Shko te përmbajtja

Vicus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Romën e Lashtë, termi latin vicus (në shumcës vici) përkufizonte një fshat brenda një zone rurale (pagus) ose rrethinë të një vendbanimi më të madh.[1] Përgjatë Periudhës Republikane, katër regionesqytetit të Romës ndaheshin në vici. Në shekullin e I p.e.s., Augusti e riorganizoi qytetin me qëllime administrative në katërmbëdhjetë rajone], që përfshinin 265 vici.[2][3] Secili vicus kishte bordin e tij të zyrtarëve, që mbikëqyrnin punët vendore. Këto ndarje administrative janë rregjistruar si akoma në fuqi deri të paktën në mesin e shekullit të IV.[4][5]

Fjala "vicus" përdorej edhe për njësitë më të vogla administrative të një qyteze procinciale brenda Perandorisë Romake, duke iu referuar një venbanimi provincial ad hoc civil që lindëte në afërsi të saj dhe për shkak të një fortese ose veprimtarie të zotëruar nga shteti minerale.

Qeverisja vendore në Romën Lashtë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sicili vicus zgjidhte katër magjistratë vendorë (vicomagistri) që komandonin një lloj force policore vendore të zgjedhur midis banorëve të vicus me short. Herë pas here oficerët e vicomagistri do të paraqisnin një lloj kremtimi (kryesisht Compitalia) në të cilin ata shoqëroheshin nga dy liktorë.[6]

Vendbanimet Ad hoc

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një pamje lidar e fortesës romake Longovicium dhe vicus të Lançesterit në Durham, Angli.

Këto vici dalloheshin nga qytezat e planifikuara civile (civitates), të cilat ishin planifikuar si qendra ekonomike dhe administrative zyrtare vendore, coloniae, që ishin vendbanime të trupave të tërhequra, ose entitete formale politike të krijuara nga vendbanimet ekzistuese, municipia.[7] Të paplanifikuara dhe fillimisht duke u munguar ndërtesat administrative publike, vici nuk kishin status të posaçëm ligjor (ndryshe nga vendbanimet e tjera) dhe shpesh zhvilloheshin në mënyrë që të përfitonin nga prania e trupave romake. Si me shumicën e qytezave garnizone, ato mundësonin argëtim dhe furnizime për trupat, por shumë zhvilluan edhe industri domethënëse, veçanërisht punimin e metaleve dhe qelqit. Disa vici duket se nuk kishin lidhje të drejtpërdrejta me vendosje trupash (p.sh.: Vicus Martis Tudertium).

Vici është termi përdorur për vendbanimet jashtë mureve të ngulimeve të fortesave për njësitë ushtarake (p.sh.: alae dhe kohortat), ndërsa canabae përgjithësisht përdorej për të përshkruar vendbanimet jashtë murore të fortesave madhore legjionare, p.sh.: Eboracum (Jorku modern), Vindobona (Vjena moderne), Durostorum (Silistra, Bullgari).[8]

Fillimisht jetëshkurtër, shumë vici ishin vendbanime kalimtare që ndiqnin një njësi të lëvizshme; kur një garnizon permanent ngulitej ata rriteshin në qyteza të mëdha. Shpesh numri i civitates dhe coloniæ zyrtare nuk ishin të mjaftueshme për të vendosur çdokënd që dëshironte të jetonte në një qytezë dhe kështu vici tërhiqnin gjithashtu një gamë më të gjerë banorësh, me disa që bëheshin qyteza me karta, ku nuk ekzistonin të tjera në afërsi. Disa, siç është ai i Vercovicium (Housesteads), u zhvillua i gjithi përtej fortesës, veçanërisht në shekullin e III, kur ushtarakëve ju lejua të martoheshin.

Vici të hershme nuk kishin administratë civile dhe ishin nën kontrollin e drejtpërdrejtë të komandantit ushtarak romak. Ata që tërhiqnin numra domethënës qytetarësh romakë, më vonë u lejohej të formonin këshilla vendorë dhe disa, siç është vicus në Eboracum (Jorku modern), do të zhvilloheshin në qendra rajonale dhe madje edhe në kryeqytete provinciale.

Emra vendesh moderne

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Termi latin, i shqiptuar me një 'u' nistore, do të huazohej në anglishten e vjetër si wic, wick, wich, ose wych. Ai do të bëhej një nga elementet më të kudondodhura të emrave të vendeve, si p.sh.: Wyck, Hackney Wick, Gatwick, Exwick, Wickham, Aldwych, Dulwich, Ipswich, Norwich dhe në mënyrë jo të drejtpërdrejtë Jorku, nga Eoforwic nëpërmjet norsishtes së vjetër Jorvik. Në gjuhët britonike, fjalët motërzë është gwiguellsisht dhe kornisht dhe guicbretonisht; të gjitha tani kanë kuptimin "fshat". Emri i vendit Wigan mund të jetë një referencë jo e drejtpërdrejtë ndaj vicus romak të Coccium.[9]gjuhët gjermanike kontinentale, termi ndërlidhet me wih ("fshat") të gjermanishtes së vjetër të lartë, Weichbild ("zonë bashkiake") në gjermanishten moderne, wijk ("lagje, distrikt") në holandisht, wikfrizishten e vjetër, wic ("fshat") në saksonishten e vjetër.[10]

Në gjuhën shqipe fjala vis është e ndërlidhur me fjalën latine vicus, dhe përvec fjalëve të mësipërme gjermanike, me fjalën greke οἰκία (oikía, shtëpi) dhe atë sanskrite víś (विश्, vendbanim, bashkësi, fis).[11][12]

Definimi i vicus tek WikiFjalori

  1. Galsterer, Hartmut (2006). "Vicus". Brill's New Pauly (në anglisht). doi:10.1163/1574-9347_bnp_e12204300.
  2. Paul A. Zoch (2020). Ancient Rome: An Introductory History (në anglisht). University of Oklahoma Press. fq. 233. ISBN 978-0-8061-6477-9.
  3. Paul Zanker (1988). The Power of Images in the Age of Augustus (në anglisht). Përkthyer nga Alan Shapiro. University of Michigan Press. fq. 155. ISBN 978-0-472-08124-0.
  4. Siç rregjistrohet në katalogët rajonalë; Andrew Wallace-Hadrill (2001). "8. Emperors and Houses in Rome". përmbledhur nga Suzane Dixon (red.). Childhood, Class, and Kin in the Roman World (në anglisht). Routledge. fq. 128–143. ISBN 978-1134-56319-7.; dhe Andrew Wallace-Hadrill (2003). ""Domus" and "insulae" in Rome: Families and Housefuls". përmbledhur nga David L. Balch; Carolyn Osiek (red.). Early Christian Families in Context: An Interdisciplinary Dialogue (në anglisht). William B. Eerdmans. fq. 3–18. ISBN 978-0-8028-3986-2.
  5. J. Bert Lott (19 prill 2004). The Neighborhoods of Augustan Rome (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-82827-7.
  6. Nicholas Purcell (2012). "Vicus" (PDF). përmbledhur nga Simon Hornblower; Antony Spawforth; Esther Eidinow (red.). Oxford Classical Dictionary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 1598. ISBN 978-0-19-954556-8.
  7. Wacher, John (1995). The Towns of Roman Britain (në anglisht). Londër: Batsford. ISBN 978-071347319-3.
  8. Guy de la Bedoyère (2003). Roman Towns of Britain (në anglisht). Tempus. fq. 146. ISBN 978-0-7524-2919-9.
  9. Alan G. James (30 tetor 2024). "Wīg (f)". The Brittonic Language in the Old North - A Guide to the Place-Name Evidence (PDF) (në anglisht). Vëll. 2. Guide to the Elements. Scottish Place Name Society. fq. 297–298. Marrë më 30 mars 2025.
  10. "Online Etymology Dictionary" (në anglisht). Etymonline.com.
  11. Bardhyl Demiraj (1997). Albanische Etymologien: Untersuchungen zum albanischen Erbwortschatz. Leiden Studies in Indo-European 7 (në gjermanisht). Editions Rodopi. fq. 419. ISBN 90-420-0161-5.
  12. Vladimir Orel (2000). A Concise Historical Grammar of the Albanian Language: Reconstruction of Proto-Albanian (në anglisht). Brill. ISBN 978-90-04-11647-4.