Vendbanim Parahistorik dhe Antik e Vonë në Reshtan

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Vendbanim parahistorik dhe antikë e Vonë në Reshtan
LlojiArkeologjike
VendndodhjaReshtan, Therandë, Kosovë
NdërtuarParahistori dhe Antikë e Vonë
Emri zyrtar: Lokalitet Arkeologjik / Rezervat
LlojiNën mbrojtje
Nr. i referencës4127

Vendbanim parahistorik dhe antikë e vonë në Reshtan është një monument i trashëgimisë kulturore në Reshtan, Therandë, Kosovë.[1] Ky monument është i kategorisë "Arkeologjik".

Përshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Reshtani është një vendbanim neolitik i pozicionuar në prapatokën e Suharekës (në aksin ku sot kalon autostrada Suharekë-Prizren). Ky lokalitet është hulumtuar në vitet 1966/67, gërmime të cilat kishin karakter sondazhi. Gjatë muajit mars të vitit 2011, një sipërfaqe e konsiderueshme e këtij lokaliteti është incizuar me instrumente gjeofizike dhe po gjatë këtij viti janë zhvilluar gërmime me karakter shpëtimi që kapte një sipërfaqe prej 250 m². U evidentuan tri horizonte banimi të neolitit të mesëm dhe fillimit të neolitit të vonë (4200-3800 p.e.s.). Në shtresën kulturore të trashësisë 2 metra, janë zbuluar gjurmë të tri horizonteve të banimit të shtëpive me gjithë vatër dhe hendeqe. Në bazë të fragmenteve të qeramikës së zbuluar, si në formë, ashtu dhe në ornamentikë, është konstatuar se krahas Kulturës së Vinçës, kemi një prani shumë të fuqishme edhe të kulturës adriatikase. [2]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ LISTA E TRASHËGIMISË KULTURORE PËR MBROJTJE TË PËRKOHSHME (PDF). Republika e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrë më 17 gusht 2016.
  2. ^ Berisha, Milot (2012). "Guidë arkeologjike e Kosovës (Kosova Archaeological Guide)" (PDF). Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit & Instituti Arkeologjik i Kosovës. fq. 22. Arkivuar (PDF) nga origjinali më 5 mars 2014. Marrë më 14 prill 2020. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]