Shko te përmbajtja

Holanda Spanjolle

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Ridrejtuar nga Vendet e Ulta Spanjolle)
Holanda Spanjolle
Spaanse Nederlanden
Países Bajos Españoles
Spanische Niederlande
Spuenesch Nidderlanden
Pays-Bas Espagnols
Belgica Regia
Bos-Poéyis Espaingnols
1556–1714
Flamuri i Holanda Spanjolle
Lartë: Kryqi i Burgundisë[1][2]
Poshtë: Stema civile
Stema(Alberti VII) e Holanda Spanjolle
Stema
(Alberti VII)
Motoja: Plus Ultra
"Më tej"
Kryqi Burgund
Holanda Spanjolle (gri) në v. 1700
Holanda Spanjolle (gri) në v. 1700
StatusiBashkimi personal i feudeve perandorake brenda Perandorisë Gjermanike të Romës së Shenjtë
KryeqytetiBrukseli
Gjuhët e përbashkëta
Feja
Katolicizmi Roman (Feja shtetërore)
Protestantizmi (popullor)
QeverisjaGuvernatoriat
Guvernator 
 1556–1559
Emmanuel Philibert (i pari)
 1692–1706
Maximilian Emanuel (i fundit)
Epoka historikePeriudha e hershme moderne
1556
1568–1648
 Paqja e Mynsterit
30 janar 1648
 Ëar of the Reunions]]
1683–1684
 Armëpushimi i Ratisbonës
15 gusht 1684
 Lufta Nëntëvjeçare
1688–1697
 Lufta e Trashëgimisë Spanjolle
1701–1714
 Traktati i Rastatit
7 mars 1714
Sipërfaqja
156070,000 km2 (27,000 sq mi)
160046,000 km2 (18,000 sq mi)
Popullsia
 1560
1,794,000[3]
ValutaGuldeni, Reali spanjoll
Paraprirë nga
Pasuar nga
Holanda Habsburge
Republika e Provincave të Bashkuara Holandeze
Holanda Austriake
Sot pjesë e

Holanda Spanjolle (Países Bajos Españoles; Spaanse Nederlanden; Pays-Bas espagnols; Spanische Niederlande) (historikisht në spanjisht: Flandes, emri "Flandër" përdorej si një pars pro toto)[4] ishte Holanda Habsburge e sunduar nga dega spanjolle e Habsburgëve nga viti 1556 deri në vitin 1714. Ajo ishte një bashkim i feudeve të Perandorisë Gjermanike të Romës së ShenjtëVendet e Ulëta në një bashkim personal nga Kurora Spanjolle. Ky rajon përfshinte shumicën e shteteve moderne të Belgjikës dhe Luksemburgut, ashtu si dhe pjesë veriore të Francës, Holandës jugore dhe Gjermanisë Perëndimore, me kryeqytet Brukselin. Ushtrisë së Flandrës i ishte caktuar detyra e mbrojtjes së territorit.

Feudet perandorake të ish Holandës Burgunde ishin trashëguar nga Dera e Habsburgëve nga shuarja e Derës Valois-Burgundi me vdekjen e Marisë së Burgundisë në vitin 1482. Shtatëmbëdhjetë Provincat formuan bërthamën e Holandës Habsburge, e cila i kaloi Habsburgëve Spanjollë me abdikimin e perandorit Karli V në vitin 1556. Kur pjesa Holandeze u shkëput për të formuar Republikën Holandeze në vitin 1581, zona e mbetur qëndroi nën sundimin spanjoll deri në Luftën e Trashëgimisë Spanjolle.

Një administratë e përbashkët e feudeve holandeze, e përqëndruar në Dukatin e Brabantit, tashmë ekzistonte nën sundimn e dukës burgund, Filipi i Mirë, me zbatimin e një stadtholderi dhe thirrjen e parë të Shteteve të Përgjithshme të Holandave (një lloj parlamenti i përgjithshëm) në vitin 1464.[5] Mbetsa e tij, Maria, kishte konfirmuar një numër privilegjesh të shteteve me Privilegjet e Mëdha, të nënshkruara në vitin 1477.[6] Pasi qeverisja u mor nga bashkëshorti i saj, arkiduka Maksimiliani I i Austrisë, Shtetet këmbëngulën mbi privilegjet e tyre, duke kulminuar në një Rrebelim të GrepaveHolland dhe Rrebelimin Flamand. Maksimiliani ia doli me mbështetjen e dukës Alberti III i Saksonisë dhe biri i tij, Filipi I i Kastiljes, burri i Joanës së Kastiljes, mundi të merte sundimin e Holandës Habsburge në vitin 1493.

Filipi ashtu dhe biri dhe pasuesi i tij, Karli i V mbajtën titullin e "dukës së Burgundsë", duke iu referuar trashëgimisë së tyre burgunde, në mënyrë të shquar Vendet e Ulëta dhe Kontesë së lirë të Burgundisë në Perandorinë Gjermanike të Romës së Shenjtë. Hapsburgët shpesh e përdorën termin Burgundi për tiu referuar tokave të tyre të trashëguara (d.m.th. në emër të Qarkut Perandorak Burgund, të themeluar në vitin 1512), faktikisht deri në vitin 1795, kur Holanda Austriake u humb ndaj Republikës Franceze. Guvernatori i Përgjithshëm i Holandës ishte përgjegjës për administrimin e trashëgimisë burgunde në Vendet e Ulëta. Karli V lindi dhe u rrit në Vendet e Ulëta dhe qëndroi shpesh në Pallatin e Kudenbergut në Bruksel.

Nëpërmjet Saksionit Pragmatik të vitit 1549, Karli V i shpalli Shtatëmbëdhjetë Provincat në zotërim të bashkuar dhe të pandashëm Habsburg. Midis viteve 1555 dhe 1556, Dera Habsburge u nda në një degë Austro-Gjermane, dhe një degë spanjolle si pasojë e abdikimit të Karlit të V: Holandat iu lanë birit të tij, Filipit II të Spanjës, ndërsa vëllai i tij, mbreti Ferdinandi I e pasoi atë si perandor Gjermanik i Romës së Shenjtë. Shtatëmbëdhjetë Provincat, de jure ishin akoma feude Gjermaniko-Romake, nga ajo kohë e në vazhdim u sunduan de facto nga dega spanjolle e Habsburgëve si pjesë e trashëgimisë burgunde.

Lufta kundër Spanjës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Xheton me portret e arkidukëve Alberti VII i Austrisë dhe Infanta Isabella e Spanjës, të prera në Antverpen, 1612.
Përballë: portretet e Albertit dhe Izabelës.
mbrapa: shqiponjë duke mbajtur baraspeshën.

Masat këmbëngulëse kundër-reformatoreFilipit nxitën Rrebelimin Holandez në provincat kryesisht kalviniste holandeze, që çoi në shpërthimin e Luftës Tetëdhjetë Vjeçare në vitin 1568. Në janarin e vitit 1579, shtatë provincat veriore formuan Bashkimin protestant të Utrehtit, i cili shpalli pavarësinë nga dega spanjolle e Habsburgëve si Republika e Shtatë Holandave të Bashkuara nëpërmjet aktit të betimit të vitit 1581. dega spanjolle e Habsburgëve mundi ta mbante sundimin vetëm mbi Holandat Jugore pjesërisht katolike, të arritur pas Rënies së Antverpenit në vitin 1585.

Kur në vitin 1598 Holanda Spanjolle i kaloit vajzës së Filipit, Isabella Clara Eugenia dhe burrit të saj, arkidukës Alberti VII i Austrisë, do të vinin kohë më të mira. Sundimi i çiftit solli një periudhë shumë të nevojshme paqeje dhe qëndrueshmërie për ekonominë, e cila nxiti rritjen e një identiteti të veçantë holandezo-jugor dhe do të konsolidonte autoritetin e Derës Habsburge, duke paqësuar ndjenjat e mëparshme anti-spanjolle. Në fillim të shekullit të XVII, pati një oborr të lulëzuar në Bruksel. Mes artistëve, që do të shfaqeshin nga oborri i "arkidukëve", siç njihej çifti, ishte Peter Paul Rubens. Nën Izabelën dhe Albertin, Holanda Spanjolle faktikisht ishte formalisht e pavarur nga Spanja, por informalisht mbeti brenda rruzullit të ndikimit spanjoll. Me vdekjen e Albertit në vitin 1621, ajo u kthye formalisht nën kontrollin spanjoll, megjithëse Izabela e pa-fëmijë, qëndroi si guvernatore deri në vdekjen e saj në vitin 1633.

Lufta Holandeze për Pavarësi nga Perandoria Spanjolle quhet shpesh Lufta Tetëdhjetë Vjeçare (15681648). Pesëdhjetë vitet e para (1568 deri në 1618) ishin një luftë vetëm midis Spanjës Katolike dhe rrebelëve protestantëVendeve të Ulta. Ai ishte një konflikt ushtarak me elemente fetare të përfshira. Gjatë tridhjetë viteve të fundit (16181648) konfliki midis Spanjës dhe Holandës u zhyt në luftën e përgjithshme evropiane, që u bë e njohur si Lufta Tridhjetë Vjeçare.[7] Shtatë provinca rrebeleHolandës në vijim u bashkuan në Bashkimin e Utrecht-it në vitin 1579 dhe formuan Republikën e Shtatë Vendeve të Ulta të Bashkuara (të njohur edhe si "Provincat e Bashkuara"). Akti i Betimit ose Plakkaat van Verlatinghe u nënshkrua më 26 korrik 1581, duke formalizuar deklaratën e pavarësisëVendeve të Ulta veriore nga Perandoria Spanjolle. Toleranca fetare ishte një element kyç i ideologjisë së saj politike.

Hartë e Vendeve të Ulta vizatuar në formën e luanit Leo Belgicus, nga Claes Jansz Visscher (II), 1611

Uilliami i Oranzhit (15331584), themeluesi i familjes mbretërore holandeze, i drejtoi holandezët gjatë pjesës së parë të luftës. Vitet më të para qenë një sukses për trupat spanjolle. Megjithatë, holandezët kundërvepruan ndaj rrethimeve pasuese në Holland. Në nëntor dhe dhjetor të vitit 1572, të gjithë qytetarët e Zutphen-it dhe Naardenit u masakruan nga spanjollët. Nga 11 dhjetori i atij viti qyteti i Haarlemit u rrethua, duke e mbajtur për shtatë muaj, deri më 13 korrik 1573. Oudewater-i u pushtua nga spanjollët më 7 gusht 1575 dhe shumica e banorëve të tij u vranë. Maastricht-i u rrethua, plaçkit dhe shkatërrua dy herë njëra pas tjetrës (në vitet 1576 dhe 1579) nga spanjollët.

Në një luftë gjerësisht rrethimesh në vend të betejave, guvernatori i përgjithshëm Alessandro Farnese provoi trimërinë e tij. Strategjia e tij ishte të ofronte terma bujare për dorëzimin e një qyteti: aty nuk do të kishte më masakra ose plaçkitje; privilegjet historike urbane mbaheshin; do të kishte një falje të plotë dhe amnisti; rikthimi në Kishën Katolike do të ishte gradual. Katolikët konservatorë në jug dhe lindje mbështetën spanjollët. Farnese rimori Antverpenin dhe gati të gjithë atë që do të bëhej Belgjika.[8] Shumica e territorit holandisht-folësVendet e Ulta u morë nga Spanja, por jo në Flandër, e cila edhe sot mbetet pjesë e Belgjikës. Flandra ishte territori më radikal anti-spanjoll. Shumë flamandë u larguan në Holland, mes tyre gjysma e popullsisë së Antverpenit, 3/4 e Bruges dhe Gent dhe të gjithë popullsinë e Nieuwpoort, Dunkerque dhe zonën rurale.[9] Fushata e tij e suksesshme u dha katolikëve kontrollin e gjysmës së poshtmeVendeve të Ulta, duke qenë pjesë e Kundër-Reformimit Katolik.

Sinodi i Dortit

Armëpushimi Dymbëdhjetë Vjeçar (1609–1621)

[Redakto nëpërmjet kodit]

Militarizimi e mbizotëroi dhe e pakësoi tregtinë, duke i vendosur si Spanjën, ashtu dhe Republikën Holandeze nën shtrëngesa financire. Për të lehtësuar kushtet, më 9 prill 1609 u nënshkrua një armëpushtim në Antverpen, duke shënuar fundin e Revoltës Holandeze dhe fillimin e Armëpushtimit Dymbëdhjetë Vjeçar. Përfundimi i këtij armëpushimi ishte një goditje e rëndësishme diplomatike për avokatin e Hollandës, Johan van Oldenbarnevelt, pasi duke nënshkruar paktin, Spanja njihte formalisht pavarësinë e Republikës.[10]Spanjë armëpushimi u pa si një poshtërim i madh dhe ajo vuajti një mundje politike, ushtarake dhe ideologjike, dhe rënia e prestigjit të saj qe e madhe.[11] Mbyllja e qarkullimit në lumin Scheldt dhe nga Antverpeni, si dhe pranimi i operacioneve komerciale holandeze në itineraret koloniale detare spanjolle dhe portugeze ishin vetëm pak pika që Spanja i konsideroi të kritikueshme.[12]

Megjithëse ishte paqe në nivelin ndërkombëtar, paqëndrueshmëria politike përfshiu punët e brendshme holandeze. Ajo që filloi si një debat teologjik rezultoi në trazira midis Remonstrantëve (Arminianët) dhe Kundër-Remonstrantëve (Gomaristët). Në përgjithësi, regjentët do të mbështesnin të parët dhe qytetarët të dytët. Do të përfshihej edhe qeveria, me Oldenbarneveltin që mori anën e Remonstrantëve, ndërsa stadtholderi Maurisi i Nasaut, atë të kundërshtarëve. Në fund, Sinodi i Dortit i dënoi Remonstrantët për herezi dhe i shkishëroi atë nga Kisha Publike Kombëtare. Van Oldenbarnevelti u dënua me vdekje, bashkë me aleatin e tij, Gilles van Ledenberg, ndërsa dy aleatë të tjerë remonstrantë, Rombout Hogerbeets dhe Hugo Grotius u dënuan me burgim të përjetshëm.[13]

Faza fundore (1621-1648)

[Redakto nëpërmjet kodit]

Lufta vazhdoi edhe për një gjysmë shekulli tjetër, por luftimi kryesor kishte mbaruar. Paqja e Vestfalisë, e nënshkruar në vitin 1648, konfirmoi pavarësinë e Provincave të Bashkuara nga Spanja. Holandezët nisën të zhvillonin një identitet kombëtar, duke nisur nga shekulli XV, por zyrtarisht ata mbetën një pjesë e Perandorisë së Shenjtë Gjermaniko-Romake deri në vitin 1648. Identiteti kombëtar u formua kryesisht nga provinca që banorët vinin. Provinca e Hollandës ishte provinca më e rëndësishme me distancë nga të tjerat.

Shablloni nuk mund të therrasë vetveten: Stampa:Excerpt KatolikëtHolandë ishin një pakicë e paligjshme që ishte shtypur nga kalvinistët. Pas vitit 1572, gjithësesi, ata bënë një kthim mbresëlënës (gjithashtu si pjesë e Kundër-Reformimit katolik), duke formuar seminare, duke reformuar kishën e tyre dhe duke dërguar misionarë në distriktet protestante. Laikët shpesh morën drejtimin; qeveria kalviniste shpesh i arrestonte ose shqetësonte priftërinjtë që dukeshin tepër efektivë. Numri i katolikëve u stabilizua në rreth një të tretën e popullsisë në Vendet e Ulta; ata ishin më të fortë në jug-lindje.[14][15]

Luftërat e dështuara për të rimarë Holandat heretike Veriore nënkuptonte humbje domethënëse për territoret (akoma katolike) në veri, të cilat u konsoliduan në vitin 1648 me Paqen e Vestfalisë dhe duke parë statusin e veçantë të Tokave të Përgjithshmërisë (të sunduara bashkarisht nga Republika e Bashkuar Holandeze, të pa pranuara si provinca anëtare): Flandra Zelandike (në jug të Lumit Scheldt), provincat e tanishme holandeze të Brabantit Verior dhe Maastricht-it (në provincën e tanishme holandezeLimburgut).

Pushtimet Franceze

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi fuqia e degës spanjolleHabsburgëve do të zbehej në dekadat e fundit të shekullit të XVII, territori i Holandave Habsburge u pushtua në mënyrë të përsëritur nga Franca dhe një pjesë në rritje e territorit u vu nën kontrollin francez gjatë luftërave pasuese. Nëpëmjet Traktatit të Pirenejeve të vitit 1659, Franca do të aneksonte shumicën e Artois dhe Dunkirk iu dhanë Anglisë. Nëprmjet Traktatit të Aix-la-Chapelle (që i dha fund Luftës së Devolucionit në vitin 1668) dhe të Nijmegenit (që përfundoi Luftën Franko-Holandeze në vitin 1678), u çduan territore të mëtejshme deri në kufirin e tanishëm Franko-Belg, duke përfshirë Kambrain, Flandrën Valone, ashtu si dhe gjysmën e Kontesë së Hainautit (duke përfshirë Valenciennes). Më vonë, gjatë Luftës së Reunioneve dhe Luftës Nëntëvjeçare, Franca aneksoi pjesë të tjera të rajonit, që iu rikthyen Spanjës nëpërmjet Traktatit të Rijsvijkut në vitin 1697.

Gjatë Luftës së Trashëgimit Spanjoll, në vitin 1706, Holanda Habsburge u bë një bashkë-zotërim Anglo-Holandez për pjesën e mbetur të konfliktit.[16] Nga traktatet e paqes të Utrehtit dhe Rastatit në vitet 1713/1714, që i dhanë fund luftës, Holandat Jugore iu rikthyen Monarkisë Habsburge Austriake, duke formuar Holandën Austriake.

Nga viti 1581 Holanda Habsburge përbëhej nga territoret në vijim, të gjitha pjesë e Belgjikës moderne përveç kur pohohet ndryshe:

  1. Dukati i Brabantit, përveç Brabantit Verior, pjesë e Tokave të Përgjithshmërisë së Republikës Holandeze në vitin 1648, duke përfshirë Margraviatin e Antverpenit (tani më së shumti në Belgjikë, disa në Holandë)
  2. Dukati i Limburgut, përveç Limburgut të Tokave të Përgjithshmërisë së Republikës Holandeze që nga viti 1648
  3. Dukati i Luksemburgut, një shtet sovran që nga viti 1815 (një pjesë e marë nga Belgjika, një pjesë nga Franca dhe një pjesë nga Gjermania)
  4. Gueldersi i Epërm (Bovenkwartier) i Dukatit të Gueldersit (tani Holanda dhe Gjermania: zona përreth Venlos dhe Roermondit, në provincën e tanishme holandezeLimburgut dhe qytetit të Geldernit distriktin e tanishëm gjerman të Kleves)
  5. Kontea e Artois, çeduar Francës nëpërmjet Traktatit të Pirenejve të vitit 1659 (tani pjesë e Francës)
  6. Kontea e Flandrës, përveç Flandrës Zelandike, pjesë e Tokave të Përgjithshmërisë Holandeze që nga viti 1648, Flandrës Valoone, çeduar Francës nëpërmjet Traktati të Nijmegenit në vitin 1678 (tani pjesë e Belgjikës dhe Francës si Flandra Franceze)
  7. Kontea e Namurit
  8. Kontea e Hainautit, pjesa jugore e bashkuar me Valenciennes, çeduar Francës nga Paqja e Nijmengenit në vitin 1678 (tani pjesë e Belgjikës dhe në Francës)
  9. Zotërimi i Mechelen-it[Shpjegimi 1]
  10. Tournaisis
  11. Princ-Peshkopata e Kambrait (Cambrésis), jo pjesë e Shtatëmbëdhjetë Provincave, i përfshirë nga mbreti Filipi II në vitin 1559, çeduar Francës nëpërmjet Traktatit të Nijmegenit në vitin 1678 (tani pjesë e Francës: paka a shumë pjesa qendrore e departamentit francezNordit)
  1. Një zotërim është më i afërt me konceptin e një heerlijkheid; term holandisht që nuk ka një ekuivalent. Në historinë e tij më të hershme, Mechelen-i ishte një heerlijkheid i Peshkopatës (më vonë Princ-Peshkopatë) të Liezhit që ushtronte të drejtat e tij nëpërmjet Kapitullit të Katedrales së Saint Rumboldit, megjithëse në të njëjtën kohë zotërit e Berthout dhe më vonë dukët e Brabantit, ushtruan gjithashtu ose pretenduan të drejta të veçanta feudale.
  1. Bander, James (1 dhjetor 2014). Dutch Warships in the Age of Sail 1600-1714: Design, Construction, Careers & Fates (në anglisht). Seaforth Publishing. fq. 51. ISBN 978-1-84832-157-1. Marrë më 11 janar 2024.
  2. Preston, Rupert (1974). The Seventeenth Century Marine Painters of the Netherlands (në anglisht). F. Lewis. fq. 88. ISBN 978-0-85317-025-9. Marrë më 11 janar 2024.
  3. Jan Lahmeyer. "Demographics of the Netherlands" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2011.
  4. Pérez, Yolanda Robríguez (2008). The Dutch Revolt through Spanish eyes: self and other in historical and literary texts of Spanish Golden Age (c. 1548–1673) (në anglisht). Oksford: Peter Lang. fq. 18. ISBN 978-3-03911-136-7.
  5. "Shtetet e Përgjithshme". Staten Generaal, www.staten-generaal.nl/begrip/the_states_general
  6. Koenigsberger, H. G. (2001). Monarchies, States Generals and Parliaments: The Netherlands in the Fifteenth and Sixteenth Centuries (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-80330-4.
  7. Geoffrey Parker, red. (1988). The Thirty Years' War (në anglisht). Nju Jork: Military Heritage Press. fq. 2. ISBN 978-0-88029296-2.
  8. Violet Soen (2012). "Reconquista and Reconciliation in the Dutch Revolt: The Campaign of Governor-General Alexander Farnese (1578–1592)". Journal of Early Modern History (në anglisht). 16 (1): 1–22. doi:10.1163/157006512X620627.
  9. Bart de Groof (1993). "Alexander Farnese and the Origins of Modern Belgium". Bulletin de l'Institut Historique Belge de Rome (në anglisht). 63: 195–219.
  10. Jonathan Irvine Israel (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477-1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 399–405. ISBN 978-0-19-873072-9.
  11. Lynch, John (1981). Spain Under the Habsburgs (në anglisht). Vëll. 2. Spain and America, 1598–1700. Basil Blackwell. fq. 42. ISBN 978-063112702-4.
  12. Lindquist, Thea L. (2001). The Politics of Diplomacy: The Palatinate and Anglo-Imperial Relations in the Thirty Years' War (në anglisht). University of Wisconsin–Madison. fq. 98–99. OCLC 49797091.
  13. Jonathan Irvine Israel (1995). The Dutch Republic: Its Rise, Greatness, and Fall, 1477-1806 (në anglisht). Claredon Press. fq. 458–459. ISBN 978-0-19-873072-9.
  14. Charles H. Parker (2008). Faith on the Margins: Catholics and Catholicism in the Dutch Golden Age (në anglisht). Kembrixh, Masaçusets; Londër: Harvard University Press. ISBN 978-0-674-02662-9.
  15. Peter-Paul Koch. "II. Kuyper's World". Dutch Politics – A Primer for Foreigners (në anglisht). Quirksmode.org.
  16. J. S. Bromley, red. (1970). The New Cambridge Modern History (në anglisht). Vëll. 6. The Rise of Great Britain and Russia, 1688–1715/25. Cambridge University Press. fq. 428. ISBN 978-052107524-4.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]