Jump to content

Vende Pelegrinazhi Budist në Indi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
"Statuja e Madhe e Budës" në Bodh Gaya

Në besimin fetar dhe spiritualitet, një pelegrinazh është një udhëtim i gjatë ose kërkim të një kuptimi me domethënie të madhe morale. Ndonjëherë është një udhëtim në një vend të shenjtë ose një faltore të rënësishme të besimit. Besimtarët e çdo feje të rëndësishme kryejnë pelegrinazhe. Një person që kryen në udhëtim të tillë quhet pelegrin ose si në rastin e myslimanëve haxhi. Ka një numër të madh Vendesh pelegrinazhi budist në Indi.

Budizmi ofron katër vende kryesore pelegrinazhi: vendlindja e BudësLumbini, vendi ku ai arriti Ndriçimin, Bodh Gaya, vendi ku ai predikoi për herë të parë në Benarasi dhe vendi ku ai arriti ParinirvananKusinagara. Disa vende pelegrinazhi budiste në Indi janë listuar si më poshtë:

Këto janë tre nga katër vendet më të shenjta të Budizmit. I katërti, Lumbini, vendlindja e Budës, është një Nepalin jugor.

Statujë e shtrirë e Budës te Parinirvana Stupa.

Vendet e pelegrinazhit budist në Indi

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • Patna, Bihar – më parë e njohur si Pataliputra, ishte kryeqyteti i Perandorisë Mauryane dhe një qendër e rëndësishme budiste.
  • Rajgiri, Bihar – Më parë i njohur si Rajagaha, ishte kryeqyteti i Magadhas, të sunduar nga mbreti Bimbisara, një nga monarkët dhe mbështetësit më të shquar gjatë jetës së Budës.
  • Nalanda, Bihar – Vendi i një universiteti të lashtë budist, të shkatërruar nga Bakhtiyar Khalji gjatë sulmeve islamike.
  • Sravasti, Uttar Pradesh – Më parë i njohur si Savatthi, ishte kryeqyteti i Kosalas, të sunduar nga mbreti Pasenadi, një nga monarkët dhe mbështetësit më të shquar gjatë jetës së Budës.
  • Vaishali, Bihar – Selia e një shteti republikan të Lichchavit, mbështetës të shquar të Budës. Vaishali është vendi ku u mbajt Këshilli i Dytë Budist.

Emri i Biharit rrjedh nga vihara, që do të thotë manastir, për shkak të lidhjes së zonës me Budizmin. Përveç këtyre vendeve që u vizituan nga Buda, vende të tjera në Indi janë bërë të shquar.

Ka një shumësi vendesh të Budizmit Tibetian në Indi:

Vende të mëtejshme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Manastiri Pemayangtse

Manastiri Pemayangtse është një manastir budist në Pemayangtse, afër Pellingut në shtetin veri-lindor të Indisë, Sikkim, i vendosur 140 km në perëndim të Gangtokut.[3]

Manastiri Tawang

Manastiri Tawang në shtetin indian Arunachal Pradesh është manastiri më i madh në Indi dhe i dyti më i madh në botë pas Pallatit PotalaLhasaTibetit.

Zang Dhok Palri Phodangu

Zang Dhok Palri Phodangu është një manastir budist në Kalimpong të Bengalit Perëndimor. Manastiri gjendet në krye të kodrës Durpin, një nga dy kodrat e qytezës. U shenjtërua në vitin 1976 nëpërmjet vizitimit të Dalai Lamas.

Manastiri Rumtek

Manastiri Rumtek i quajtur edhe "Qendra Dharmachakra", është një gompa e vendosur në shtetin indian të Sikkimit afër kryeqytetit Gangtok. Është pika qendrore për tensionet sektariane brenda shkollës Karma Kagyu të Budizmit Tibetian që karakterizon problematikën e Karmapas.

Manastiri Enchey

Manastiri Enchey është i vendosur në Gangtok, kryeqyteti i shtetit indian të Sikkimit në veri-lindje të Indisë. I përket urdhërit Nyingmatë Budizmit Vajrayana.

Manastiri Tashiding

Manastiri Tashiding është një manastir budist i sektit Nyingma të Budizmit Tibetian në Sikkimin perëndimor, në Indinë veri-lindore. Gjendet në majë të kodrës që ngrihet midis Rathong chu-së dhe Lumit Rangeet.

Manastiri Dubdi

Manastiri Dubdi, me raste i quajtur edhe 'Manastiri Yuksom' ëshë një vihara budiste e stektit Nyingma të Budizmit Tibetian pranë Yuksomit, në rajonin e Geyzingut në distriktin e Sikkimit Perëndimor.[4][5]

Manastiri Ralang

Manastiri Ralang është një manartir budist i sektit Kagyu të Budizmit Tibetian në Sikkimin jugor, në Indinë veri-lindore. Gjendet gjashtë kilometra nga Ravangla.[6]

Manastiri Rumtek, Sikkim, Indi
  1. ^ a b "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 9 shkurt 2012. Marrë më 22 korrik 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  2. ^ New Buddha site found in Gujarat
  3. ^ "Pemayangtse Monastery". Buddhist Tourism. Marrë më 7 nëntor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Monasteries". sikkiminfo.in. Arkivuar nga origjinali më 13 shkurt 2010. Marrë më 21 nëntor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ "Monasteries in Sikkim are of three types". Dubdi Monastery. Sikkim Info. Marrë më 5 maj 2010. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Ralang Monastery". Buddhist-temples.com. Marrë më 21 nëntor 2009. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Web
Videos