Veniamin Dashi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Veniamin ose Beniamin Dashi (Elbasan, 1899 - 1965) ka qenë historian dhe përkthyes shqiptar.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lindi në Elbasan, në vitin 1899. Mbaroi studimet e larta për Histori në Vienë, Austri. Ka kryer detyrën e Drejtorit të Institutit Nëna Mbretëreshë.[1] Ndihmon në përfundimin e veprës "Lidhja e Prizrenit dhe punët e sajë", gjë për të cilën historiani Xhaferr Belegu e falënderon në hyrje.[2] Ka qenë autor i disa botimeve që plotësonin nevojat për tekstet e historisë në klasa të ndryshme të gjimnazeve, liceve a Normales, por edhe të cikleve më të ulëta, në lëndën “Historia e kohës së vjetër”,.[3]

U arrestua më 1946 në Fier dhe u dënua me 10 vjet burg për veprimtari antikomuniste. Më 15 dhjetor 1947, me vendim nr. 493, Gjykata Ushtarake Elbasan e dënoi me 20 vjet burg, konfiskim të pasurisë dhe humbjen të drejtës elektorale për 5 vjet. Më 16 dashi 53 mars 1948, Komiteti Ekzekutiv i K. P. të Qytetit të Elbasanit urdhëroi sekuestrimin e pasurisë së tij të tundëshme dhe të patundëshme. Me dekret të Kuvendit Popullor, nr. 819, më 27 prill 1949, dënimi iu zbrit në 7 vjet burg. Në burgun e ri të Tiranës, ku po kryente dënimin, u caktua në repartin e përkthimeve. Ka përkthyer me dhjetëra vepra albanologjike,[1] mes të cilave dihet Albanische Studien (sq. Studime Shqiptare) e konsullit austro-hungarez në Janinën osmane Johann Georg von Hahn.[4] Përkthimet e tij janë shfrytëzuar në anonimat nga Instituti i Historisë, Instituti i Arkeologjisë, shtëpia botuese Naim Frashëri etj.

Ndërroi jetë më 1965.[1]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b c "Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist v. II (D-G)" (PDF). iskk.gov.al. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit. 2013. fq. 52-53. ISBN 978-9928-168-01-6.
  2. ^ Belegu, Xhafer (1939). Dokumentat mbi Lidhjen e Prizrenit, hyrje e "Lidhja e Prizrenit e veprimet e sajë". Tiranë: Kristo Luarasiu. fq. II.
  3. ^ Plangarica, Tomor (15 nëntor 2019). "Shurdhimi i një komuniteti diskursiv". peizazhe.com.
  4. ^ Meksi, Fedhon (19 tetor 2007). "Apostol Meksi, të pathënat e kolegut të Kristoforidhit". Panorama (1818): 16–17.