Vere (bashki)
| Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
Vere
Ter Veere | |
|---|---|
Qyteti i Veres në vitin 2007 | |
| Koordinatat: 51°32′53″N 3°40′00″E / 51.54806°N 3.66667°E | |
| Shteti | Holanda |
| Provinca | Zelanda |
| Selia | Domburgu |
| Qeverisja | |
| • Body | Këshilli Bashkiak |
| • Burgemeester (kryebashkiaku) | Frederiek Schouwenaar (Partia e Popullit për Liri dhe Demokraci (VVD)) |
| Sipërfaqja | |
• Total | 206.55 km2 (79.75 sq mi) |
| • Land | 132.56 km2 (51.18 sq mi) |
| • Water | 73.99 km2 (28.57 sq mi) |
| Lartësia | 0 m (0 ft) |
| Popullsia (Janar 2021)[4] | |
• Total | 21.953 |
| • Dendësia | 1.0628/km2 (2.7527/sq mi) |
| Zona kohore | UTC+1 (CET) |
| • Verë (DST) | UTC+2 (CEST) |
| Kodi postar | 4350-4379 |
| Kodi telefonik | (+31) 0118 |
| Faqja zyrtare | www |
Vere (Ter Veere) është një qytet dhe bashki në provincën e Zelandës në Holandë me sipërfaqe 207 km² dhe popullsi prej 21953 banorësh.[5] Populsia e qytezës së Veres ka 1,500 banorë, ndërsa kryeqendra e bashkisë ndodhet në Domburg. Bashkia ndodhet në jug-lindje të Holandës, në rajonin e Valkerenit në provincën e Zelandës.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Zona vizitohet nga 4 milionë turistë çdo vit. Tërheqjet kryesore turistike janë plazhet dhe marinat. Barriera Ngrehëse e Stuhisë në Oosterschelde është pika turistike më popullore në provincën e Zelandës. Scoutcentrum Zeeland në Verse Mer tërheq aventurierë nga e gjithë bota.
Qyteti i Veres gjendet në lagunën Verse Mer në ishullin e Valkerenit në provincën e Zelandës në Holandën juglindore. Sipërfaqja e bashkisë është 13,496 hektarë, me një vijë bregdetare prej 34 kilometrash dhe një popullsi prej pothuajse 22 000 banorësh.
Qendrat e populluara të bashkisë janë si më poshtë:
- Aagtekerke (sipas të dhënave të vitit 2003 ka një popullsi prej 1,479 banorësh)
- Biggekerke (895 banorë)
- Domburgu (1,481 banorë)
- Gapinge (522 banorë)
- Grijpskerke (1,377 banorë)
- Joossesweg (20 banorë)
- Koudekerke (3,620 banorë)
- Meliskerke (1,477 banorë)
- Oostkapelle (2,451 banorë)
- Serooskerke (1,833 banorë)
- Vere (1,520 banorë)
- Vrouwenpolder (1,125 banorë)
- Westkapelle (2,672 banorë)
- Zoutelande (1,593 banorë)
Në fikshën
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Qyteza e Veres përbën vend-ambjentimin e librit bashkohor të fantazisë Van Loon's Lives, i shkruar nga Hendrik Willem Van Loon në vitin 1942, në të cilin protagonistët kanë aftësi magjike të thërrasin njerëzit e mëdhenj të historisë për dreka gostish, duke çuar shpesh në incidente humoristike. Libri u shkrua në kohën kur Vere, si pjesa tjetër e Holandës ishte e pushtuar nga Gjermania naziste dhe megjithë tonin e tij të lehtë, tregon qartësisht mallin e shkrimtarit, që jetonte në Shtetet e Bashkuara, për atdheun e tij, çlirimin e të cilit ai ishte i destinuar të mos e shihte.
Këngëtari dhe tekst-shkruesi skocez Brian McNeill e bazoi këngën e The Holland Trade nga albumi i tij i dhjetë The Baltic tae Byzantium mbi tregtinë dhe lidhjet kulturore midis Veres dhe Skocisë që nga viti 1541 e tëhu.
Galeri pamjesh
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Limani i Veres
- Limani i Veres
- Mulli ere për drithin "de Koe"
- Kisha e Kudekerkes: Michaëlskerk
- Westkapelle, fari
- Kishë në Gapinge
- Domburg, kështjellë/bujtinë rinore
- Serooskerke, mulli ere
- Zutelande, kishë
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Burgemeester drs. F. J. (Frederiek) Schouwnaar" (në holandisht). Gemeente Veere. 8 prill 2020. Marrë më 15 prill 2023.
- ↑ "Kerncijfers wijken en buurten 2020" (në holandisht). StatLine CBS. 24 korrik 2020. Marrë më 19 shtator 2020.
- ↑ "Postcodetool for 4357ET". Actueel Hoogtebestand Nederland (në holandisht). Het Waterschapshuis. Arkivuar nga origjinali më 21 shtator 2013. Marrë më 16 qershor 2025.
- ↑ "Vevolkingsontwikkeling; regio per maand" [Rritja e popullsisë; rajonet sipas muajit] (në holandisht). CBS Statline. 1 janar 2021. Marrë më 2 janar 2022.
- ↑ "Centraal Bureau voor de Statistiek". cbs.nl (në holandisht). Arkivuar nga origjinali më 11 prill 2009. Marrë më 22 dhjetor 2012.