkurt 2018 Anëtar i Bordit në Institutin e Studimeve të Krimeve dhe të Pasojave të Komunizmit, zgjedhur nga Kuvendi i Shqipërisë me vendimin 27/2018
dhjetor 2017: Themelues i ODEA-s, Akademia e Artit dhe Trashëgimisë. Regjistruar në Gjykatë me vendimin Nr. 1217, dt. 15.12.2017.
Shtator 2017- Tetor 2019: Kryetar në detyrë i Akademisë së Shkencave.
2015: Anëtar i Komisionit Shtetëror të Pullës Postare.
2014: Sekretar shkencor në Akademinë e Shkencave të Republikës së Shqipërisë.
2010-deri më tani: Anëtar i Komitetit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Shpirtërore-KKTKSH pranë MTKRS-së.
2005-2018 Anëtar i Këshillit të Lartë të Arkivave të Republikës së Shqipërisë
2013: Drejtor i Përgjithshëm i Qendrës së Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes-QKMBM, pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
2012: Drejtor i Drejtorisë së Aktiviteteve dhe Marrëdhënieve me Publikun në Qendrën e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes-QKMBM, pranë Ministrisë së Mbrojtjes.
2001-2008: Drejtor i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore, në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve.
2002-2007: Sekretar i Bordit të Parkut Kombëtar të Butrintit, “World Heritage List”, UNESCO, MTKRS
2005: Ekspert i përgatitjes së dosjes së Iso-polifonisë popullore shqiptare, shpallur nga Unesco si “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, 25 Nëndor 2005.
2002-2003: Kryetar i grupit të punës për hartimin e ligjit “Për simbolet kombëtare” dhe i ligjit “Për trashëgiminë kulturore”.
2003-2007: Anëtar i këshillit shkencor të Institutit të Kulturës Popullore pranë Akademisë së Shkencave, zgjedhur me Vendim të Kryesisë së Akademisë së Shkencave.
2002-2004: Drejtues i kolanës zyrtare të MKRS-së, “Trashëgimia shpirtërore në CD”; hartues dhe drejtues i botimeve të MKRS: “Trashëgimia kulturore”, akte ligjore dhe nënligjore; Festivali Folklorik Kombëtar, Gjirokastër, akte ligjore dhe nënligjore.
1997-1999: Drejtor i Teatrit të Operas dhe Baletit-TOB dhe Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore-AKVP, Tiranë.
1991-deri më tani: Profesor në Fakultetin e Muzikës, Akademia e Arteve-Tiranë, në lëndët e Kompozicionit dhe Folklorit Muzikor Shqiptar. Udhëheqës shkencor i diplomave universitare të kompozicionit të Kristi Popës-1997, Ilirjan Mihalit-1998, Klodian Qafokut-2003, Eduard Nurkës-2003, Edi Balilit, Skënder Gjylës-2003; Diplomave universitare në etnomuzikologji; Udhëheqës shkencor i mikrotezave të SHPU-së pranë Akademisë së Arteve të Edi Nurkës, Klodian Qafokut, Kozma Mihalit, Albin Sadikut, Armand Zaçeliçit; Udhëheqës shkencor i Doktoratave pranë QSA-së të Klodian Qafokut, Armand Zaçeliçit etj..
1988-1991: Drejtues artistik në pallatin e kulturës “Naim Frashëri” të qytetit të Përmetit.
Veprimtari të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
2009-2010: Konsulent në fushën e trashëgimisë shpirtërore dhe diversitetit kulturor pranë UNDP-UNESCO, në Tiranë.
2009-deri më tani: Drejtor artistik i “Aulona international folk festival”, Vlorë, Maj
2009: Kryetar i Jurisë së Festivalit Foklorik Kombëtar të Gjirokastrës, 24-29 Shtator, 2009
2005: Kryetar i Jurisë së “Festivalit Kombëtar të Veglave Popullore”, Gjirokastër, Maj, 2005.
2003: Antar i grupit të punës për hartimin e “Strategjisë kombëtare të komunitetit rom”, në Shqipëri
2002: Kryetar i Jurisë së “Takimit II të iso-polifonisë”, Gjirokastër, 2002
2001-2006: Antar i bordit të Art-Kulturës pranë fondacionit SOROS, Tiranë.
1999-deri më tani: Bashkëpunëtor i PAYE-Angli.
1999: Antar i IOF (Organizata ndërkombëtare e artit folklorik), Austri.
1998: Antar i SEM (Shoqata e etnomuzikologëve), Universiteti i Indianës USA, nr. antarësimi 90-1096.
1997-deri më tani: Antar i GEMA-Gjermani.
1997: Iniciator dhe bashkëthemelues i konkursit ndërkombëtar të muzikës së re “Ton de Leeuw”-Tiranë.
1996: Bashkëthemelues dhe anëtar i kryesisë së seksionit shqiptar të C.I.O.F.F-it. (Komiteti ndërkombëtar i organizimit të festivaleve folklorike)
1995: Iniciator dhe themelues i seksionit shqiptar të “The Rilm Abstract Literature of Music”, New York.
1995-2000: Sekretar i seksionit të muzikës në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë-LSHA
1995-deri më tani: President i Këshillit të Muzikës Shqiptare, anëtar i Këshillit Ndërkombëtar të Muzikës-UNESCO, Paris.
1993: Iniciator dhe bashkëthemelues i shoqatës së “Muzikës së Re Shqiptare”, antare e “Konferencës Evropiane të Promotorëve të Muzikës së Re”.
Pjesëmarrës në festivale, konferenca, simpoziume dhe workshop-e[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
2018: Leksion mbi “Polifoninë me iso”, Urania Hause, Ohrid, FYROM.
2016: Leksion mbi “Iso-polifoninë me saze”, Qendra Zosimea, Janinë, Greqi.
2003: Pjesmarrës në seminarin “Vlerësimi i arritjeve vjetore individuale të nëpunësve civilë”, organizuar nga Instituti i Trajnimit të Administratës Publike, Tiranë 17-19 Nëntor 2003. Vërtetuar me Nr. Certifikate HRM1-04/03/003.
2002: Pjesmarrës ne kongresin “Diversiteti kulturor dhe lufta kunder racizmit
dhe ksenofobise”, Athinë, Greqi.
2001: Pjesmarrës dhe finalist në konkursin ndër kombëtar të kompozicionit
“Dimitri Mitropoulos”, Athinë 2001.
1999: Lektor në takimin e parë ndërkombëtar “Mbi polifoninë popullore”,
Delvinaq-Greqi, 6-9 Gusht 1999.
1999: Pjesmarrës me vepër në “Musica Nova”, Sofie-Bullgari 1999.
1998: Pjesmarrës në konferencën europiane të “Promotorëve të Muzikës së Re”,
Schwaz/Tirol, Austri, 29-31 Gusht 1998.
1998: Pjesmarrës në “Reydale Festival 1998”, Korrik, Angli.
1998: Pjesmarrës në Sympoziumin “Music analysis and cognotive research on
music tradition”. Romë-Itali, 28-30 Maj 1998.
1997: Pjesmarrës në Konferencën e katërt mesdhetare të muzikës. Palermo-Itali.
1995: Lektor në “Interbalkanian Congrees of Music”. Selanik-Greqi.
1992,1994: Pjesmarrës në “International Composers Workshop”, Amsterdam-Sofie.
Leksione kompozimi nën udhëheqjen e Ton de Leeuw, Joji Youasa dhe
Boris Christof.
1992: Lektor në “First Balkanian Congress of Music”, Delfi-Greqi etj.
Aktivitet tjetër[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
2000-2001: Drejtor artistik i “Maratonës së këngës popullore” në TV KLAN;
1999: Autor dhe formulues i muzikës së filmit dokumentar “Lotët e Kosovës” me regji të Kujtim Çashkut; autor dhe formulues i muzikës i filmit dokumentar “Lojbotash” me regji të Pluton Vasit.
1998: Recezent i librit të Prof. Dr. Ramazan H. Bogdani “Koreografi & art i kultivuar”; konsulent shkencor i librit “Muzika në Shqipëri”-bibliografi e artikujve muzikorë në periodikun shqip, e autoreve Katerina Goshi dhe Lili Daja; konsulent shkencor i librit “Për të kujtuar një kohë” (45 vjet TOB), e autorit Riza Hajro.
1997-deri më tani: Konsulent artistik i filmave dokumentarë të prodhuara; nga R.T.V. Shqiptar, me objekt traditat muzikore popullore;
1996-deri më tani: Bashkëpunëtor i jashtëm i R.T.V Shqiptar për programet muzikore;
1995-2000: Anëtar i kolegjumit të “Revistes Letrare”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë;
1994,1995: Bashkëpunëtor i “Callaway International Resource Centre for music Education” (CIRCME), Australia;
1993-2005: Gazetar i faqes muzikore në gazetën “Drita”, organ i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë;
1991-deri më tani: Autor i shumë shkrimeve dhe studimeve mbi muzikën në shtypin periodik shqiptar.
Linke[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- Website i akad. Vasil S. Tole (në shqip dhe anglisht).
- www.odeacademy.org