Vepra (Migjeni)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë


"Vepra" me Autor Migjenin janë mbledhur dhe redaktuar nga Skënder Luarasi. Shtëpia botuese : Cetis Tirana, viti i botimit 2002. Numri i faqeve 304. Një nga disa veprat e tij është Recital i Malësorit. Gjithashtu dhe Luli I vocerr eshte nje proze e Migjenit

Recital i Malcorit (Migjeni)[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

O' si nuk kam nji grusht të fortë
t'i bije mu në zemër malit që s'bëzanë,
ta dij edhe ai se ç'do me thanë i dobët -
n'agoni të përdridhet si vigan i vramë,
Unë - lugat! Si hij'e trazueme,
trashëgimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma të paknaquna t'instinktit.
Mali hesht. Edhe pse për dite
mbi lëkure të tij, në lojë varrimtare,
kërkoj me gjete nji kafshate ma të mirë...
Por me rrenë shaka shpresa gënjeshare.
Mali hesht - dhe në heshtje qeshë.
E unë vuej - dhe në vuejtje vdes !
Po unë, kur? heu! kur kam për t'u qeshë ?
Apo ndoshta duhet ma parë të vdes?
O, si nuk kam nji grusht të fuqishëm !
Malit që hesht mu në zemër me ja njeshë
Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshëm...
E unë të kënaqem, të kënaqem t'u u qeshë .. apo jo ?