Violeta Simoni

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Këngëtarja Violeta Simoni lindi më 10 tetor 1942 në Tiranë. Ajo që në moshë të re u angazhua në veprimtari artistike që lidheshin me muzikën dhe aktrimin. Pasi mbaroi Liceun Artistik, ajo punoi si mësuese muzike, ndërsa paraqitja e saj e parë skenike ishte pjesëmarrja në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar në 1962-shin. Ajo u përfaqësua në këtë aktivitet me këngën “Mos më qorto” ku arriti të marrtë çmimin e tretë. Violeta Simoni e vazhdoi më pas karrierën e saj si këngëtare profesioniste në Estradën e Tiranës. Gjatë kësaj kohe, ajo realizoi duete të ndryshme muzikore me Pavlina Nikajn, Arta Babaramon dhe Tonin Tërshanën. Në repertorin e saj numërohen disa këngë, mes të cilave “Lumturi”, e kënduar me Ylber Gimjanin, “Erdha”, “Kitara partizane” etj.