Viktor Stratobërdha
Viktor Stratobërdha | |
---|---|
Kombësia | Shqipëria |
Viktor Stratobërdha (15 maj 1925 në Korçë - 31 maj 2000 Montréal, Kanada) Viktor Stratoberdha lindi në Korçë, qyteti i njohur si Parisi i vogël i Shqipërisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore iu bashkua forcave partizane.[1] Pas çlirimit të vendit, në vitin 1947, ai filloi të punojë në Kinostudion "Shqipëria e re" ku ka realizuar dy filma Pushime të gëzuara dhe Urime shokë studentë!
I trajnuar në Moskë, ai ishte ndihmës regjisor i produksionit të madh ruso-shqiptar të filmit 'Skënderbeu - Lufëtari i madh i Shqipërise' i bërë në 1953 dhe drejtuar nga Sergej Josifovic Jutkevic. Në vitin 1956 ai filloi xhirimet e filmit dokumentar 'Pse kështu?' dhe hiqet menjëherë nga industria e filmit. Syri i tij kritik ndaj shoqërisë komuniste do t'i kushtojë atij një persekutim që do të zgjasë deri në 1988 duke përfshirë tetë vjet burgim.
Jeta
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Studimet e larta i kreu në Moskë për regji filmi në vitin 1953, ku mbrojti diplomën si me asistent-regjinë e filmit "Skënderbeu". Në vitin 1956 u dënua pas konferencës së Tiranës dhe u dërgua në Berat. Për disa vite punoi si drejtor i kinemasë së qytetit e më pas regjisor i estradës,[2] por u transferua më vonë në punë të rënda në prodhim, si në bonifikim etj. Në vitin 1979 u arrestua dhe më pas u dënua me 8 vjet heqje lirie. U lirua në vitin 1988. Pas vitit 1991 emigroi fillimisht në Greqi e më pas në Kanada, ku edhe u shua në moshën 75-vjeçare, më 31 maj 2000.
Pse kështu?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Filmi i tij i shkurtër katër minutësh është pjesë e enigmës së një jete që nuk ka ndryshuar etikisht që nga viti 1956 kur u bë dhe deri më sot.
'Pse kështu?' Pyet regjizori kur sheh një person të vrazhdë i cili nuk i lëshon vendin një gruaje me një fëmijë në autobus. 'Pse kështu?' Pyet regjizori kur sheh se njerëzit shkelin të tjerët për të hipur më parë në autobus. 'Pse kështu?' Pyet regjizori kur sheh një të rritur që është i gatshëm të ndezë një cigare për një të mitur.
Katër minuta me të vërtetën e pastër të një civilizimi që nuk sheh më larg hundës së tij.
Janë katër minuta të një poezie kritike që nëse nuk do të ishte për ngjyrat bardh e zi do ta kisha datuar jo në 1956 kur u bë, por sot në 2020.[3]
Regjimi komunist
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pioneri i kinematografisë shqiptare pagoi për artin e tij kritik me burg dhe përndjekje nga regjimi komunist.
Ai do të vazhdojë të pyesë por 'Pse kështu?' duke shtuar 'Qeshim sepse nuk mund të qajmë'.
Dhe shpirti i tij kritik nuk ndalet së pyeturi botën sot pse jemi bërë kaq të pasigurt, të frikësuar dhe të maskuar. Dhe do ta bëjë këtë, me të njëjtën bindje të shumë viteve më parë kur në 1956 ai pyeti anëtarët e komitetit të partisë së Tiranës;
“Pse media shqiptare nuk publikoi gjendjen e vërtetë të jetës së njerëzve? Sa shpenzuan anëtarët e Komitetit Qendror të Partisë në dyqanet e tyre në Bllok?"
Pyetje që do t’i kushtojnë 40 vjet përndjekje dhe burgim.[4]
Emigrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1991, emigron me familje në Greqi, dhe në vitin 1998 shkon si azilant politik në Kanada. Ndërron jetë në Montreal në vitin 2000.[2]
Filmografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Viti | Filmi | Roli në film | Shënime |
---|---|---|---|
1953 | Skënderbeu - Lufëtari i madh i Shqipërise | Ndihmës regjizor |
Viti | Filmi | Roli në film | Shënime |
---|---|---|---|
1955 | Pushime të gëzuara | Regjizor | |
1955 | Urime shokë studentë! | Regjizor | |
1956 | Pse kështu? | Regjizor |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Këlliçi, Skifter (1 korrik 2023). "Viktor Stratobërdha, 13 muaj kineast". Dielli. Marrë më 5 shtator 2024.
- ^ a b Polovina, Ylli (2004). "Fate tragjike: Viktor Stratobërdha dhe fëmija që dinte përmendësh tërë filmin "Skënderbeu"". Gazeta Telegraf. Marrë më 05 shtator 2024.
{{cite web}}
: Shiko vlerat e datave në:|access-date=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Alba, Kepi (9 shtator 2020). "Perché così?". albaniannews.it.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja) - ^ Kepi, Alba (9 shtator 2020). "Perché così?". albaniannews.it.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)