Veshjet ushtarake të Romës së lashtë
Legjionet e Republikës Romake dhe Perandorisë Romake kishin një veshje dhe armaturë mjaft të standardizuar, veçanërisht afërsisht nga fillimi ose mesi i shekullit të I e në vijim, kur u fut lorica segmentata (armatura e segmentuar).[1] Megjithatë mungesa e një prodhimi të unifikuar për Ushtrinë Romake donte të thoshte se kishte akoma diferenca të konsiderueshme në hollësi. Madje armatura e prodhuar në fabrikat shtetërore varionin sipas provincës së origjinës.[2]
Problemi tjetër është se romakët i morën ose i vodhën shumicën e dizajneve nga popujt e tjerë. Fragmente të mbijetuara veshjesh dhe pikturash muri tregojnë se tunika bazë e ushtarit romak ishte në të kuqe ose leshi të pangjyrosur.[3] Komandantët madhorë dihet se kanë veshur mantele të bardhë dhe pendë. Centurionët, që përbënin rangjet e oficerëve, kishin dekorime në pllakat e parzmoreve të tyre që përkojnë me medaljet moderne dhe bastunë të gjatë që mbanin.
Shembujt e pjesëve të armaturës personale të Ushtrisë Romake përfshinin:
- Galea ose helmeta e ushtarit. Forma variuese përfshinin Helmet Coolus, Helmetën Montefortino dhe helmetën perandorake.
- Gambieret, për të mbrojtur këmbët.
- Lorica (armaturë), duke përfshirë:
- Lorica hamata (armaturë rrjetë zinxhirësh)
- Lorica manica (mbrojtëse e krahëve)
- Lorica plumata (një formë armature copa që u ngjanin pendëve)
- Lorica segmentata' (armaturë e segmentuar)
- Lorica squamata (armaturë luspore)
- Lorica musculata (armaturë muskulore)
- Pteruges, ndoshta më së shumti për rangjet e larta, formonin një mbulesë mbrojtëse prej lëkure ose thurjeje fashash shumë-shtresëse (lini) ose fasha të veshura të varura në bel i parzmores.
Veshje dhe pajisje të tjera përfshinin:
- Një tunikë
- Brezi i supit, një rrip i mbajtur përgjatë një supi që zakonisht përdorej për të mbajtur një armë (zakonisht një shpatë) ose pajisje të tjera si një bri ose tambur.
- Balteus, brezi standard i mbajtur nga legjionari romak. Ai përdorej me gjasa për të mbajtur veshjet ose për të mbajtur armët.
- Braccae (brekushet), popullor me legjionarëve romakë të vendosur në klima më të ftohta në veri të Italisë Jugore.
- Caligae, këpucë ushtarake me shuall të rëndë ose sandale, që visheshin nga legjionarët romakë dhe auxiliarii përgjatë historisë së Republikës dhe Perandorisë Romake.
- Focale, një shall i veshur nga legjionarët romakë për të mbrojtur qafën nga gërvishtja e shkaktuar nga kontakti i vazhdueshëm me armaturën ushtarake.
- Loculus, një çantë shpine e mbajtur nga gjegjionarët si një pjesë e sarcina-s (paketa e marshimit) së tyre.
- Paludamentum, një mantel ose kapotë e lidhur në një sup, e veshur nga komandantët ushtarakë dhe (më rrallë) nga trupat e tyre. Ushtarët e zakonshëm vishnin një sagum në vend të një paludamentum.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Veshjet në Romën e lashtë
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Ushtria Romake
- Uniforma ushtarake
- Paludamentum
- Toga (veshje)
- Kolonia Romake
- Romanizimi (kulturor)
- Iliro-romakët
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Magister militum Ilirikum
- Historia e Kushtetutës romake
- Mitologjia romake
- Castellum
- Castra
- Burgus
- Panem et circenses
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Pax Romana
- Letërsia e vjetër greke e romake
- Agentes in rebus
- Jus trium liberorum
- Kultura e Romës së lashtë
- E drejta romake
- Të Drejtat Latine
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Filozofia e lashtë romake
- Arsimi në Romën e lashtë
- Feja romake
- Martesa në Romën e lashtë
- Arti romak
- Kopshtet romake
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Ekonomia Romake
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Rrugët romake
- Kuzhina antike romake
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Michael Simkins (1979). The Roman Army from Hadrian to Constantine (në anglisht). Osprey Publishing. fq. 17.
- ↑ Windrow, Martin (1996). Imperial Rome at War (në anglisht). fq. 16. ISBN 962-361-608-2.
- ↑ Sumner, Graham (2009). Roman Military Dress (në anglisht). Stroud: The History Press. ISBN 978-07524-4576-2.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Beginners' Guide to Roman Military Equipment at museums.ncl.ac.uk
- Graham Sumner's website Arkivuar 17 shkurt 2022 tek Wayback Machine