Jump to content

Vera (pije alkoolike)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Vera (pije alkolike))
Një gotë me verë të kuqe.

Vera është një pije alkoolike që prodhohet nga fermentimi i rrushit ose lëngut të rrushit. Fjala vjen nga gjuha greke për (ϝ)οῖνος dhe nga gjuha latine për vīnum. Pije të ngjashme me verën mund të bëhen edhe nga fruta të tjera. Në këtë kuptim emri verë perdoret si kualifikues, për shëmbull, verë e kuqe. Vetë fjala verë ka kuptimin verë rrushi. Kjo terminologji shpesh caktohet nga ligji.

Vera është interesante për disa arsye: perdorimi i saj ne ceremonite fetare të shumë kulturave; rëndësia historike e tregut te verës ne lashtësi. Ndryshe nga produkte të tjera, vera reflekton tek ai që e shijon veritetin e terrenit, klimës dhe konditave në të cilat rrushi është rritur, duke e bërë verën të ketë një shumëllojshmëri shijesh. Duke shtuar këtu edhe përmirsimin e verës me kalimin e kohës variteti i shijes së verës është gati i pafundmë. Shumë fabrika moderne vere mundohen ta fshehin këtë varjetet duke prodhuar verë me të njëjtën shije çdo vit me anë të shkrirjes, adiksioneve kimike etj. duke krijuar kështu shije vere që nuk ndryshojnë nga viti në vit.

Llojet e verës së rrushit

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Skeda:250px-Dark wine grapes.jpg
Rrush i zi në vile

Vera kryesisht është e përbërë nga një ose disa varitete të llojit të rrushit Evropian Vitis vinifera. Kur një nga këto varitete si për shëmbull Pinot Noir, Chardonnay, dhe Zinfandel, përdoret si përbërësi kryesor (e caktuar me ligj në 75 ose 85%) rezultati është nje varjetet ndryshe nga një verë e përzier.

Vera gjithashtu mund të bëhet nga Vitis labrusca ose ndonje specie tjeter hibride e dy specieve të tjera. Vitis labrusca, Vitis aestivalis, Vitis rupestris, Vitis rotundifolia dhe Vitis riparia janë lloje rrushi Amerikano Veriore që kryesisht përdoren për tu ushqyer ose për të krijuar lëng rrushi por disa herë edhe për verë si psh vera Concord. Hibridet e vinifera-s me specie të tjera fillimisht u zhvilluan për të kombinuar fortësinë dhe rezistencën ndaj phylloxera me shijen e rrushit Evropjan. Edhe pse përdoren rralle dhe kryesisht janë të paligjshme ne rajonet tradicionale të verës, hibridet mbillen ne numër të konsiderueshëm ne një temperature relativisht të frohtë të zonave të zhvilluara vitikulturale.

Rrushi Evropjan, i ndjeshem ndaj insektit phylloxera, zakonisht është gjithmonë i shartuar me rrënjë Amerikane si masë parandaluese.

Vera eshte lengu mbeturin nga rrushi.

Rajone verëprodhuese

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Rrushi i përshtatshëm për tu fermentuar ne verë mund të rritet vetëm midis paralelëve 30 dhe 50 verior dhe midis paralelëve 30 dhe 40 jugorë. Rrushi i përshtatshem për verë në zonën më jugore është ai i Islandës Jugore dhe Zelandës së re afër paralelit të 45te.

2002, prodhuesit më të mëdhenj të verës ishin Franca, Italia, Spanja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Argjentina, Kina, Gjermania, Afrika e Jugut, Portugalia, Kili, Greqia, Rumania, dhe Hungaria. Në 2003 vëndet e para për nga volumi i eksportit i zinin: Franca,22%; Italia,20%; Spanja,17%; Australia,8%; Kili,6%; SHBA,5%; Portugalia,4%; Gjermania,4%.

Emërtimi i verës sipas rajoneve

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Shija e verës varet jo vetëm nga lloji i species së rrushit të përdorur por edhe nga terreni dhe klimata ku ai kultivohet. Historikisht, vera njihej me emra të cilët reflektonin rajonin e origjinës së saj dhe disa herë stilin: Bordeaux, Rioja, Mosel dhe Chianti janë emrat e njohur legalisht, të cilët reflektojnë verat tradicionale te prodhuara në rajonet e përmendura. Këto emra (ose siç njihen në Frengjisht appellations) diktojnë jo vetëm rajonin ku është rritur rrushi por edhe cili rrush u bë verë dhe si u fermentua. Sistemi i appellation-eve është më i forti në Bashkimin Evropjan por një sistem i ngjashëm, American Viticultural Area, ndalon përdorimin e disa emrave në Amerikë si për shëmbull Napa Valley ose ëillamette Valley. Rregullat e AVA nuk caktojnë llojin e rrushit të përdorur. Verërat e Botës së re njihen kryesisht nga varjeteti i përmbajtjes së tyre dhe jo nga rajoni ku janë prodhuar.

Këto rregulla historike shpesh krijojnë konfuzion. Për shëmbull, në pjesën më të madhe të botës vera e quajtur Shampanjë duhet të jetë e përbërë nga rrush i rritur dhe fermentuar ne rajonin ChampagneFrancës me një metodë rigorozisht të rregullt, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës (përveç Oregonit) dhe Kanadaja e komplikojnë sistemin duke përdorur appellation-e Evropjane si emra gjenerikë vere:

Të tërë këto emra janë rajone specifike të Evropës.

Shtetet e Bashkuara këto terma njihen si gjysëm-gjenerikë. Kjo praktikë e ngaterruar emërimi ka shkaktuar protesta nga Evropjanët dhe eventualisht mund të ndalohet. Këto emra përdoren vetëm për verë te lirë dhe të prodhuar ne masë (ose të ashtuquajturën verë ordinere). Prodhuesit e verës së mirë Amerikane i evitojnë këto terma për të respektuar homologët Evropjanë. Pra vera e gazuar më e mirë në Kaliforni quhet "verë e gazuar"; vetëm vera e gazuar e lirë do të mbajë emrin Shampanjë.

Disa verëra të përziera janë ligjerisht të mbrojtura nga ligjet e marketingut, dhe përdorimi i emrave të tyre mbrohet nga ligje gjenerike si e drejta e autorit ose shënja e shitjes dhe jo nga një ligj specifik për verën.

Për verën në Kosovë shihni Vera Kosovare.

Stazhonimi dhe stili

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vera mund të klasifikohet nga viti i korrjes. Vera e stazhonuar kryesisht është e prodhuar nga rrushi i një viti të caktuar dhe në këtë mënyrë i vihet edhe data. Pjesa më e madhe e verërave e përmirsojne shijen me kalimin e kohes dhe të apasionuarit e verës shpesh e ruajnë verën e një viti të mirë për ta shijuar mbasi të ketë kaluar ca kohë. Për pjesën më të madhe të verës që planifikohet të stazhonohet përdoret rrushi dhe perkujdesja më e mirë prandaj shpesh kjo lloj vere është më e shtrenjtë se varjeteti i cili prodhohet për përdorim të menjëhershëm. Përderisa vera për stazhonim kryesisht përbëhet nga fruta të të njejtit grup me pemë, shija e tyre është relativisht e ngjashme. Ama faktorët klimaterik kanë nje impakt shumë të madh ne shijen e verës së prodhuar nga e njejta pemë nga një vit në tjetrin. Verërat e prodhuara në vitet e mira sidomos kur prodhohen me rrushin më të mirë shpesh shiten shumë më shpejt se verërat e prodhuara në vite mesatare. Disa lloje verash prodhohen vetëm ne vite me prodhim më të mirë se mesatarja. Nga ana tjetër varjetete si White Zinfadel, të cilat nuk vjetërsohen mire, prodhohen për konsumim të menjëhershëm dhe shpesh nuk kanë një datë prodhimi të stampuar në shishe.

Një vreshtë

Vera mund të klasifikohet edhe nga menyra e prodhimit: e gazuar, e ndaluar, e fortë, rosé, e skuqur, etj. Ngjyra e verës caktohet nga prezenca ose mungesa e lekurës së rrushit gjatë fermentimit, duke qënë se pjesa më e madhe e rrushit ka lëng transparent. Rrushi i cili ka lëng me ngjyrë njihet si teinturier. Vera e kuqe prodhohet nga rrushi i kuq (ose i zi), por ngjyra e saj e kuqe i detyrohet pranisë së lëkurës së kokrrave të rrushit gjatë fermentimit. Vera e bardhë mund të bëhet nga çdo lloj rrushi për sa kohë që lëkura e këtij të fundit nuk është në kontakt me lëngun gjatë fermentimit. Vera e bardhë e prodhuar nga rrush shumë i zi shpesh ka ngjyrë rozë dhe quhet e skuqur. Rosé është kompromis midis verës së kuqe dhe të bardhë - lëkura e rrushit të zi mbetet në kontakt vetëm për një periudhë të shkurtër kohe gjatë fermentimit.

Shëmbuj:

Verë e kuqe

Verë e bardhë

Verë e skuqur dhe Rosé

Vera e gazuar si Shampanja përmban dioksid karboni të cilin e fiton ose gjatë fermentimit ose duke e shtuar më vonë. Kjo lloj vere ndryshon nga Shampanja klasike vetëm për nga prania pak më e vogël e dioksidit të karbonit. Në Francë, vera që e fiton karbonin në mënyrën tradicionale quhet Méthode Traditionnelle.

Vera e fortë shpesh ka shije më të ëmbël se normalja dhe përmban nje përqindje më të larte alkooli se mesatarja. Kjo ndodh kur ne mesin e fermentimit shtohet pije e fortë alkoolike si rakia:

Vera mund të klasifikohet edhe për nga impresjoni i parë që lë në gojën e atij që e pi. Vera për shëmbull shpesh mund të përshkruhet si e thatë, shumë e thatë, e frutshme ose e ëmbël. Ëmbëlsia e verës mund të matet me brix gjatë korrjes por realisht determinohet nga sasia e mbetjes sheqerore në verë pas fermentimit, për shëmbull vera e thate nuk ka mbetje sheqerore. Shije të caktuara si qershi, vanilje, bar, rrëshirë ose dhjetra të tjera mund te njihen nga nje gustator me eksperiencë për shkak të përzjerjes komplekse të molekulave organike si për shëmbull Esteret që një shishe me verë përmban.

Verëra me vlerë mbledhëse

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Verërat e rralla, te vjetra dhe të mira janë ushqimi më i shtrenjte, dhe verërat e stazhonuara nga vreshtat më të mira shpesh shiten për mijëra dollarë shishja. Verërat e kuqe, kryesisht për kohën më të gjatë që kalojnë në stazhonim janë më të shtrenjtat. Këto lloj verërash, shpesh arrijnë shijen e tyre më të mire dekada pas prodhimit. Nga ana tjetër ekziston mundësia që ato të kthehen në uthull dhe përpara se të hapet shishja kjo gje nuk mund të dihet. Çmimi supër i lartë i disa verërave nëpër restorante shpesh caktohet nga numri i shisheve që hidhen deri sa gjendet një verë e pijshme.

Pjesa më e madhe e verës ekskluzive vjen nga Franca dhe Italia, por edhe rajone të tjera kanë lloje verërash shumë të famshme si nga cilësia ashtu edhe nga çmimi. Tregje dytësore janë krijuar për këtë lloj vere, si edhe ndërtesa të specializuara në ruajtjen e tyre pas blerjes nga njerëzit që "investojnë" tek vera. Verërat më të famshme për të cilat investohet janë Bordeaux dhe Port. Shumë përshkrues verërash e kanë bërë këtë trend shumë të famshëm dhe rrjedhimisht çmimet janë rritur në atë pikë ku të paktë janë ato që janë të gatshëm te harxhojnë para në këto lloj komoditetesh dhe për këtë arsye pija magjike eventualisht transformohet ne uthull.

Gjithashtu investimi tek vera ka terhequr mashtrues të të gjitha llojeve të cilët kanë luajtur me pamjen e jashtme të shishes dhe kanë shitur verë banale duke shfrytëzuar injorancën e klientëve të tyre në sektorin e verës.

Vera është ë lidhur historikisht me shumë kultura botërore. Në Persi për shëmbull vera persiane mei ka qënë tema kryesore e poezisë persiane për mijra vjet.

Testet kimikte në poçet e lashta tregojnë se vera prodhohej rreth 7000 vjet përpara në Iranin e sotshëm dhe është nje nga herët e para ku proçesi i fermentimit përdoret. Evidenca më e hershme mbi verën është e vitit 5400 para lindjes së Krishtit nga Hajji Firuz Tepe ne Malet Zagros që gjenden ne Iranin e sotshëm, afër qytetit të Urmias. Urmia Arkivuar 16 dhjetor 2008 tek Wayback Machine

Ky zbulim është veçanërisht i rëndësishëm për arsyen se ajo zonë nuk mbillte rrush, dhe prodhimi kryesor i tyre ishte gruri ndërsa pija e preferuar e kohës ishte birra, çka tregon se vera përdorej rrallë si komoditet i veçantë. Babilonia e lashte ndodhej ne Rrugën e Mëndafshit nga Kina drejt Mesdheut.

Vera si enteogjen luante rol të rëndësishëm në jetën ceremoniale të Egjiptit të lashtë. Edhe pse rrushi i egër nuk rritej kurre atje, një industri e madhe verë-prodhuese ishte zhvilluar në deltën e Nilit. Skena verë-prodhuese shfaqen në mure varresh dhe lista që shoqeron pikturat me shumë mundësi jep emrat e verës që prodhohej në vreshtat e Nilit. Rreth përfundimit të Mbretërisë së Vjetër, pesë lloje verash - të gjitha të prodhuara në deltën e Nilit - shfaqen në menunë fikse të jetës mbas vdekjes.

Rritja e rrushit dhe bërja e verës u shpërhap në Evropë gjatë periudhave Greke dhe Romake.

Implementime mjekësore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Efektet mjekësore të verës janë subjekt i studimeve dhe debateve të vazhdueshme. Ne SHBA, një rritje e madhe e konsumit të verës së kuqe u pa në 1990.

Tashmë është ë qartë se konsumi i rregullt i 1 ose 2 pijeve në dite (1 pije e barabartë afërsisht me 125ml verë me 13% alkool) ul vdekshmërinë sepse ul 10%-40% mundësinë e sëmundjeve të zëmrës për njerzit mbi moshën 35 vjeç. Sidoqoftë me sasi më të mëdha të konsumuara ky efekt balancohet me mundësinë e rritjes së sëmundjeve te lidhura me konsumin e alkoolit si për shëmbull kancer i gojës, probleme të frymëmarrjes dhe eventualisht cirrozë të mëlçisë. Origjinalisht efektet pozitive viheshin re me konsumin e verës së kuqe. Përbërje të njohura si polifenolet gjënden në sasi të mëdha tek vera dhe ka prova se këto përbërje janë jashtëzakonisht të mira për shëndetin. Një polifenol interesant është resveratroli, të cilit i jepen cilësi të shumta benefike.

Sidoqoftë, studime të tjera kane treguar se benefite të ngjashme fitohen edhe nga pirja e birrës. Është e paqartë nëse përbërja benefike është etanoli apo përbërje të tjera.

Sulfitet janë përbërje që gjenden në verë në formën e prezervuesve dhe mund të shkaktojnë alergji të rënda tek konsumuesit. Në SHBA e gjithë vera e prodhuar në mënyrë komerciale duhet të shkruajë në emërtim që përmban sulfite. Në shtete të tjera dekalrimi nuk është i detyrueshëm. Një numër më i lartë se normalja i sulfiteve në verë mendohet se shkakton gjëndjen e keqe që provohet të nesërmen e pirjes së alkoolit.

Vera dhe shëndeti

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një sintezë objektive për rolin e verës në të ushqyer ose për kufijtë e një sigurie absolute dhe bile deri në një avantazh të mundshëm të dobisë së saj është e vështirë të bëhet: kundërvënia jo tërësisht e zgjidhur dhe e shprehur nxitet nga dilema që lidhet me përbërësin kryesor të pijeve alkoolike, pra etanoli, dhe efektet dhe kundërefektet e tij funksionale. Etanoli furnizon me kalori, por edhe me lëndë toksike potenciale, duke përbërë një rrezik patologjik që mund të çojë në varësinë nga alkooli dhe degradimin e personave që e përdorin në sasi të mëdha. Vetëm pas kësaj premise për potencialin toksik të kuotës së alkoolit te verërat mund të vihen në dukje edhe anët pozitive të verës, por gjithmonë duke pasur parasysh dozat, gradacionin dhe mënyrat e konsumimit të saj, me kufizimet dhe ndalimet e duhura, për grup-mosha të caktuara, për gjini dhe gjendje fiziologjike (shtatzëni, ushqim të fëmijës me gji), dhe duhet theksuar se ndalimi i verës është kategorik në patologjitë që lidhen me mëlçinë. Ndërkohë nuk është korrekte të vihet një shkallë barazie midis problemit të superalkoolikëve me ato pije me gradacion të ulët alkooli, duke unifikuar gjithçka në përbërjen e alkoolit, duke injoruar deri efektin antioksidues të disa përbërësve të papërfillshëm, sidomos duke pasur parasysh lidhjen gastronomike dhe sociokulturore të verës dhe birrës me historinë e njeriut. Më shumë se një shkencëtar është përpjekur të tejkalojë këtë ndryshim derisa ka arritur të krijojë edhe fjalën “Vinisme” (e verës), duke e alternuar me atë të alkoolizimit. Pikërisht për të dalluar skenarin e ndryshëm dhe përshkrimin e komplikacioneve që rrjedhin nga abuzimi kronik me verën dhe duke arritur disa herë deri tek efektet që japin pijet superalkoolike ose ato me gradacion të lartë të alkoolit.

Cili është roli i verës në mënyrën e të ushqyerit?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vera është, pa asnjë dyshim, pjesë përbërëse e kulturës të të ushqyerit në Mesdhe, duke e nënkuptuar këtë të fundit si një tërësi zakonesh, dokesh, pronësi të ndërgjegjes dhe të mënyrës së sjelljes. Nuk është vetëm një plotësuese e dietës, por simbol kompleksesh për të cilat mjeku ka për detyrë të “individualizojë” kufijtë e konsumimit të saj dhe eventualisht t’i kufizojë ato derisa të arrijë edhe në vënien e vetos për të pasur jehona dhe implikime komplekse për të interesuarin, edhe pse përtej kuptimit energjetik apo potencialit toksik në lidhje me mëlçinë. Për një mjek italian apo francez është e vështirë të imagjinojë se një prodhim kaq tipik i gastronomisë tradicionale, tepër i legjitimuar nga një zakon dhe mënyrë të ushqyeri mijëravjeçare dhe sot e mbrojtur me fanatizëm nga një mekanizëm i rafinuar konsumistik, mund të bëjë keq përveç rasteve kur ka persona që nga padituria ose të shtyrë nga vesi abuzojnë me verën. Në vendet me vreshtari të zhvilluar zakoni i të pirit verë është përqendruar pothuajse tërësisht gjatë vakteve dhe si rrjedhojë është më pak e rrezikshme, edhe pse mund të konsumohet në sasi të mëdha, në krahasim me konsumimin në të shkuarën në sasi të mëdha në pijetore ose në lidhje me mënyrën e konsumimit në të kaluarën të pijeve superalkoolike. Eshtë e qartë që dëmet e shkaktuara nga alkooli janë më të vogla kur stomaku është në punë për përpunimin e ushqimeve dhe i njëjti potencial metabolik i mëlçisë duket të ketë një dëm më të vogël të shkaktuar nga oksidimi alkoolik gjatë periudhës së tretjes. Nëse pranojmë pra ndikimin e një tërësie arsyesh shoqërore, psikologjike, dietetike, epidemiologjike, ku mund të bëjë pjesë edhe vera, pa shkaktuar dëme, bile në të kundërtën duke sjellë efekte të dobishme, në mënyrën e të ushqyerit të njeriut, momenti kyç i gjithë çështjes qëndron në identifikimin e parametrave të sigurisë, pra në personalizimin e dozave të pranuara.

Cila është dobia energjetike e verës?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Le të fillojmë më saktësimin e kufijve brenda të cilëve vera mund të konsiderohet si ushqim, duke nisur nga rëndësia dhe vlerat e saj energjetike dhe nga pyetjet që lidhen me përdorimin e kalorive të vijnë nga alkooli. Edhe pse vera është një prodhim kompleks, i pasur në substancat që e përbëjnë (më shumë se 250), vlera apo dobia energjetike e një vere të mirë koincidon në praktikë me atë të etanolit dhe lëkundet në rastin kur konsumohet normalisht gjatë një vakti deri tek 700 kilokalori për litër. Duke pasur përherë parasysh ekuivalencat energjetike, dietologu mund pra të barazojë një gotë verë me 30 gr bukë ose 100 gr mish viçi pa dhjamë. Ndërkaq kaloritë e alkoolit nuk mund të përdoren drejtpërdrejt për punë fizike apo për qëllime plastike, siç ndodh për ushqimet e tjera, por kontribuojnë për metabolizmin bazë dhe nuk nxisin përdorimin e karbohidrateve, yndyrnave dhe proteinave. Gjithmonë duke pasur parasysh realitetin metabolik të vlerave energjetike, mund të ruhen shumë rezerva në lidhje me “rendimentin” real të këtij karburanti pak të veçantë si lloj. Ndjenja e nxehtësisë që pason tretjen e verës ose në masë të madhe të superalkoolikëve shpreh jo aq vlerat energjetike të alkoolit sesa veprimin e tij farmakologjik si vazodilatator periferik. Gjithashtu, është e udhës të çmitizohet fakti aq i përhapur dhe i besuar te njerëzit që jetojnë në zona malore se alkooli mbron nga të ftohtit, sepse ndjesia e menjëhershme e nxehtësisë përcillet si një ndezje tepër e shkurtër me një djersitje të ekzagjeruar në lëkurë dhe do të ishte më mirë që kjo ndjesi të ruhej për organet e brendshme në kushtet e temperaturave tepër të ulëta. Si përfundim, alkooli ka karakteristikat e një karburanti me rendiment të ulët sepse mund të aktivizojë rrugët metabolike me pak prurje energjie, ose mund të prishë rregullimin termik me djersitje të ekzagjeruara.

Nuk është e vështirë të mbrohet me sukses kauza e verës duke nënvizuar rëndësine e saj duke u nisur nga përmbajtja në vitamina, në oligoelemente ose në hekur, si dhe të tjerë përbërës më pak të pranishëm në verë, duke ruajtur përherë masën në përdorimin e verës. Nga ana tjetër pasuria e lëndëve ushqyese të pranishme dhe të përdorura përherë nga popullsitë perëndimore garanton gjerësisht edhe furnizimin me këta përbërës të paktë në numër dhe që gjenden te vera. Të dhënat epidemiologjike që janë bërë në kuadër të promocionit të dietës mesdhetare e lidhin konsumimin e verës me një incidencë të ulët të infarktit të miokardit, paraqesin edhe sot hipoteza të vlefshme për mënyrën e të jetuarit dhe të punuarit sesa këshilla të karakterit farmaceologjik. Nuk do të ishte korrekte, në emër të shpalljes së rezultateve shkencore, të mos merrej parasysh shembulli i toksicitetit kardiologjik të etanolit, që është përgjegjës për pothuajse 50% të miokardiopatisë dilatative. Kjo tablo e verës ose më keq akoma e superalkoolikëve që “bëjnë mirë“ për diçka, duke nisur nga mjekimi i anemisë apo rritjes së sasisë së kolesterolit “të dobishëm” nuk duhet të bëjë pjesë në reklamimin korrekt të kësaj pijeje kaq të lashtë. Por edhe teprimi në shifra për rreziqet e tmerrshme të përdorimit të alkoolit si sëmundjet e pankreasit po të tjera patologji të aparatit të tretjes, ku më e tmerrshmja konsiderohet Cirroza hepatike, nuk duhet të na dekurajojnë dhe të na kufizojnë në konsumimin e verës. Vera, më shumë se çdo lloj pije tjetër, mund të parashikohet të futet në shkencën dietetike moderne jo për merita ushqyese të veçanta, as për faktin e të qenit me virtyte për shëndetin, por thjesht për kënaqësitë e saj gastronomike, për kontributin për cilësinë dhe rritjen e nivelit të jetesës, si dhe mënyrën se si konsumi i saj në sasi të kontrollueshme nuk arrin kurrë të bëhet një rrezik për shëndetin. Ndërkaq vera nuk është një pije për të shuar etjen, as dhe për t’u shndërruar në një simbol shoqëror, është thjesht një ushqim që merret dhe shijohet së bashku me vaktet për të amplifikuar vlerën shijuese të ritit të të ushqyerit, por gjithmonë duke ruajtur masën.

Në çfarë mase këshillohet të pihet?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjithmonë kjo varet nga mosha dhe kushtet e subjekteve të veçanta, sidomos grave dhe të moshuarve dhe këtu duhet të ndiqen udhëzimet që ofron shkenca e dietologjisë. Për të qenë të sigurt, nuk duhet t’i referohemi kapacitetit teorik të metabolizimit të alkoolit (rreth 1g në ditë për çdo kg peshë) që do të korrespondonte për një verë normale në gradacionin alkoolik në rreth 750 ml pije për burrat në kushte të mira shëndeti dhe dihet për gratë sasi më e paktë. Shumë shkencëtarë bien dakord për një konsumim të rregullt dhe të paabuzueshëm të etanolit në ditë që shkon rreth 0,60 -0,75 g/kg peshë trupore, duke ulur kështu sasinë e pranuar të verës rreth gjysmë litri për burrat në rastin e një vere me gradacion alkooli 12. Edhe në këto doza ditore shumë më të kujdesshëm duhet të tregohemi në mënyrën e marrjes së verës dhe të përjashtohet abuzimi kur janë marrë të tjera pije alkoolike, si: aperitivët, pijet e hidhura apo superalkoolikët. Për të rriturit në gjendje të mirë shëndetësore konsumi i përditshëm i pranueshëm mund të jetë deri në tri gota verë për burrat dhe jo më shumë se dy gota për gratë. Në këto nivele konsumi dietologu nuk ka arsye për t’i mohuar një personi të rritur të shëndetshëm kënaqësinë që ofron shoqërimi i ushqimit me disa gota verë. Fatkeqësisht, këto vitet e fundit qarkullojnë disa teori për efektet çudibërëse sidomos të verës së kuqe në disa degë të shëndetit. Por për këtë duhen bërë verifikime dhe të priten përgjigjet shkencore të studimeve përkatëse në këtë fushë për të mos rënë në tentacionin e abuzimit në pijet alkoolike.

Kur është e nevojshme të reduktohet ose të mos konsumohet fare vera? Nëse “degustatori” i verës, në kufijtë e lejuar të përdorimit të saj, mund të ndiejë kënaqësi dhe të tentohet nga vera pa pasur rrezik të dëmtojë shëndetin e tij kjo lejohet, por në rastin kur disa persona të sëmurë dhe me gjendje të caktuara fiziologjike (obeziteti, shtatzënia apo plakja e parakohshme) vera nuk këshillohet të konsumohet. Abuzimi i vazhdueshëm me alkoolin lidhet p.sh me patologjitë që shfaqen në aparatin e sipërm të tretjes dhe për këtë duhet që këtyre personave me këto patologji t’iu thuhet shprehimisht se përdorimi i pijeve alkoolike është klinikisht i ndaluar.

Kur këshillohet të pihet verë?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Të pish pak verë mund të jetë e dobishme në rastet e gastriteve iposekretive ose te subjektet që vuajnë nga anoreksia, sepse kjo pije provokon një ipoglicemi të lehtë dhe nxit oreksin. Përdorimi i keq i verës konsiderohet ai që u jepet fëmijëve ende të papjekur, dhe këto kundërindikohet deri përdorimi i birrës apo aperitivëve. Më pak drastik është këshillimi i përdorimit të verës te të moshuarit sepse nga një anë përdorimi i verës është bërë për ta një rit dhe nga ana tjetër favorizon oreksin, por kujdes në teprime sepse sjell plakje të parakohshme, por përdorimi në doza modeste nuk përbën aspak problem. Këtu duhet të ndiqen këshillat e mjekut kurues, që vendos rast pas rasti për dobinë ose jo të konsumit të disa gotave verë.

Vera, një problem dozash?

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mund ta mbyllim duke thënë se vera, duke ndjekur këshillat për ta konsumuar atë si duhet, mund të bëjë pjesë në listën e mozaikut të të ushqyerit të njeriut dhe përjashtimet janë në disa raste patologjish, si: shtatzënia apo faza e të ushqyerit me gji, ose gjendje të avancuara të sëmundjeve të ndryshme.

Lloje speciale vere

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pije të bazuara tek vera

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Objekte të lidhura me verën

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Verëprodhues dhe Distributorë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]