Vedat Ademi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Vedat Ademi është një nga këngëtaret shqiptar. Ai është një këngëtare i zhanrit Rock & Pop. Ai ka bere buje me shume këngë te tij te cilat për shume kohe të gjatë kanë qenë hite dhe ka zënë vend ne top-listat shqiptare.

Vedat Ademi është paraqitur neper emisione te ndryshme ai poashtu njihet edhe për vokalin e tij te fuqishëm si dhe forcën e interpretimit live. Në vitin 2007, ai paraqitet ne Topfest 4, me këngën 'Më mashtruan sytë', me te cilën arrin deri ne natën finale. Kënga u kthye në hit. Ai është paraqitur edhe në shumë festivale. Në vitin 2007 ai u paraqit në festivalin madhështor "Kënga Magjike" me këngen "Mall qe djeg" ku pati mjaft sukses. Ne vitin 2008, Vedati merr pjesë në Topfest-5, me këngën ’Mund të ishim bashke’, ku ai është bashkëautor i tekstit me Big Basten. Kënga bëhet pjesë e finales.

Ndërsa ai vazhdoi me paraqitjen e tij sërish në vitin 2010 në edicionin e 7-të të festivalit prestigjoz "Top Fest" me këngen "Koha s'kthehet" ku pati mjaft sukses.Më vonë këngëtari nxorri edhe videoklipin e kësaj kenge e cila ishte pjesëmarrëse në dy videofestivale si ai i "Zhurma Show Awards 2010" & "Netet e klipit shqiptarë 2011" ku pati mjaft sukses.


Poashtu më vonë në vitin 2010 ai merr pjesë sërish ne festivalin madheshor "Kënga Magjike" me kenge "Yjet sbien shpesh" ku arrin deri ne finale duke rrembyer keshtu cmimin "Best Rock" dhe duke u vleresuar me 323 pikë duke zene keshtu vendin e 11-të. Ne 14 shkurt 2011 Vedati publikon albumin e tij te pare ‘Koha s’kthehet’,qe permban 10 kenge.me vone vjen me nje bashkepunim te suksesshem me Rezarta Shkurten ne kengen’Dua te ikij larg’.Kenga per jave te tere ishte ne krye te hitparadeve shqiptare.Kenga ishte pjese e top 10 kengeve me te mira te vitit 2011.Ne vidiofest 2011 kjo kenge rrembeu dy cmime ‘vidiospoti me I mire Duet’,’vidiospoti me I mire Pop’.

Në vitin 2011 Vedat Ademi nxjerr nje videoklip te titulluar "Emrin tim" nje videoklip ky i xhiruar nga "Pro...Video". ‘Emrin tim’ eshte nje kenge e rrymes rock dhe ne listen e dhjete e hiteve shqiptare te veres,kjo kenge mbante vendin e 4.


Poashtu ai paraqitet serish ne festivalin "Kënga Magjike" ne vitin 2011 ne nje duet me kengetarin e njohur Pirro Cako me kengen "Buje vetem buje" ku arrijne deri ne finale duke rrembyer keshtu cmimin "Kënga Stil"dhe duke u vleresuar me 540 pikë nga artistet e ketij festivali dhe duke rrembyer Cmimin e dytë.


Mirepo Vedat Ademi nuk u ndal ai u rikthye serish fuqishem ne vitin 2012 pasi qe ai morri pjese ne "Dancing with the stars Albania" ku morri vendin e dytë.

Në vitin 2012 ai nxjerr serish nje videoklip te titulluar "Një jetë me ty" nje kenge shume e sukseshme,nje videoklip i xhiruar serish nga "Pro...Video".

Ai nominohet ne Zhurma show 2012 per cmimin "Best rock" me kengen "Nje jete me ty". Ai paraqitet ne Kenga magjike me kengen "Ne frymen tende", me te cilin fitoi cmimin "Best Dance" dhe renditet ne vend te 4-t. Ne festivalin e RTSH paraqitet si kompozitor me kengen "Ylli polar" e kenduar nga Kelly, e cila ishte pjese e finales. Ne 16 dhjetor 2012 vjen ne jete Jon Art, femija I tij I pare. Nje jave pas lindjes ne 23 dhjetor 2012 publikon kengen "Per ty", nje dedikim special per djalin e tij. Ne Netet e klipit shqiptar 2013, dy kengete tij "Nje jete me ty" dhe "Per ty" ishin konkuruese. Kenga "Per ty", krijim i Vullnet Ibrahimit, fiton 2 cmime, cmimi i Medias dhe Interprtuesi me I mire mashkull. Ne Vidiofestin 2013 kenga "Per ty" nominohet per cmimin Best Balade. Ne 19 maj 2013 Vedati vjen ne bashkepunim me Yllka Kuqin per kengen "Ne zemer te mbaj".Në 16 dhjetor 2013 ai publikoi videoklipin e këngës “Vetëm ti”,dedikuar djalit të tij për një vjetorin.Për festat e fundvitit publikon “Thuaj po” në bashkëpunim me DJ Vin Veli. Ne prill 2014, Vedati publikon "Hapat e mi", ne bashkepunim me reperin Capital T. Ne fund te muajit qershor ai publikon "Ke harruar", ne bashkepunim me Ermal Mamaqi production dhe videoklipi eshte nje realizim I Pro Video.

I njohur ndryshe si kengetari i baladave, Vedat Ademi kërkon te rrëmbeje zemrat e publikut me “Asgjë njësoj”. Ndryshe nga titulli, Vedati mbetet po i njëjti në stil dhe në performancë. “Vij këtë vit për të plotësuar dëshirën e fansave për të më parë në skenë por edhe për dëshirën time për të qenë pjesë e këtij kompeticioni”-shprehet ai. “Kam muaj që punoj për këtë këngë”, tregon Vedati, që njëkohësisht nuk është shkëputur nga muzika live dhe koncertet jashtë Shqiprisë.