Vigiles

Vigiles ose më saktësisht Vigiles Urbani ("rojet e qytetit") ose Cohortes Vigilum ("kohorta të rojeve") ishin zjarrfikësit dhe policia e Romës së Lashtë.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Triumviri nocturni (që do të thotë tre burrat e natës) ishin burrat e parë, duke qenë të zotëruar privatisht sklevër, të organizuar në një grup që luftonte problemet e zakonshme të zjarrit dhe zjarrëvënies në Romën e Lashtë. Një tjetër organizim kushtuar luftimit të zjarreve në Romën e Lashtë ishte një grup skllevërisht i drejtuar nga aedile Mark Egnatius Rufi.[1][2] Sistemi i operimit privatisht u bë inefektiv, kështu që në interest të mbajtjes së vetes dhe Romës të sigurt, Augusti themeloi një forcë të re zjarrëfikëse të quajtur vigiles. Augusti i modeloi zjarrfikësit e rinj sipas brigadës së zjarrit të Aleksandrisë, Egjpt. Vigiles ishin gjithashtu të njohur nëpërmjet epitetit të tyre "Sparteoli"[3] ose "shokët e kovës së vogël", vënë për shkak të kovave me të cilat bartnin ujin, të cilat bëheshin prej litarësh të vulosur me serë.

Në vitin 6 të e.s.,[4][5] Augusti caktoi një taksë prej 4% mbi shitjet e skllevërve dhe përdori procedimet për të formuar një forcë të re. Njësitë e para të vigiles ishin nën komandën e edilëve dhe vicomagistri. Ata ishin vetëm 6,000 vigiles dhe ishin të gjithë skllevër.[6] Në vitin 22 të e.s. ato komandoheshin nga praefectus vigilum, i cili ishte i rangut ekuestër dhe subpraefectus, duke u ndarë në shtatë kohorta të komanduara nga një tribun. Zakonisht tribunët do ta fillonin karrierën e tyre duke komanduar një njësi të Vigiles.[7] Secila kohortë ndahej në shtatë centuria, secila prej 70–80 vetash të komanduar nga një centurion. Secila kohortë patrollonte dy nga katërmbëdhjetë regiones administrative të qytetit. Vigiles formoheshin nga skllevër të liruar në këtë kohë.[8] Kohortat i dyfishuan në madhësi në vitin 205 të erës sonë.
Vigiles vepronin gjithashtu si roja nate, duke kontrolluar për hajdutë dhe skllevër të arratisur dhe me raste përdoreshin për të ruajtur rendin në rrugë. Prefekti i tyre më i shquar, Nevius Sutorius Makro, pasoi Lucius Elius Sejanin si prefekt i Gardës pretoriane pasi njerëzit i tij ishin përdorur nga perandor Tiberi për të rimarë kontrollin e qytetit nga ushtarët e Sejanit.
Vigiles ishin të vendosur në qytetet-porte të Ostias dhe Portusit. Një vexillatio (njësi) prej katër centuriae u shkëput nga Roma për katër muaj në një periudhë, me dy centuriae që u vendosën në secilin qytet.
Gjatë Zjarrit të Madh të Romës, vigiles e plaçkitën qytetin në vend që të forconin ligjin dhe të luftonin zjarret.[9]
Vigiles duket se e kishin humbur statusin e tyre si një njësi e pavarur dhe u vu nën autoritetin e prefektëve pretorianë diku nga fillimi i shekullit të III.

Organizimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në fillim, trupat kishin vështirësi të rekrutonin njerëz. Në një përpjekje për ti joshur burrat për tu futur, në vitin 24 të e.s. u kalua Lex Visellia, duke u dhënë qytetarinë e plotë dhe një bonus në rrogë për vigiles pas gjashtë vjetësh në shërbim. Nga shekulli II, u lejuan që të futeshin edhe qytetarët.
Vigiles strehoheshin në barraka dhe patrullonin rrugët, veçanërisht natën, në kontroll të ndonjë zjarri të pa vërejtur. Çdo shtëpi ishte e detyruar të mbante pajisje për shuarjen e zjarrit dhe vetë burrat duhet të pajiseshin me pompa, kova, grepa (për tërheqjen e materialeve që digjeshin), kasma, shata dhe sëpata. Ata përdornin edhe ballistae për të rrëzuar shtëpitë që digjeshin dhe për të krijuar hapsira pa flakë. Ata kishin mbështetjen e tyre mjeksore (medici), me katër doktorë të bashkangjitur në secilën kohortë si dhe priftërinjtë e tyre (victimarii). Një siphonarius operonte një pompë dhe një aquarius mbikëqyrte furnizimin me ujë. Zjarrëfikësit e zakonshëm quheshin milites (ushtarë).
Vigiles organizoheshin në shtatë kohorta secila prej 1,000 vetash. Kohortat përbëheshin nga centuriae. Centuriae komandoheshin nga centurionë, ndërsa kohorta komandohej nga një tribun. Komandanti i vigiles ishte praefectus vigilum.[8][10][11] Centurionët e vigiles shpesh do të shkonin për tu bërë centurionë në kohortat urbane, të ndjekur nga bërja centurion në Gardën pretoriane. Ata pastaj do të transferoheshin te legjionet, ku do të arrisnin rangun e primus pilus.[8] Prefekti njihej edhe si prefekt i rojave. Prefekti ishte një eques i caktuar nga perandori për të komanduar shtatë kohortat. Nuk ishte një post veçanërisht i kërkuar deri në shekullin e III. Juristë të shquar me një sfond ligjor filluan të shërbenin si prefektë për të përmbushur kapacitetin magjisterial të postit. Si gjykatës, prefekti merte vendime në gjykatën e tij, për hajdutët e zakonshëm të kapur gjatë natës. Në vijim, prefektit iu dha gjithashtu juridiksioni mbi krimet e vogla përgjatë ditës. Sipas Justinianit, në rast të krimeve më serioze vendimi merej nga praefectus urbi, "nëse shkelësi është një person me një karakter banditi dhe famëkeq ... rasti i dërgohej prefektit të qytetit". Shpesh herë praefectus vigilum do të vijonte të ishte prefekt i Gardës pretoriane.[12]
Përtej postit të prefektit, vigiles renditeshin nga rangu, ngjashmërisht me ushtarakët. Ndërsa disa mandate të shërbimit mund të shtriheshin përtej dy vjetëve, shumica e rangjeve të komisionuara ishin shumë më të shkurtra. Meqë vigiles nuk e arritën kurrë prestigjin e Gardës pretoriane ose kohortave urbane, duke shërbyer në trupë zakonisht ishte vetëm mjeti për të arritur poste më të nderuara dhe më fitimprurëse.
Një praefectus i njohur, Julius Placidiani u vendos në ngarkim të një force ekspedicionare të dërguar në Gali nga Klaudi II (Gothicus) me ngjitjen e tij në vitin 269 të e.s. për të siguruar luginën e Ronës së Poshtme kundër të ashtuquajturës Perandori Galike. Ky është shembulli i vetëm i njohur i mbajtësit të këtij posti që iu dha një komandë thelbësore jashtë Romës. Nëse forcata e tij përfshinin apo jo vigiles nga qyteti është e paqartë.
Nëse praefectus vigilum e kishte selinë e tij në ndonjë nga stationes të identifikuara më sipër, apo kishte një praefectura tërësisht të veçantë nuk dihet. Nëse ai është i lidhur me një nga barrakat, ka shumë të ngjarë që të ketë qenë ajo e kohortës së I në Via Lata.
Detyrat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Zjarrfikës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Çdo kohortë ishte e pajisur me pajisjet standarde zjarrfikëse. Sipho ose mjeti zjarrfikës tërhiqej nga kuaj dhe përbëhej nga një pomp me aksion të dyfishtë që ishte pjesërisht e zhytur në një ujëmbledhës. Vigiles e përcaktuar si aquarii u duhej të kishin një njohuri të përpiktë se ku gjendej ujë dhe ata formonin brigadat e kovave për të sjellë ujë te zjarri. Bëheshin përpjekje për ta shuar zjarrin duke e mbuluar atë me velenxë (centones) të qullur me ujë. Ka dëshmi edhe të metodave të shuarjes kimike të zjarrit, që përdoreshin duke hedhur lëndë me bazë uthulle të quajtur acetum në flakë. Në shumë raste mënyra më e mirë për të ndaluar përhapjen e flakëve ishte të shakatërroje ndërtesën që po digjej me grepa dhe leva. Për zjarre në ndërtesa me shumë kate, jastëkë dhe dyshekë viheshin në tokë, në mënyrë që njerëzit të hidheshin nga katet e sipërme.
Një detyrë e rëndësishme e vigiles ishte të zbatonin masa parandaluese kundër zjarreve. Pajisje të përshtatshme për shuarjen e zjarrit duhet të gjendeshin në çdo shtëpi. Digest-i i Justinianit dekretonte që vigiles "urdhërohen që ti kujtojnë secilit të ketë një furnizim me ujë gati në dhomën e sipërme". Ndërsa vigiles kishin vetëm autoritet këshillues, rekomandimet e tyre shpesh ndiqeshin për të shmangur pasojat për neglizhencë. Ndëshkimi trupor ishte më i zakonshmi për neglizhencë sipas Digest-it të Justinianit, "ku personat i kanë kushtuar vëmendje të pamjaftueshme zjarrit të tyre, prefekti ... urdhëron që ata të rrihen".
Gjatë Zjarrit të Madh të Romës në vitin 64 të e.s. mbi një e treta e Romës u shkatërrua nga flakët. Perandori i ri Neron ndihmoi për drejtimin e vigiles në luftimin e flakëve. U përfol se vigiles e lejuan qëllimisht djegjen e qytetit sipas urdhërave të Neronit, i cili më vonë ndërtoi pallatin e tij në tokën që u pastrua nga zjarri. Gjithësesi, Neroni nxori kode ligjore për zjarret, duke pasuar Zjarrin e Madh për të shmangur zjarre të mëtejshme. Këto ligje për akses më të madh publik ndaj ujit dhe i ndaluan ndërtimet që të ndanin të njëjtin mur.
Forcë policore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Duke nisur rreth vitit 27 p.e.s., Augusti u shtoi një funksion policor vigiles për të kontrolluar turmat e dhunshme urbane që ishin shtuar gjatë ditëve të fundit të republikës.[13]
Përveç shuarjes së zjarreve, vigiles ishin roja nate të Romës.[7][14] Detyrat e tyre përfshinin ndalimi i hajdutëve dhe grabitësve[15] dhe kapjen e skllevërve të arratisur.[16][17][18] Detyra e ruajtjes së banjave u shtua si një detyrë e vigiles gjatë mbretërimit të Alexandër Severus, kur banjat qëndronin të hapura gjatë natës. Ata përballeshin kryesisht me krime të vogla dhe kontrollonin trazimin e qetësisë, ndërsa patrullonin rrugët. Trazirat, revoltat dhe krimet e dhunshme përballeshin nga Cohortes urbanae dhe (në një shtrirje më të vogël) nga Garda pretoriane, megjithëse vigiles mund të kryenin një rol mbështetës në këto situata. Vigiles nuk konsideroheshin një njësi para-militare.

Selitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vigiles e parë sekuestruan shtëpi dhe ndërtesa private për ti përdorur si post-komandat e tyre. Stacionet zyrtare nuk u ndërtuan shprehimisht për përdorimin e vigiles deri në mesin e shekullit të II. Nga fillimi i shekullit të III u ndërtuan nën-stacione (excubitoria), që kishin dyzet deri në pesëdhjetë veta, për ti strehuar në qytetin në zgjerim dhe lagjet e rrethinave.
Vendndodhja e katër prej shtatë stationes të kohortave ose barrakave ka qenë mjaft qartësisht e identifikuar:
- Kohorta I: në krahun lindor të Via Lata, përballë Saepta-s;
- Kohorta III: në Viminal;
- Kohorta IV: pranë Banjave të Karakalës;
- Kohorta V: në Kodrën Keliane pranë vendit të tanishëm të Santa Maria in Domnica.
Kohorta e VII me gjasa strehohej në një statio përkohësisht të identifikuar pranë Urës Emiliane.
Siç u përmend njësi rojasht u vendosën në Ostia[7] dhe Portus, dhe kishte nën-stacione përgjatë gjithë qytetit. Se çfarë organizimesh u bënë për të policuar rrethinat e jashtme të qytetit është e panjohur. (Me siguri pas reformave qeverisëse të Dioklecianit juridiksioni i praefectus urbi u shtri deri në bregdet dhe për 100 miles (160 km) në çdo drejtim. Kjo mund të sugjerojë se vartësi i tij, praefectus vigilum, kishte një përgjegjësi përpjesëtimore.)
Në kulturën popullore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vigiles shpesh luajnë një rol të shquar te romanet Marcus Didius Falco të Lindsey Davis, duke i ndihmuar në hetimet e Falco-s. Në veçanti, shoku i vjetër i ushtrisë së Falco-s, Lucius Petronius Longus është një 'kapiten rojash' te Regio XIII.
Te Death in Vesunna nga Harry Turtledove, vigiles e Vesunna-s, Galia Romake (tani Périgueux modern i Francës) janë ngarkuar të gjurmojnë dy vrasës nga e ardhmja, viktima e të cilëve ishte një qytetar i rëndësishëm në qytet, të cilin ata e vranë me një pistoletë. Megjithë turbullimin fillestar, kreu i vigiles do të ishte i aftë ta zgjidhte çështjen me ndihmën e mikut të tij grek doktor dhe të arrestonte vrasësit megjithë armën e tyre të panjohur më parë.
Shiko gjithashtu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile
- Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe për Shpëtim
- Patrulla
- Zjarrfikësi
- Kontrolli i zjarrit nga njerëzit e hershëm
- Policia bashkiake
- Garda pretoriane
- Agjencia e zbatimit të ligjit
- Aparati për shuarjen e zjarrit
- Zjarri i egër
- Mbrojtja civile
- Kontrolli i trazirave
- Aedilen
- Agentes in rebus
- Arsimi në Romën e lashtë
- Arti romak
- Bujqësia në Romën e lashtë
- Castra
- Cirku Romak
- Curia Calabra
- Dominati (Roma)
- E drejta romake
- Ekonomia Romake
- Feja romake
- Festivalet Romake
- Filozofia e lashtë romake
- Frumentarii
- Garda pretoriane
- Garda Varangiane
- Institucionet politike të Romës së lashtë
- Jus trium liberorum
- Kalendari Romak
- Kalendat
- Kodeksi i Justinianit
- Kohorta (njësi ushtarake)
- Kolonia Romake
- Koloseumi
- Kolumbarium
- Kopshtet romake
- Kultura e Romës së lashtë
- Kuzhina antike romake
- Lista e toponimeve latine në Ballkan
- Ludi
- Lustrum
- Lustratio
- Magjistratët romakë
- Magister militum Ilirikum
- Mansio
- Martesa në Romën e lashtë
- Moda e flokëve në Romën e lashtë
- Mos maiorum
- Notitia Dignitatum
- Novus homo
- O tempora, o mores!
- Panem et circenses
- Pax Romana
- Perandoria Romake
- Plumbata
- Principati (Roma)
- Romanitas
- Romanizimi (kulturor)
- Rrugët romake
- Scholae Palatinae
- Senati Romak
- Skllavëria në Romën e lashtë
- Spektaklet Romake
- Taciti
- Teknologjia në Romën e lashtë
- Të Drejtat Latine
- Tirones
- Turma (njësi ushtarake)
- Ushqimi dhe darka në Perandorinë Romake
- Ushtria Romake
- Veshjet në Romën e lashtë
- Veshjet ushtarake të Romës së lashtë
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Vigiles". World History Encyclopedia (në anglisht). 6 dhjetor 2016.
- ↑ Spirkina, O. O. "Key Points of the History of Firefighting (From the Early Times Till The Middle Ages)". Міжнародна науково-практична конференція курсантів і студентів "Проблеми та перспективи розвитку забезпечення безпеки життєдіяльності" (PDF) (në anglisht dhe ukrainisht). Lviv State University. fq. 188.
- ↑ P. K. Baillie Reynolds (1926). "1. Preliminary Experiments. The Establishment of the Force by Augustus". The Vigiles of Imperial Rome (në anglisht). Oxford University Press. fq. 17–29.
- ↑ Walsh, Joseph J. (1 tetor 2019). The Great Fire of Rome: Life and Death in the Ancient City (në anglisht). Johns Hopkins University Press. fq. 33. ISBN 978-1-4214-3371-4.
- ↑ Peresun’ko, T. I.; Spirkina, O. O. "History of Firefighting: Key Points". Чрезвычайные ситуации: теория и практика: Проблемы и перспективы надзорно-профилактической деятельности… (PDF) (në anglisht dhe ukrainisht). Lviv State University. fq. 361–362.
- ↑ Nippel, Wilfried (21 shtator 1995). Public Order in Ancient Rome (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-38749-1.
- 1 2 3 Harvey, Brian K. (3 qershor 2015). Roman Lives, Corrected Edition (në anglisht). Hackett Publishing. fq. 61. ISBN 978-1-58510-975-3.
- 1 2 3 Southern, Pat (2006). The Roman Army: A Social and Institutional History (në anglisht). ABC-CLIO. ISBN 978-1-85109-730-2.
- ↑ Erdkamp, Paul (5 shtator 2013). The Cambridge Companion to Ancient Rome (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-89629-0.
- ↑ Sheldon, Rose Mary (27 tetor 2018). Kill Caesar!: Assassination in the Early Roman Empire (në anglisht). Rowman & Littlefield. ISBN 978-1-5381-1489-6.
- ↑ Fuhrmann, Christopher J.; Fuhrmann, Christopher (12 janar 2012). Policing the Roman Empire: Soldiers, Administration, and Public Order (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-973784-0.
- ↑ Rabb, Theodore K.; Rotberg, Robert I. (14 korrik 2014). Industrialization and Urbanization: Studies in Interdisciplinary History (në anglisht). Princeton University Press. ISBN 978-1-4008-5655-8.
- ↑ "History of Law Enforcement - Police History". Realpolice.net (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 19 shtator 2015.
- ↑ Robinson, Olivia F. (27 gusht 2003). Ancient Rome: City Planning and Administration (në anglisht). Routledge. ISBN 978-1-134-84493-7.
- ↑ Davis, Lindsey (18 janar 2011). Falco: The Official Companion (në anglisht). Random House. ISBN 978-1-4464-5523-4.
- ↑ Windle, Sir Bertram Coghill Alan (1887). A Collection of Archaeological Pamphlets on Roman Remains Formed by Sir B.C.A. Windle and Relating Principally to Great Britain (në anglisht) – nëpërmjet Google Books.
- ↑ Wilfried Nippel (21 shtator 1995). "1. Republican Principles of Policing". Public Order in Ancient Rome (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 4–46. doi:10.1017/cbo9780511620324.003. ISBN 978-0-521-38749-1.
- ↑ Conser, James A.; Paynich, Rebecca; Gingerich, Terry; Gingerich, Terry E. (2011). Law Enforcement in the United States (në anglisht). Jones & Bartlett Publishers. ISBN 978-0-7637-9938-0.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Burime parësore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Publius Kornelius Taciti, The Annals. In: The Complete Works of Tacitus. (1942) Përkthyer nga Alfred John Church dhe William Jackson Brodribb.
- The Digest of Justinian. Book I, XV. Përkthyer nga Charles Henry Monro, (1904) Cambridge University Press. fq. 50–51.
Burime dytësore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bowman, Alan K.; Champlin, Edward; Andrew Lintott (red). Cambridge Ancient History. (1996) 2nd Ed, Vol. X: The Augustan Empire, 43B.C.-A.D.69 Cambridge University Press, Nju Jork.
- Bunson, Matthew. (1994) Encyclopedia of the Roman Empire. Facts on File Inc., Nju Jork Siti, N.J.
- Canter, H.V. (1932). "Conflagrations in Ancient Rome", Classical Journal, 27 (1932), fq. 270–288
- Conser, James A.; Paynich, Rebecca; Gingerich, Terry; Gingerich, Terry E. (2011). Law Enforcement in the United States (në anglisht). Jones & Bartlett Publishers. ISBN 978-0-7637-9938-0.
- Daugherty, Gregory N. "The Cohortes Vigilum and the Great Fire of 64 AD", Classical Journal, Vol. 87 (1992), fq. 229–240.
- Davis, Lindsey (18 janar 2011). Falco: The Official Companion (në anglisht). Random House. ISBN 978-1-4464-5523-4.
- Erdkamp, Paul (5 shtator 2013). The Cambridge Companion to Ancient Rome (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-89629-0.
- Fuhrmann, Christopher J.; Fuhrmann, Christopher (12 janar 2012). Policing the Roman Empire: Soldiers, Administration, and Public Order (në anglisht). Oxford University Press. ISBN 978-0-19-973784-0.
- Harvey, Brian K. (3 qershor 2015). Roman Lives, Corrected Edition (në anglisht). Hackett Publishing. ISBN 978-1-58510-975-3.
- Wilfried Nippel (21 shtator 1995). "1. Republican Principles of Policing". Public Order in Ancient Rome (në anglisht). Cambridge University Press. fq. 4–46. doi:10.1017/cbo9780511620324.003. ISBN 978-0-521-38749-1.
- Nippel, Wilfried (21 shtator 1995). Public Order in Ancient Rome (në anglisht). Cambridge University Press. ISBN 978-0-521-38749-1.
- Peresun’ko, T. I.; Spirkina, O. O. "History of Firefighting: Key Points". Чрезвычайные ситуации: теория и практика: Проблемы и перспективы надзорно-профилактической деятельности… (PDF) (në anglisht dhe ukrainisht). Lviv State University. fq. 361–362.
- Rabb, Theodore K.; Rotberg, Robert I. (14 korrik 2014). Industrialization and Urbanization: Studies in Interdisciplinary History (në anglisht). Princeton University Press. ISBN 978-1-4008-5655-8.
- Reynolds, P. K. Baillie (1996). The Vigiles of Imperial Rome (në anglisht). Çikago, Ilinois: Ares. ISBN 0-89005-552-1. Fillimisht i publikuar në vitin 1926 nga Oxford University Press, Londër.
- Robinson, Olivia F. (27 gusht 2003). Ancient Rome: City Planning and Administration (në anglisht). Routledge. ISBN 978-1-134-84493-7.
- Sheldon, Rose Mary (27 tetor 2018). Kill Caesar!: Assassination in the Early Roman Empire (në anglisht). Rowman & Littlefield. ISBN 978-1-5381-1489-6.
- Southern, Pat (2006). The Roman Army: A Social and Institutional History (në anglisht). ABC-CLIO. ISBN 978-1-85109-730-2.
- Spirkina, O. O. "Key Points of the History of Firefighting (From the Early Times Till The Middle Ages)". Міжнародна науково-практична конференція курсантів і студентів "Проблеми та перспективи розвитку забезпечення безпеки життєдіяльності" (PDF) (në anglisht dhe ukrainisht). Lviv State University. fq. 188.
- Wallat, Kurt (2004). Sequitur clades. Die Vigiles im antiken Rom. Eine zweisprachige Textsammlung. Studien zur klassischen Philologie, vol. 146. Frankfurt: Lang, ISBN 3-631-52473-0.
- Walsh, Joseph J. (1 tetor 2019). The Great Fire of Rome: Life and Death in the Ancient City (në anglisht). Johns Hopkins University Press. ISBN 978-1-4214-3371-4.
- Windle, Sir Bertram Coghill Alan (1887). A Collection of Archaeological Pamphlets on Roman Remains Formed by Sir B.C.A. Windle and Relating Principally to Great Britain (në anglisht) – nëpërmjet Google Books.
- "Vigiles". World History Encyclopedia (në anglisht). 6 dhjetor 2016.